Mbi projektin

Fëmijë dhe të rinjë nga familjet e kthyera, në verën e vitit 2008 janë nisur me fotoaparate për një përdorim në një shëti informative nëpër përditshmërinë e tyre në Serbinë Jugore dhe në Kosovë.

Qëllim i këtij aktiviteti ishte që fëmijët, me anë të fotografisë si medium t’i shprehin ndjenjat dhe perceptimet e tyre dhe të reflektojnë lidhur me to. Të rinjtë në Serbi u udhëhoqën nga artisja Ana Adamović, kurse të rinjtë në Kosovë nga fotografi Jetmir Idrizi. Katërmbëdhjetë vajzat dhe djemtë pjesëmarrës i kanë bërë më shumë se njëqind fotografi për person.

Fotografitë e përzgjedhura i ilustrojnë përvojat e këtyre të rinjëve. Me anë të këtyre fotografive, këta të rinjë dëshirojnë të tregojnë se ku jetojnë sot dhe si ndihen. Si rezultat ka dalur ekspozita në internet si dhe një ekspozitë mobile e fotografisë. Seleksionimi i fotografive u bë gjatë punëtorisë përmbyllëse, gjatë së cilës të rinjtë nga Serbia dhe Kosova u takuan për herë të parë. Seleksionimi i parë u bë nga vet të rinjtë, kurse hapin e dytë e ndërmorën të rinjtë bashkë me artistët.