Rrjetëzimi Goethe-Guerilja

Nga këndvështrimi ynë

© www.Colourbox.com
© www.Colourbox.com
Goethe-Guerila është grup i të të rinjëve me interesime dhe me arsim të ndryshëm i cili në bazë të vullnetit të lirë punon në ekip dhe në kuadër të Institutit -Goethe koncepton dhe realizon projekte në lidhje të ngushtë me temat kulturore dhe shoqërore.

Grupi interesohet për ndërvartësinë e individit, shoqërisë dhe kulturës dhe në mendimet e veta lidhur me këtë temë dëshiron të inkuadrojë edhe të tjerët. Idetë të cilat Guerila Goethe dëshiron t’i ndajë me të tjerët kanë forma të ndryshme dhe krijohen me qëllim që të rishqyrtohen gjendjet ekzistuese të gjërave dhe të zgjohet interesimi për ndryshimin e tyre. Punën në grup e karakterizojnë disa drejtime:

  1. NJOHJA ME KUSHTET TONA KULTURORE DHE SHOQËRORE DHE ME KUSHTET E TË TË TJERËVE
    Njohja e kulturave dhe e shoqërive të tjera është mirëkuptim i skenareve të ndryshme jetësore – kulturat dhe shoqëritë e ndryshme ndryshe ndikojnë në individët e vet. Duke vendosur raporte me ta, ndërtohet trajtimi i ri në sfondin tonë kulturor. Njohja e ndikimeve sociokulturore në procedurat vetjake mundet deri diku të lirojë individin nga përshtypja e kushtëzimit social dhe t’ia ofrojë rastin që me vetëdije të bëjë zgjedhje më të ndryshme dhe të përvetësojë liritë personale.

    Në qendër të interesimit të anëtarëve të Guerilës Goethe janë njohja e kulturës gjermane, shoqërisë, gjuhës dhe skenës bashkëkohore artistike. Grupi nuk përpiqet që të merret me to në mënyrë të zakonshme – me njohjen e fakteve nga disanca, por përpiqet të dallojë rrjedhat e përgjithshme të kulturës gjermane dhe të përditshmet dhe t’i krahasojë me kushtet në të cilat vepron grupi. Njohja me kulturën zhvillohet përmes të të folurit për të dhe përmes përjetimit në kontekste të reja të atyre aspekteve të tij të cilat janë ngushtë të lidhura me praktikën e përditshme.


  2. PROAKTIVITETI – NDËRHYRJA NË TË MENDUARIAT PUBLIK DHE NË HAPËSIRË
    Dalja e grupit në hapësirë publike është mënyrë që individët përmes ideve të veta lidhen me shoqërinë dhe të përzihen në zonën sociale dhe kulturore që përmes mënyrave të ndryshme të të menduarit dhe të të shprehurit të vendosin dallimin në jetën e përditshme të përbashkët vijuese. Ky është inkuadrim i drejtpërdrejtë i individit dhe i grupit konkret në jetën e bashkësisë dhe mënyrë që ndonjë çështje, problem ose përgjigje e mundshme të shtrohet haptazi dhe me këtë si pasojë të bëhet i dukshëm dhe i përbashkët.

    Ekzistojnë disa obligime dhe përgjegjësi, të cilat në grup në mënyrë spontane janë ngulitur/bërë të përhershme, por të cilat duhet edhe më tutje të plotësohen që grupi të mbetet në tubim punues dhe për të plotësuar qëllim e vet dhe të priturat e individit.

    Për hapin fillestar me rëndësi është që secili të ketë të drejtë të paraqesë idenë e vet. Secili projekt e ka idenë e vet fillestare dhe forma e tij përfundimtare është pasojë e mënyrës të cilën grupi bashkarisht e ka përpunuar konceptin e mëparshëm. Ideja është zhvilluar në drejtim të lidhshmërisë me qëllimet e përgjithshme, kurse suksesi i realizimit të tij varet nga shtjellimi në detyra specifike. Vendimmarrja për aksion miratohet në nivel të grupit, gjë që domethënë që secili anëtar duhet të pajtohet me realizimin e tij. Për rrjedhën e realizimit është ngarkuar një person ose më shumë prej tyre. Pritet që shkalla e angazhimit të anëtarëve të dallohet në krahasim në krahasim me projektin ose me ndonjë fazë të tij, por supozimi fillestar është se të gjithë janë të ngarkuar për çdo gjë dhe që gjatë vetë realizimit është e mundur të inkuadrohen edhe njerëz të tjerë. Grupi punon në mënyrë të vazhdueshme duke u takuar rregullisht dhe duke komunikuar përmes postës imejlit dhe me telefon. Guerila Goethe si grup krijues secilit anëtari i ofron mundësi të mësojë nga të tjerët, rastin për punë individuale dhe në grup, hapësirë për manifestimin e aftësive krijuese, sprovimin e formave të ndryshme të shprehjes dhe të përfaqësimit të ideve dhe pjesëmarrjen në jetën publike të qytetit. Secili projekt është produkt i njohjes së ndërsjellë të anëtarëve dhe i njohjes së kulturës dhe shoqërisë gjermane dhe kulturës dhe shoqërisë së vet.
Snezhana Iliq, Goethe-Guerila Beograd

    Goethe-Guerilja

    Informata aktuale rreth aksioneve tona

    Weblog: Goethe-Guerilla

    The Goethe-Institut Belgrad will be 40 - and it is getting younger: Who is the Goethe-Guerilla and what is it doing?

    Goethe-Guerilla

    Fotostream