Rrjetëzimi Goethe-Guerilja

Qyteti – temë e përbashkët

© Goethe-Institut Belgrad
© Goethe-Institut Belgrad
Qyteti. Vend ku njeriu ikën që të jetë atje ku çdo gjë është bërë sipas masës së tij. Vend në të cilin duke dhënë çdo gjë nxit për të dhënë edhe atje ku ka pak mundësi. Vend i njëmijë vetave dhe shtëpi e shoqërisë urbane.

Rast ku mund të bashkohet ajo që është e pabashkueshme Zagrebi, Sarajeva, Beogradi, Prishtina dhe Shkupi...Guerilët nga këto qytete është dashur të gjejnë temën e përbashkët lidhur me temën „Qyteti“ i cili do të përfaqësonte pikënisjen për projekte të përbashkëta. Në ngjyra, dallime dhe veçanti që secili nga këto qytete ofron, nuk është krejtësisht e lehtë të gjendet identiteti i përbashkët i të gjithë atyre, por ka ekzistuar një mundësi më e lehtë dhe më interesante – të gjenden mangësitë e përbashkëta. Cilat janë ato gjëra të cilat do të dëshironim të gjithë t’i shohim në qytetet tona, e të cilat këto qytete tonat qetazi po i lënë anash? Cilat janë përparësitë të cilat i ofron qyteti gjerman, e të cilat për ne janë ende larg? Si të gjitha këto qytete të fitojnë nga pak Berlin, Mynih, Heidelberg ose Këln në vete në mënyrë krijuese, interesante dhe të dobishme?

Duke gjetur mangësitë dhe problemet e përbashkëta në qytetet tona dhe duke kërkuar zgjidhje në ato gjermane, qëllimi kryesor do të ishte të dëshmohet se si një qytet më i mirë është i mundur kudo. Të kesh qytetin i cili ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e vet është detyrë e secilit prej nesh, dhe është tepër e thjeshtë që së paku për një moment të rigjallërohen dëshirat tona. Në këtë mënyrë tërhiqet vëmendja për probleme dhe mangësi, kurse qytetarëve u ofrohet rasti të shohin se cilat probleme janë të përbashkëta për ta me qytetet në ambientin përreth. Gjithashtu, u ofrohet rasti që për pak të gjendemi në ato situata të cilat nuk i kemi, e të cilat do t’i donim t’i kemi në qytetet tona.
Çfarë do të mund të ishin Zagrebi, Prishtina, Sarajeva, Shkupi dhe Beogradi? Si do të mund t’i donim edhe më shumë?

    Goethe-Guerilja

    Informata aktuale rreth aksioneve tona

    Weblog: Goethe-Guerilla

    The Goethe-Institut Belgrad will be 40 - and it is getting younger: Who is the Goethe-Guerilla and what is it doing?

    Goethe-Guerilla

    Fotostream