Çfarë sjellim ndër mend së pari lidhur me fjalën kyçe „Kala“? Fillimisht, ndoshta muret e larta dhe kullat, të cilat janë ngritur për t’u mbrojtur nga armiqtë, dhe prapa të cilave bëjnë roje në mënyrë të palodhshme ushtarë me armë, topa ose shigjetarë dhe presin shfaqjen e armiqve. Kalatë mendohet të jenë vende, në të cilat vështirë mund të hyhet apo të pushtohen, dhe në rast se sulmohen, çdo gur i vetëm mund të kushtojë shumë jetë njerëzish. Por, kur një kala braktiset nga mbrojtësit e saj, dhe nëse nuk ka më pushtues të panjohur, të cilët ëndërrojnë pushtimin e saj, e kur muret e saj ripushtohen nga natyra, në mënyrë të pashmangshme venitet edhe domethënia e strukturës së saj.
Më shumë ...