Rreth nesh

Ç’është Goethe-Guerila

© Goethe-Institut
© Goethe-Institut
Përkufizimet e nocionit „Gueril“ janë të llojllojshme dhe shpesh jo mjaft të qarta, por para pak kohe kjo fjalë e ka marrë edhe një kuptim tjetër. Zakonisht guerilë quhen pjesëtarët e grupit (të armatosur) i cili u këndërvihet botëkuptimeve dhe rregullave të shumicës. Përveç kësaj, në rajonin tonë ekzistojnë të të ashtuquajturit guerilët urbanë, në të cilët i numërojmë artistët e grafikëve, skejterët dhe grupet tjera të cilat duan të ndikojnë në shoqëri në mënyrë të pavarur dhe krijuese. Goethe-Guerila është filiza më e re e familjes guerile. Për dallim nga guerilët e zakonshëm sipas të cilëve e kanë marrë emrin, ata janë grup i të rinjëve paqësorë dhe krijues, i cili përpiqet për përhapjen e kulturës gjermane dhe për rigjallërimin e kulturës së vet. Kësaj pune ata i qasen në mënyrë të menduar mirë, me një origjinalitet dhe energji të jashtëzakonshme. Qëllimi i veprimeve të tyre është që të nxisin ndryshimet pozitive në ambientin e vet rrethues jetësor dhe që shoqërinë ta nxisin për përqasje më aktive.

Goethe-Guerilën e përbëjnë të rinjtë e moshës 20 deri 25 vjeçe, të cilëve Instituti- Goethe ua ka ofruar rastin që në mënyrë të pavarur të konceptojnë dhe të zbatojnë projektet kulturore në Beograd, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe në Zagreb. Projektet e tyre kanë të bëjnë me muzikë, art figurativ, me fenomene shoqërore, gjuhë dhe fusha të tjera, dhe nuk u nënshtrohen kurrfarë kufizimeve. Mjafton që të merren me kulturën gjermane ose së paku të kenë lidhje me të. Shumica midis anëtarëve të Guerilës –Goethe ende janë studentë ose sapo që e kanë mbaruar fakultetin, kështu që ende nuk kanë punësim të përhershëm. Në saje të përkrahjes së Institutit –Goethe ata në kuadër të kësaj nisme e kanë rastin që në praktikë të verifikojnë aftësitë e veta profesionale dhe aftësitë e tjera dhe të shqyrtojnë kufijtë e tyre.

Institutet-Goethe ua sigurojnë guerilëve mundësinë e veprimit në ambientin e vet dhe këtë në kuadër të shoqërisë civile. Nga ana tjetër, Instituti Goethe edhe vetë përfiton nga krijimtaria dhe vullneti i secilës gjenerate të guerilëve. Anëtarët e Goethe-Guerilës fitojnë përvoja duke konceptuar dhe duke i përgatitur ngjarjet kulturore, por edhe duke bashkëpunuar me artistët gjermanë. Nga këto përpjekje dalin manifestimet e pazakonshme me cilësi të lartë, kurse pjesëtarët e Guerilës-Goethe kështu fitojnë kualifikimet plotësuese të cilat një ditë do t’u ndihmojnë në jetën profesionale.

Një mënyrë e këtillë e punës – në vijë kufiri midis institucionit dhe aksionit të lirë – e bën të mundur këmbimin krijues kulturor midis Institutit Goethe, artistëve gjermanë dhe të të rinjëve nga shtetet e përfshira me projekt, nga të cilat përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit. Anëtarët e Guerilës gjermane me projektet e veta ua ofrojnë kulturën gjermane moshtarëve të vet, në një mënyrë të re dhe të drejtëpërdrejtë.

Grupet e Goethe-Guerilës veprojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kosovë, në Kroaci, Maqedoni dhe në Serbi, kurse në vitin 2012 do të formohet edhe grupi në Mal të Zi. Secili prej këtyre ekipeve zhvillon projekte në shtet të vet, por bashkëpunon edhe me ekipet nga shtetet tjera në projekte të përbashkëta.

    Goethe-Guerilja

    Informata aktuale rreth aksioneve tona

    Goethe-Guerilla

    Fotostream

    Weblog: Goethe-Guerilla

    The Goethe-Institut Belgrad will be 40 - and it is getting younger: Who is the Goethe-Guerilla and what is it doing?