The Authors

Petros Markaris nga Greqia

© Regine Mosimann / Diogenes Verlag
© Regine Mosimann / Diogenes Verlag
Petros Markaris, lindi në vitin 1937 në Stamboll / Turqi, jeton në Athinë / Greqi; studioi ekonomi politike në Vjenë/Austri; Markaris është autor pjesësh teatrale, krijuesi i një seriali televiziv grek, bashkautor i producentit të filmave Theo Angelopoulos dhe përkthyes i shumë dramaturgëve gjermanë, ndër të tjera i Brehtit dhe Gëtes; ka botuar libra të shumtë, së fundmi: Παλιά, Πολύ Παλιά, roman policesk (Athinë 2008), Κατ' εξακολούθηση, tregime autobiografike (Athinë 2006), Βασικός Μέτοχος, roman policesk (Athinë 2006), Η Αθήνα πρωτεύουσα των Βαλκανίων, tregime (Athinë 2004) Ο Τσε αυτοκτόνησε, roman policesk (Athinë 2003), librat e tij janë botuar në 14 gjuhë, në përkthimin gjermanisht janë botuar Die Kinderfrau. Ein Fall für Kostas Charitos, (Dadoja. Një çështje për Kostas Charitos. Roman policesk. Zyrih 2009), Balkan Blues. Geschichten (Balkan Blues. Histori të shkurtra. Zyrih 2005), etj. Markaris ka qenë president i Qendrës Kombëtare të Librit EKEBI (2008-2009) dhe në vitin 2005 mori Çmimin Gjerman për Romane Policeske (vendin e 3-të në kategorinë „International“ për romanin Live!).