Mile Stojić, lindi në vitin 1955 në Dragićina / Bosnje-Hercegovinë; jeton në Sarajevë; ka kryer studimet për filologji sllavo-jugore në universitetin e Sarajevës (1974-80); lektor në universitetin e Vjenës (1993-2002); angazhime në fushën e gazetarisë dhe publicistikës për media të ndryshme në ish-Jugosllavi, kryeredaktor i revistave letrare Odjek (Rezonancë) dhe Lica (Fytyra) në Sarajevë; poet dhe eseist, botime të shumta librash, së fundmi: Cafe Nostalgia, ese (Zagreb 2008); Me∂u zava∂enim narodima, poezi (Zagreb 2009); të përkthyera në gjermanisht janë: In Schmerz mit Wut (Në dhimbje me tërbim), letërsia boshnjake e luftës (Vjenë 1996), Fenster, Worte. Ein Bosnisches Alphabet (Dritare, fjalë. Një alfabet boshnjak), ese (Klagenfurt 1998); Das ungarische Meer (Deti hungarez), poezi, (Klagenfurt – Vjenë 2006); anëtarësime në klubin P.E.N dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve të Bosnje-Herzegovinës; çmime të rëndësishme dhe dekorime: “Brankova nagrada”, “Goranova nagrada”, “Kočićevo pero”, “Godišnja nagrada Društva pisaca BiH” e shumë të tjera.