9. Si mund të dëshmoj njohuritë gjuhësore në rast se në afërsi të vendbanimit tim nuk ka Institut Gëte?

Vetëm në datën e dhënies së provimit duhet të paraqiteni në një Institut Gëte ose tek një subjekt partner i tij për dhënien e provimeve. Në disa vende provimi Start Deutsch 1 zhvillohet jo vetëm në institut, por edhe në vende të tjera. Informacionet rreth vendeve ku jepet provimi dhe qendrave të tjera të gjuhëve të huaja mund t’i merrni pranë Instituteve Gëte në vendin tuaj.
Në vendet ku nuk ka Institut Gëte ose partnerë të tij për dhënien e provimeve duhet të informoheni pranë Ambasadës Gjermane se si mund të dëshmoni njohuritë tuaja të gjuhës gjermane.









