Pyetje në lidhje me tërheqjen e bashkëshortëve

1. Si mund të dëshmoj njohuri të thjeshta të gjuhës gjermane?

© Goethe-Institut
© Goethe-Institut
Përfaqësitë diplomatike gjermane dhe Zyrat e të Huajve njohin çertifikatën A1 të Institutit Gëte: Start Deutsch 1 si dëshmi të njohurive të thjeshta të gjuhës gjermane. Ky është provimi më i thjeshtë që ofrohet nga Instituti Gëte. Gjithashtu njihen edhe të gjitha çertifikatat e tjera të Institutit Gëte, të lëshuara për nivele më të larta.
    © Colourbox

    2. Çfarë do të thotë „njohuri të thjeshta të gjuhës gjermane“? Çfarë duhet të di?

    Mund të kuptoj pyetje, udhëzime dhe njoftime të shkurtra, krejt të thjeshta dhe të reagoj ndaj tyre kur bashkëbiseduesit ose bashkëbisedueset flasin ngadalë dhe qartë.Më shumë ...

    3. A ekzistojnë raste përjashtimesh kur nuk jam i detyruar të dëshmoj njohuritë gjuhësore?

    © Colourbox
    © Colourbox
    Në lidhje me përjashtimet ose me procedurën në rastin tuaj ju lutemi të informoheni pranë ambasadës gjermane në vendin tuaj.
    Ambasadat gjermane

      4. Ku mund ta jap provimin?

      © Goethe-Institut Berlin
      © Goethe-Institut Berlin
      Provimin mund ta jepni pranë një Instituti Gëte ose tek një nga partnerët tanë për zhvillimin e provimeve në Gjermani ose në një vend tjetër. Nëse nuk jetoni në Gjermani dhe dëshironi ta jepni provimin atje ju nevojitet vizë për udhëtimin tuaj.
      Vendet ku mund të jepet provimi
        © Colourbox

        5. Kur janë datat e ardhshme të kurseve e provimeve dhe sa është tarifa e tyre?

        Datat për ndjekjen e kursit dhe dhënien e provimit si dhe tarifat e tyre ndryshojnë nga vendi në vend. Më shumë ...

        6. A mund të paguhet tarifa e kursit ose e provimit në një llogari bankare gjermane?

        © Colourbox
        © Colourbox
        Disa Institute Gëte kanë çelur llogari bankare gjermane, në të cilën mund të transferoni pagesën për kursin ose provimin. Ju lutemi të informoheni pranë Institutit Gëte që keni zgjedhur rreth modaliteteve të pagesës. Datat për ndjekjen e kursit dhe dhënien e provimit si dhe tarifat e tyre ndryshojnë nga vendi në vend. Për këtë arsye ju lutemi të lidheni direkt me Institutin Gëte ose partnerin në provime që ju keni zgjedhur dhe të informoheni rreth afateve, çmimeve dhe procedurave të regjistrimit.
        Vendet ku mund të jepet provimi

          7. Sa zgjat përgatitja për provimin?

          © Colourbox
          © Colourbox
          Për çertifikatën A1, provimin Start Deutsch 1 të Institutit Gëte nevojiten mesatarisht 160 orë mësimi prej 45 minutash secila. Kohëzgjatja e përgatitjes mund të ndryshojë në varësi të njohurive tuaja të mëparshme dhe të kushteve në të cilat mësoni.
            © Goethe-Institut Zentrale

            8. A duhet të ndjek patjetër një kurs pranë Institutit Gëte në mënyrë që të jap provimin atje?

            Jo. Jeni të lirë të zgjdhni vendin dhe mënyrën se si doni të mësoni gjermanisht.Më shumë ...
            © Goethe-Institut

            9. Si mund të dëshmoj njohuritë gjuhësore në rast se në afërsi të vendbanimit tim nuk ka Institut Gëte?

            Për Çertifikatën A1: provimin Start Deutsch 1 të Institutit Gëte mund të përgatiteni pranë një qendre të gjuhëve të huaja, me mësues privat ose në mënyrë autodidakte.Më shumë ...
            © Goethe-Institut

            10. Çfarë forme ka provimi?

            Provimi i Institutit Gëte për Çertifikatën A1 – Start Deutsch 1 ka dy pjesë: një pjesë me shkrim me kohëzgjatje prej 65 minutash dhe një pjesë me gojë me kohëzgjatje prej 15 minutash.Më shumë ...
            © Goethe-Institut

            11. Çfarë materialesh ekzistojnë për përgatitjen për provim?

            Ne ju vëmë në dispozicion pa pagesë ushtrime në internet. Ushtrimet e pjesës së dëgjimit mund t’i dëgjoni direkt në kompjuter ose t’i shkarkoni në të.Më shumë ...

            12. A mund ta jap provimin vetëm me gojë?

            © Colourbox
            © Colourbox
            Jo. Provimi përbëhet nga një pjesë me gojë dhe një pjesë me shkrim. Ju duhet të kaloni provimin në secilën pjesë. Për këtë arsye duhet të njihni alfabetin latin. Gjithashtu nuk mjafton nëse njihni një alfabet tjetër, për shembull atë arab ose cirilik.

              13. A mund ta jap provimin edhe nëse nuk mund ta përdor alfabetin latin?

              © Colourbox
              © Colourbox
              Jo. Për provimin me shkrim duhet të zotëroni alfabetin latin. Nuk mjafton nëse njihni një alfabet tjetër, për shembull atë arab ose cirilik.

                14. A është Çertifikata A1 e Institutit Gëte: Start Deutsch 1 më e lehtë ose më e vështirë në vende të caktuara?

                © Colourbox
                © Colourbox
                Jo. Pyetjet e provimit hartohen pranë Selisë Qendrore të Institutit Gëte në Mynih dhe përdoren në mbarë botën, domethënë gjithandej vlejnë të njëjtat kushte. Materialet e provimit testohen para përdorimit të tyre në provime.
                  © Goethe-Institut Rabat

                  15. A mund ta shoh fletën e provimit pas mbarimit të tij?

                  Po. Ju keni të drejtë ta shihni edhe një herë fletën e provimit pas mbarimit të tij. Për këtë duhet të bëni një kërkesë në vendin ku keni dhënë provimin.Më shumë ...
                  © Colourbox

                  16. Edhe sa duhet të pres për të marrë vizën pas dhënies së provimit?

                  Vlerësimi dhe lëshimi i çertifikatës bëhen brenda një kohe sa më të shkurtër. Çertifikatën tuaj A1 të Institutit Gëte: Start Deutsch 1 duhet ta paraqisni pranë Ambasadës Gjermane së bashku me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin për vizë.Më shumë ...

                  Mësimi në distancë

                  Kurset në distancë me mentorë profesionalë

                  Provimet e Institutit Gëte

                  Përshkrime të hollësishme të provimeve

                  Dossier: Kulturat në lëvizje

                  Emigracioni e ka ndryshuar në vazhdimësi panoramën kulturore të Republikës Federale të Gjermanisë