Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 (SD1)

Goethe-Institut
Goethe-Institut
Çertifikata A1 e Institutit Gëte Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 lëshohet pas dëshmisë së njohurive krejt të thjeshta gjuhësore. Provimi përputhet me nivelin e parë (A1) të sistemit gjashtënivelësh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët e Huaja..

Pasi të keni kaluar me sukses provimin jeni në gjendje

  • të kuptoni pyetje, udhëzime dhe njoftime të shkurtra e krejt të thjeshta në situata të jetës së përditshme, por edhe mesazhe në sekretari telefonike, njoftime publike ose biseda të shkurtra,
  • të nxirrni informacionet e rëndësishme nga njoftimet e shkurtra me shkrim, tabelat udhëzuese si dhe shpallet e vogla,
  • të emërtoni dhe kuptoni numra, orare dhe çmime,
  • të plotësoni formulare me të dhëna të thjeshta personale,
  • të shkruani mesazhe të shkurtra private,
  • të prezantoheni gjatë një bisede dhe t’u përgjigjeni pyetjeve rreth jush,
  • • të formuloni pyetje dhe kërkesa të zakonshme dhe të reagoni ndaj tyre.

Konceptimi

Çertifikata A1 e Institutit Gëte Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 u hartua bashkërisht nga Instituti Gëte dhe telc GmbH.

Njohja

Çertifikata A1 e Institutit Gëte Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 u shërben bashkëshortëve që duan të jetojnë në Gjermani si dëshmi e njohurive të nevojshme gjuhësore për jetën në Gjermani.

KPER: Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët e Huaja

Përdorues elementar
A1 A2
Mund të kuptojë dhe të përdorë shprehje të njohura dhe të përditshme si dhe thënie shumë të thjeshta për të plotësuar nevoja konkrete. Mund të prezantohet ose të prezantojë dikë dhe t’i drejtojë një personi pyetje për veten e tij, p.sh. për vendbanimin, marrëdhëniet e tij, për çka i përket atij etj. – dhe mund t’u përgjigjet të njëjtave pyetje. Mund të komunikojë në mënyrë të thjeshtë nëse bashkëfolësi flet ngadalë, qartë dhe tregohet bashkëpunues. Mund të kuptojë fjali të shkëputura dhe shprehje të përdorura shpesh në lidhje me fusha që kanë përparësi imediate (p.sh.informacione personale ose familjare të thjeshta, blerje, mjedisi i afërt, puna). Mund të komunikojë gjatë kryerjes së detyrave të thjeshta të zakonshme që kërkojnë një shkëmbim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë mbi tema të njohura dhe të zakonshme. Mund të përshkruajë me mjete të thjeshta formimin e tij, mjedisin përreth tij dhe të përmendë tema që u përkasin nevojave të tij imediate.
 
 
 
 
Përdorues i pavarur
B1 B2
Mund të kuptojë pikat themelore kur përdoret një gjuhë e qartë dhe standarte dhe nëse bëhet fjalë për gjëra të zakonshme në punë, në shkollë, në kohën e lirë etj. Mund t’ia dalë mbanë në shumicën e situatave që hasen gjatë udhëtimit në një zonë ku flitet gjuha e huaj. Mund të prodhojë një ligjëratë të thjeshtë dhe koherente mbi tema të njohura dhe fusha që paraqesin interes për të. Mund të tregojë një ngjarje, një përvojë ose një ëndërr, të përshkruajë një shpresë apo një qëllim dhe të paraqesë shkurt arsye apo shpjegime për një projekt apo ide. Mund të kuptojë përmbajtjen themelore të temave konkrete ose abstrakte në një tekst të ndërlikuar, duke përfshirë një diskutim teknik në specialitetin e tij. Mund të komunikojë me një shkallë spontaniteti dhe lehtësie me folës të gjuhës amëtare pa krijuar tension për asnjërën nga palët. Mund të shprehet në mënyrë të qartë dhe të hollësishme mbi një gamë të gjerë temash, të shprehë një opinion mbi një temë aktualiteti dhe të paraqesë përparësitë dhe problemet e mundësive të ndryshme.
 
 
 
 
Përdorues kompetent
C1 C2
Mund të kuptojë një gamë të gjerë tekstesh të gjata dhe me kërkesa si dhe të kapë domethëniet e pashprehura. Mund të shprehet spontanisht dhe rrjedhshëm pa u përpjekur të gjejë fjalët. Mund të përdorë gjuhën në mënyrë të efektshme dhe elastike në jetën shoqërore, profesionale ose akademike. Mund të shprehet rreth temave të ndërlikuara në mënyrë të qartë dhe të strukturuar mirë dhe të shfaqë kontrollin e tij në përdorimin e mjeteve të organizimit, të lidhjes dhe kohezionit të ligjërimit. Mund të kuptojë pa sforcim praktikisht gjithçka që ai/ajo lexon apo dëgjon. Mund të përdorë fakte dhe argumente nga burime të ndryshme të shkruara dhe gojore duke i përmbledhur ato në mënyrë koherente. Mund të shprehet spontanisht, shumë rrjedhshëm dhe në mënyrë të saktë dhe mund të bëjë të dallueshme nuancat e holla kuptimore në lidhje me tema komplekse.

    Accessible exam training materials

    Online practice exam for those interested in a German exam for beginners to advanced (A1 – C1) – fully accessible and therefore especially suited for people with disabilities