Fillo. Me Fit in Deutsch 1 – provimi për adoleshentët

Goethe-Institut
Goethe-Institut
Me marrjen e certifikatës Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1 ti tregon që je në gjendje të kuptohesh në gjermanisht në një nivel shumë të thjeshtë. Provimi kërkon njohuri shumë të thjeshta të gjermanishtes. I përgjigjet nivelit të parë (A1) në shkallën me gjashtë nivele të Referencës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët.

Pas marrjes së provimit, ti je p.sh. në gjendje

  • të kuptosh në situata të jetës së përditshme pyetje të thjeshta, mesazhe në telefon, informacione nga radioja dhe biseda të shkurtra;
  • të shkëputësh informacionet më të rëndësishme nga mesazhe, njoftime, përshkrime, letra dhe artikuj të thjeshtë gazetash;
  • të shkruash mesazhe të shkurtra personale;
  • të prezantohesh në bisedë dhe t’u përgjigjesh pyetjeve për personin tënd;
  • të drejtosh dhe t’u përgjigjesh pyetjeve të thjeshta në biseda që kanë të bëjnë me ty;
  • të formosh lutje, kërkesa apo pyetje që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, t’u përgjigjesh dhe të reagosh ndaj tyre.

Njohja

Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe nga përvoja e deritanishme provimet Fit i motivojnë adoleshentët aq shumë, saqë u shtohet dëshira për të mësuar më tej.

Vendi, çmimet, datat dhe regjistrimi

Këtu do të gjesh Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë teje si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.
Vendet e provimit

Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.

Konceptimi

Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1 është konceptuar nga Instituti Gëte.

    Accessible exam training materials

    Online practice exam for those interested in a German exam for beginners to advanced (A1 – C2) – fully accessible and therefore especially suited for people with disabilities