Vazhdo. Me Fit in Deutsch 2 – Provimi për adoleshentët

Goethe-Institut
Goethe-Institut
Me marrjen e certifikatës Goethe-Zertifikat A2: Fit in Deutsch 2 ti tregon që je në gjendje të kuptohesh me fjalë të thjeshta në gjuhën gjermane. Provimi i përgjigjet nivelit të dytë (A2) në shkallën e niveleve të Referencës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët.

Pas marrjes së provimit, ti je p.sh. në gjendje

  • të kuptosh në situata të përditshme pyetje të thjeshta, njoftime, mesazhe në telefon, informacione nga radioja dhe biseda të shkurtra;
  • të shkëpusësh informacionet më të rëndësishme nga njoftime të shkurtra me shkrim, lajmërime, përshkrime, letra dhe artikuj të thjeshtë gazete;
  • të shkruash mesazhe të shkurtra jozyrtare;
  • të prezantohesh në bisedë dhe t’u përgjigjesh pyetjeve që kanë të bëjnë me personin tend;
  • të drejtosh dhe t’u përgjigjesh pyetjeve të thjeshta në biseda, tema e të cilave ka të bëjë me ty;
  • të formulosh lutje, kërkesa apo pyetje rutinë në jetën e përditshme, si edhe t’u përgjigjesh apo të reagosh ndaj tyre.

Njohja

Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe nga përvoja e deritanishme provimet Fit i motivojnë adoleshentët aq shumë, saqë u shtohet dëshira për të mësuar më tej.

Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi

Këtu do të gjesh Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë teje si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.
Vendet e provimit

Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.

Konceptimi

Goethe-Zertifikat A2: Fit in Deutsch 2 është konceptuar nga Insituti Gëte.

    Goethe-Institut blerje online:
    Përgatitje për provim

    Porositni teza ushtrimore për provimin tuaj të gjermanishtes për t’u përgatitur enkas për të

    Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri – të vendoset standardi

    © Goethe-Zertifikat C2: GDS
    Që prej 01.01.2012 ekziston Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri. Hapi i fundit i projektit gjatë zhvillimit të provimit ishte i ashtuquajturi Standard Setting.

    Provimi i ri Deutsch-Test für Zuwanderer

    u drejtohet të gjithë migrantet dhe migrantët, të cilët duan të jetojnë në Gjermani.

    Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

    Pyetje të shpeshta dhe një provim model për dëshminë e gjuhës për bashkëshortët, të cilët duan të bashkohen me familjen e tyre në Gjermani.

    Të mësosh gjermanisht në Gjermani

    Oferta e kurseve në Gjermani