Përparim i vërtetë: Goethe-Zertifikat B2.

Goethe-Institut
Goethe-Institut
Provimi Goethe-Zertifikat B2 nënkupton një nivel të përparuar të gjuhës. Provimi i përgjigjet nivelit të katërt (B2) të shkallës me gjashtë nivele të Referencës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët.

Pas marrjes së provimit, ju p.sh. jeni në gjendje

  • të ndiqni linjat kryesore nga tema konkrete dhe abstrakte dhe të shkëpusni informacionet që janë të rëndësishme për ju (p.sh. në programe radioje);
  • të kuptoni një spektër të gjerë tekstesh, qoftë tekste të shkurtra (si p.sh. lajmërime), qoftë më të gjata dhe komplekse, si tekste nga fusha të caktuara, komente dhe raporte;
  • të shpreheni me shkrim në mënyrë të qartë dhe të strukturuar për situata komplekse, por nga ana tjetër edhe të korrigjoni gabimet në tekste të shkruara nga persona të tjerë;
  • të bëni prezantime me gojë të strukturuara qartë për tema të përgjithshme dhe nga fushat që ju interesojnë;
  • të merrni pjesë aktive në diskutime që kanë të bëjnë me tema të njohura për ju, të mbani qëndrim në këto biseda dhe të paraqisni këndvështrimin tuaj.

Njohja

Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe institucionet arsimore në shumë vende si dëshmi kualifikimi.

Goethe-Zertifikat B2 njihet në shumë vende si kriter për pranimin si student në degën e gjermanistikës.

Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi

Këtu do të gjeni Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë jush si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.
Vendet e provimit

Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.

Konceptimi

Provimi është konceptuar nga Insituti Gëte.

    Goethe-Institut blerje online:
    Përgatitje për provim

    Porositni teza ushtrimore për provimin tuaj të gjermanishtes për t’u përgatitur enkas për të

    Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri – të vendoset standardi

    © Goethe-Zertifikat C2: GDS
    Që prej 01.01.2012 ekziston Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri. Hapi i fundit i projektit gjatë zhvillimit të provimit ishte i ashtuquajturi Standard Setting.

    Provimi i ri Deutsch-Test für Zuwanderer

    u drejtohet të gjithë migrantet dhe migrantët, të cilët duan të jetojnë në Gjermani.

    Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

    Pyetje të shpeshta dhe një provim model për dëshminë e gjuhës për bashkëshortët, të cilët duan të bashkohen me familjen e tyre në Gjermani.

    Të mësosh gjermanisht në Gjermani

    Oferta e kurseve në Gjermani