Kriteret

Provimet e Insitutit Gëte janë në dispozicion të të gjithë të interesuarve dhe mund të jepen pavarësisht mbushjes së një moshe minimale apo faktit nëse zotëron nënshtetësinë gjermane.

Për provimin Goethe-Zertifikat B2 këshillohet mosha 16 vjeç e lart.

Provimi Goethe-Zertifikat B2 nënkupton njohuri në nivelin B2 të Referencës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët.

Orët mësimore

Për të arritur këtë nivel ju nevojiten, në varësi të njohurive të mëparshme dhe kushteve të të mësuarit, 600 deri në 800 orë mësimore 45-minutëshe.

Përgatitja

Nëse mendoni që i përmbushni kushtet gjuhësore, mund të regjistroheni në çdo kohë për provimin. Gjithsesi, ne ju këshillojmë të ndiqni ndonjë nga kurset tona parapërgatitore. Në to mund të mësoni shprehi gjuhësore apo specifike, të cilat jua lehtësojnë sa më shumë të jetë e mundur dhënien e provimit.

Accessible exam training materials

Online practice exam for those interested in a German exam for beginners to advanced (A1 – C1) – fully accessible and therefore especially suited for people with disabilities