Shumë përpara. Goethe-Zertifikat C1

Goethe-Institut
Goethe-Institut
Provimi Goethe-Zertifikat C1 snënkupton njohuri shumë të përparuara të gjuhës. I përgjigjet nivelit të pestë (C1) në shkallën me gjashtë nivele të Referencës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët.

Pas marrjes së provimit, ju p.sh. jeni në gjendje

  • të kuptoni pa shumë mund komente apo programe deri diku të gjata në radio;
  • të kuptoni një spektër të gjerë tekstesh, ndër to edhe tekste të gjata, tekste specifike komplekse, komente dhe raporte;
  • të shkruani mbi situata komplekse, duke u shprehur qartë dhe në mënyrë të strukturuar dhe duke zgjedhur gjuhën e përshtatshme për lexuesin;
  • të flisni rrjedhshëm dhe spontanisht, të mbani qëndrim, të formuloni saktë mendimet dhe idetë tuaja dhe t‘i paraqisni ato me hollësi.

Njohja

Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe insitucionet arsimore në shumë vende si dëshmi kualifikimi.

Certifikata Goethe-Zertifikat C1 u heq studentëve të huaj në shumë universitete dhe shkolla të larta gjermane, por edhe në shumë Studienkollegs, detyrimin për dhënien e provimit të gjuhës.

Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi

Këtu do të gjeni Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë jush si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.
Vendet e provimit

Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.

Konceptimi

Goethe-Zertifikat C1 është konceptuar në bashkëpunim nga Insituti Gëte.

    Goethe-Institut blerje online:
    Përgatitje për provim

    Porositni teza ushtrimore për provimin tuaj të gjermanishtes për t’u përgatitur enkas për të

    Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri – të vendoset standardi

    © Goethe-Zertifikat C2: GDS
    Që prej 01.01.2012 ekziston Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri. Hapi i fundit i projektit gjatë zhvillimit të provimit ishte i ashtuquajturi Standard Setting.

    Provimi i ri Deutsch-Test für Zuwanderer

    u drejtohet të gjithë migrantet dhe migrantët, të cilët duan të jetojnë në Gjermani.

    Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

    Pyetje të shpeshta dhe një provim model për dëshminë e gjuhës për bashkëshortët, të cilët duan të bashkohen me familjen e tyre në Gjermani.

    Të mësosh gjermanisht në Gjermani

    Oferta e kurseve në Gjermani