Hap pas hapi: Pjesët e provimit.

  1. Provimi me shkrim në grup (150 minuta)

    • Do të lexoni lajmërime të shkurtra dhe një artikull ose tekst më të gjatë nga një fushë e caktuar dhe do të zgjidhni detyra që kanë të bëjnë me realitetin.
    • Do të plotësoni në një letër vendet bosh, duke zgjedhur fjalën e duhur nga nja numër i caktuar fjalësh të dhëna.
    • Do të dëgjoni biseda të shkurtra, njoftime dhe një intervistë pak më të gjatë dhe do të përpunoni detyra në lidhje me to.
    • Do të shkruani një letër jozyrtare ose zyrtare dhe do të përpunoni detyra të ndryshme.
  2. Provimi me gojë individual ose me dy persona (15 minuta)

  3. Do të prezantoheni në bisedë, do të përcillni informacione nga një grafik, figurë ose tekst dhe do të flisni me bashkëbiseduesin mbi një temë të jetës së përditshme. Në bisedë do t’u përgjigjeni pyetjeve, do të shprehni mendimin tuaj dhe do të bëni propozime.

Vlerësimi

Goethe-Zertifikat B1: Zertifikat Deutsch zhvillohet dhe vlerësohet në të gjithë botën në mënyrë të njësuar. Puna me shkrim dhe rezultatet me gojë vlerësohen në qendrat përkatëse të provimeve nga dy vlerësues veç e veç në bazë të kritereve të njësuara..

    Accessible exam training material B1

    Online sample test for all interested over 16 years of age with solid basic-level competence in standard German (Goethe-Zertifikat B1 – Zertifikat Deutsch) – barrier-free and therefore particularly suited to the needs of handicapped persons.

    Provimi i ri Goethe-Zertifikat B1 – Përcaktimi i standardit

    Duke filluar nga data 01.08.2013 do të dalë provimi i ri Goethe-Zertifikat B1. Hapi i fundit i projektit në krijimin e provimit ishte etaloni i ashtuquajtur Standard Setting.