
Pas marrjes së provimit, ju p.sh. jeni i aftë
- të kuptoni edhe me hollësi informacione të rëndësishme nga biseda, thënie publike apo njoftime në radio, në situata të jetës së përditshme;
- të kuptoni me saktësi informacione të rëndësishme nga tekstet e gazetave, statistikat dhe përshkrime që kanë të bëjnë me jetën e përditshme;
- të shkruani letra apo imeile të ndërtuara mirë, jozyrtare ose gjysmëzyrtare;
- të zhvilloni një bisedë të thjeshtë mbi një temë, për të cilën ju vetë keni interes, të shprehni shkurt mendimin tuaj në lidhje me këtë dhe të reagoni ndaj mendimit të bashkëbiseduesit.
- të raportoni për diçka në jetën e përditshme, të propozoni diçka apo të bini dakord për diçka.
Njohja
Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe insitucionet arsimore në shumë vende si dëshmi kualifikimi.Goethe-Zertifikat B1: Zertifikat Deutsch vlen edhe si kusht i njohjes së gjuhës për marrjen e nënshtetësisë gjermane.
Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi
Këtu do të gjeni Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë jush si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.








