I paarritshëm: Provimit Kleines Deutsches Sprachdiplom (KDS).

Që nga data 01.01.2012 Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom zëvendëson Kleine Deutsche Sprachdiplom (KDS). vazhdo ...
Goethe-Institut
Goethe-Institut
Kleine Deutsche Sprachdiplom (KDS) snënkupton, njësoj si Zentrale Oberstufenprüfung (ZOP), një nivel gjuhësor të lartë e shumë të përparuar. I përgjigjet nivelit të gjashtë, pra më të lartit (C2) në shkallën me gjashtë nivele të Referencës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët. Provimi është më shumë i orientuar nga letërsia.

Pas marrjes së provimit, si psh. pas ZOP (Zentrale Oberstufenprüfung) , ju do të jeni në gjendje:

  • të kuptoni pa u munduar fare çdo gjë që lexoni dhe dëgjoni në gjermanisht;
  • të përmbledhë informacione nga burime të ndryshme me shkrim dhe me gojë dhe të janë me fjalët e veta arsyet dhe shpjegimet lidhur me kontekstin;
  • të shprehet në mënyrë spontane dhe të rrjedhshme, duke formuluar nuancat e duhura kuptimore edhe në trajtimin e temave komplekse;
  • të analizojë tekstet letrare dhe t’u përgjigjet pyetjeve me kërkesa të larta.
    Lista e librave

Njohja

Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe institucionet arsimore në shumë vende si dëshmi kualifikimi.

Certifikata Kleines Deutsche Sprachdiplom u mundëson studentëve të huaj pranimin në shkollat e larta dhe universitetet gjermane.

Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi

Këtu do të gjeni Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë jush si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.
Vendet e provimit

Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.

Konceptimi

Provimi Kleines Deutsche Sprachdiplom (KDS) zhvillohet në bashkëpunim nga Instituti Gëte dhe Universiteti Lugwig-Maximilian i Mynihut. Pjesët e provimit përpunohen nga eksperte dhe ekspertë me përvojë në mësimdhënie dhe provime; redaktimi bëhet në Qendrën e Insitutit Gëte në Mynih.

    Goethe-Institut blerje online:
    Përgatitje për provim

    Porositni teza ushtrimore për provimin tuaj të gjermanishtes për t’u përgatitur enkas për të

    Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri – të vendoset standardi

    © Goethe-Zertifikat C2: GDS
    Që prej 01.01.2012 ekziston Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri. Hapi i fundit i projektit gjatë zhvillimit të provimit ishte i ashtuquajturi Standard Setting.

    Provimi i ri Deutsch-Test für Zuwanderer

    u drejtohet të gjithë migrantet dhe migrantët, të cilët duan të jetojnë në Gjermani.

    Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

    Pyetje të shpeshta dhe një provim model për dëshminë e gjuhës për bashkëshortët, të cilët duan të bashkohen me familjen e tyre në Gjermani.

    Të mësosh gjermanisht në Gjermani

    Oferta e kurseve në Gjermani