
Pas marrjes së provimit, ju p.sh. jeni i aftë:
- të kuptoni informacione me gojë dhe me shkrim në gjuhën gjermane dhe të shpreheni me gojë dhe me shkrim për situata që kanë të bëjnë me profesionin apo ekonominë;
- të përpunoni në mënyrë receptive dhe produktive një spektër të gjerë tekstesh të një niveli gjuhësor kompleks nga fusha e ekonomisë;
- të shpreheni me gojë në gjuhën gjermane për situata profesionale dhe ekonomike në mënyrë të saktë, në përshtatje me situatën dhe duke qenë i aftë të bëni dallime;
- të përpunoni korrespondencën me shkrim në punë në formën e duhur.
Njohja
Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe insitucionet arsimore në shumë vende si dëshmi kualifikimi.Prüfung Wirtschaftsdeutsch International (PWD) vlerësohet nga punëdhënësit në shumë vende si dëshmi për njohuritë gjuhësore profesionale në nivel shumë të përparuar.
Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi
Këtu do të gjeni Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë jush si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.







