Trego çfarë je i aftë të bësh: Pjesët e provimit

  1. Provimi me shkrim në grup (65 minuta)

    • Ju dëgjoni biseda të shkurtra nga jeta e përditshme, mesazhe private në telefon ose njoftime publike me altoparlant dhe zgjidhni ushtrime me temë nga realiteti.
    • Ju lexoni tekste si për shembull shënime të shkurtra, njoftime të vogla, tabela udhëzuese ose shpallje dhe zgjdhni detyra në lidhje me to.
    • Ju plotësoni formularë të thjeshtë dhe shkruani një tekst të shkurtër privat në lidhje me një situatë të jetës së përditshme.
  2. Provimi me gojë në grup (15 minuta)

  3. Ju prezantoheni para grupit. Në vijim ju bëni pyetje dhe u përgjigjeni pyetjeve nga jeta e përditshme si dhe bëni kërkesa me tematikë nga jeta e përditshme.

Vlerësimi

Çertifikata A1 e Institutit Gëte Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 zhvillohet dhe vlerësohet në mbarë botën mbi bazën e standarteve të unifikuara. Detyrat me shkrim dhe rezultati në provimin me gojë vlerësohen në vendin ku është dhënë provimi nga dy korrigjues mbi bazën e kritereve të standartizuara.

Goethe-Institut blerje online:
Përgatitje për provim

Porositni teza ushtrimore për provimin tuaj të gjermanishtes për t’u përgatitur enkas për të

Provimi i ri Deutsch-Test für Zuwanderer

u drejtohet të gjithë migrantet dhe migrantët, të cilët duan të jetojnë në Gjermani.

Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

Pyetje të shpeshta dhe një provim model për dëshminë e gjuhës për bashkëshortët, të cilët duan të bashkohen me familjen e tyre në Gjermani.

Të mësosh gjermanisht në Gjermani

Oferta e kurseve në Gjermani