
Pas marrjes së provimit, ju jeni p.sh. në gjendje
- të kuptoni pyetje, udhëzime dhe njoftime të shkurtra dhe të thjeshta, por edhe mesazhe në sekretarinë telefonike, njoftime në publik apo biseda të shkurtra;
- të shkëpusni informacione të rëndësishme për ju nga mesazhe te shkruara, udhëzime nga tabela publike apo njoftime të shkurtra;
- të njihni dhe të thoni numrat, sasitë, orën dhe çmimet;
- të plotësoni formularë me të dhëna personale dhe të thjeshta;
- të shkruani mesazhe të thjeshta jozyrtare;
- të prezantoheni në bisedë dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të thjeshta për personin tuaj;
- të formuloni pyetje dhe lutje që përdoren në jetën e përditshme dhe të jeni në gjendje të reagoni ndaj tyre.
Njohja
Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe insitucionet arsimore në shumë vende si dëshmi kualifikimi.Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 i shërben partnerit që do të shkojë në Gjermani si dëshmi për njohuritë e duhura gjuhësore që nevojiten për bashkimin familjar në Gjermani.
Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi
Këtu do të gjeni Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen më pranë jush si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.Tërheqja e bashkëshortit/es
Si dëshmi gjuhe në kuadër të Ligjit të ri për Imigrimin i vitit 2007 (edhe për procedurën e pajisjes me vizë për tërheqjen e bashkëshortit/bashkëshortes) njihen certifikata e Institutit Gëte A1: Start Deutsch 1 si edhe gjithë certifikatat e tjera të Insitutit Gëte për nivelet më të larta (A2 deri C2).Ndërsa testet për përcaktimin e nivelit, vërtetimet e kurseve, dëshmitë e pjesëmarrjes apo të tjera si këto janë të pamjaftueshme.
Në raste të veçanta mund të pranohen edhe certifikata provimesh të tjera për kërkesën për vizë, për sa kohë që janë të barazvlefshme me Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1. Ju lutemi të informoheni për rregulla më të sakta pranë përfaqësisë diplomatike përkatëse të Republikës Federale të Gjermanisë.
Provimet për Goethe-Zertifikat mund të jepen në Institutet Gëte apo partnerët tanë në të gjithë botën.
Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.










