Aspak e vështirë: Pjesët e provimit

  1. Provimi me shkrim në grup (70 minuta)

    • Do të dëgjoni biseda të shkurtra nga jeta e përditshme, njoftime private në telefon ose thënie publike me altoparlant dhe do të përpunoni detyra që kanë të bëjnë me realitetin.
    • Do të lexoni tekste, si p.sh. shënime dhe lajmërime të shkurtra, tabela udhëzuese apo shpallje dhe do të përpunoni detyra në lidhje me to.
    • Do të plotësoni formularë tipikë të thjeshtë dhe do të shkruani një tekst të shkurtër jozyrtar si përgjigje ndaj një letre, imeili apo faksi.
  2. Provimi me gojë individual ose me dy persona (15 minuta)

  3. Do të prezantoheni në bisedë. Pastaj do të drejtoni dhe dhe do t’u përgjigjeni pyetjeve nga jeta e përditshme dhe do të arrini në një përfundim me bashkëbiseduesin për një çështje të caktuar.

Vlerësimi

Goethe-Zertifikat A2: Start Deutsch 2 zhvillohet dhe vlerësohet në të gjithë botën në mënyrë të njësuar. Puna me shkrim dhe rezultatet me gojë vlerësohen në qendrat përkatëse të provimeve nga dy vlerësues veç e veç në bazë të kritereve të njësuara.

Accessible exam training materials

Online practice exam for those interested in a German exam for beginners to advanced (A1 – C1) – fully accessible and therefore especially suited for people with disabilities