Ruani startin. Goethe-Zertifikat A2: Start Deutsch 2.

Goethe-Institut
Goethe-Institut
Goethe-Zertifikat A2: Start Deutsch 2kërkon njohuri fillestare. Provimi i përgjigjet nivelit të dytë (A2) në shkallën me gjashtë nivele të Referencës së Përbashkët Evropiane për gjuhët.

Pas marrjes së provimit, ju jeni p.sh. në gjendje

  • të kuptoni informacionet më të rëndësishme në biseda të jetës së përditshme, si edhe thënie të shkurtra nga radioja apo mesazhe në telefon;
  • të shkëpusni informacionet më të rëndësishme nga artikuj të shkurtër gazetash, lajmërime nga jeta e përditshme dhe tabela me udhëzime publike;
  • të plotësoni formularë në banka ose zyra;
  • të shkruani mesazhe të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ambjentin ku jetoni;
  • të prezantoheni në bisedë dhe të shkëmbeni informacione mbi situata të jetës suaj;
  • të drejtoni pyetje për jetën e përditshme dhe t’u përgjigjeni atyre;
  • të diskutoni dhe bini dakord për situata të ndryshme të jetës së përditshme.

Njohja

Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe insitucionet arsimore në shumë vende si dëshmi kualifikimi.

Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi

Këtu do të gjeni Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë jush si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.
Vendet e provimit

Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.

Konceptimi

Provimi Goethe-Zertifikat A2: Start Deutsch 2 është konceptuar në bashkëpunim nga Instituti Gëte dhe telc shpk.

    Goethe-Institut blerje online:
    Përgatitje për provim

    Porositni teza ushtrimore për provimin tuaj të gjermanishtes për t’u përgatitur enkas për të

    Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri – të vendoset standardi

    © Goethe-Zertifikat C2: GDS
    Që prej 01.01.2012 ekziston Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri. Hapi i fundit i projektit gjatë zhvillimit të provimit ishte i ashtuquajturi Standard Setting.

    Provimi i ri Deutsch-Test für Zuwanderer

    u drejtohet të gjithë migrantet dhe migrantët, të cilët duan të jetojnë në Gjermani.

    Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

    Pyetje të shpeshta dhe një provim model për dëshminë e gjuhës për bashkëshortët, të cilët duan të bashkohen me familjen e tyre në Gjermani.

    Të mësosh gjermanisht në Gjermani

    Oferta e kurseve në Gjermani