
Nëse kaloni me sukses provimin TestDaFju dëshmoni që jeni në gjendje
- të shkëpusni nga tekste të ndryshme të shkurtra hollësi të rëndësishme;
- të kuptoni detaje dhe tërësinë e teksteve gazetareske dhe shkencore, të cilat trajtojnë tema shkencore ose politiko-shoqërore;
- të shkëpusni informacione të hollësishme nga situata të jetës së përditshme;
- të ndiqni intervista apo diskutime me tema studimore apo të përgjithshme shkencore;
- të kuptoni referate për tema shkencore;
- të krijoni një tekst të qartë dhe të strukturuar mirë dhe të sillni argumente;
- të përshkruani, përmblidhni dhe krahasoni të dhëna të ndryshme;
- të mbani qëndrim duke argumentuar në diskutime dhe biseda të ndryshme, të jepni alternativa si edhe të ngrini hipoteza.
Njohja
Nëse e merrni provimin në të gjitha pjesët me nivelin TestDaF 4, certifikata vlen si dëshmi gjuhe për pranimin në universitet në çdo shkollë të lartë në Gjermani. Provimi TestDaF vlen njëkohësisht edhe si dëshmi gjuhe e njohur në rang ndërkombëtar për projekte shkencore dhe profesione akademike.Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi
Provimi TestDaFmund të jepet në qendra të licencuara, si Institutet Gëte, lektoratet e DAAD-së, shkollat e larta apo shkollat e gjuhës. Aktualisht ekzistojnë rreth 390 qendra provimesh në 80 vende. Qendrën më të afërt mund ta gjeni me anë të faqes së internetit të Institutit TestDaF. Provimi TestDaF është pjesë e portofolit të Institutit Gëte.Për provimin TestDaF duhet të paguani një tarifë. Për çmimin e saktë ju lutem të pyesni në qendrën tuaj të provimeve.
Provimi TestDaF jepet në të gjithë botën në gjashtë data të caktuara në vit. Në Reublikën Popullore të Kinës ka data të veçanta. Regjistrimi bëhet tek National Education Examination Authority. Në të gjitha vendet e tjera duhet të regjistroheni në një qendër provimesh për të dhënë këtë provim. Aty mund të merrni formularin e regjistrimit, të cilin e gjeni gjithashtu edhe në faqen e internetit të Insitutit TestDaF.







