Provimi me shkrim (160 minuta)
- Do të lexoni tekste nga fusha të caktuara, artikuj gazetash, shkresa zyrtare dhe do të zgjidhni detyra që kanë të bëjnë me to.
- Do të plotësoni vendet bosh në tekste, duke zgjedhur fjalët e duhura nga një numër fjalësh të dhëna.
- Do të dëgjoni biseda të shkurtra, mesazhe në sekretarinë telefonike, fragmente nga një bisedë telefonike dhe një program në radio dhe do të përpunoni detyra në lidhje me to.
- Do t‘i përgjigjeni një shkrese zyrtare dhe do të përpunoni detyra të ndryshme në lidhje me të.
Provimi individual me gojë (20 minuta)
- Në provimin me gojë duhet të tregoni që jeni i aftë të shpreheni si duhet në situata tipike në vendin e punës.
- Do të prezantoheni në bisedë, do të jepni informacione nga një grafik ose statistikë dhe do të flisni me bashkëbiseduesin për një temë të caktuar.
- Gjatë bisedës do t’u përgjigjeni pyetjeve, do të shprehni mendimin tuaj dhe do të bëni propozime.







