Hapi juaj përpara: Zertifikat Deutsch für den Beruf (ZDfB)

Goethe-Institut
Goethe-Institut
Zertifikat Deutsch für den Beruf përgjigjet nivelit të katërt (B2) në shkallën me gjashtë nivele të Referencës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët dhe nënkupton zotërim të pavarur të gjuhës.

Pas marrjes së provimit, ju p.sh. jeni në gjendje

  • të kuptoheni dhe të reagoni si duhet në situata me shkrim dhe me gojë që kanë të bëjnë me jetën profesionale;
  • të kuptoni tekste të thjeshta dhe të formuloni shkresa rutinë, të cilat kanë të bëjnë me aktivitetin e përditshëm të firmës.

Njohja

Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe institucionet arsimore në shumë vende si dëshmi kualifikimi.

Provimi njihet shumë në fushën e industrisë dhe të tregtisë. Firmat e interesuara ofrojnë madje edhe shërbimin tonë „Testservice Deutsch für den Beruf“.

Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi

Këtu do të gjeni Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë jush si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.
Vendet e provimit

Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.

Konceptimi

Zertifikat Deutsch für den Beruf është konceptuar në bashkëpunim nga Insituti Gëte dhe telc GmbH.

    Goethe-Institut blerje online:
    Përgatitje për provim

    Porositni teza ushtrimore për provimin tuaj të gjermanishtes për t’u përgatitur enkas për të

    Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri – të vendoset standardi

    © Goethe-Zertifikat C2: GDS
    Që prej 01.01.2012 ekziston Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri. Hapi i fundit i projektit gjatë zhvillimit të provimit ishte i ashtuquajturi Standard Setting.

    Provimi i ri Deutsch-Test für Zuwanderer

    u drejtohet të gjithë migrantet dhe migrantët, të cilët duan të jetojnë në Gjermani.

    Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

    Pyetje të shpeshta dhe një provim model për dëshminë e gjuhës për bashkëshortët, të cilët duan të bashkohen me familjen e tyre në Gjermani.

    Të mësosh gjermanisht në Gjermani

    Oferta e kurseve në Gjermani