Hapi yt përpara. Zertifikat B1: Zertifikat Deutsch für Jugendliche.

Goethe-Institut
Goethe-Institut
Me marrjen e provimit Goethe-Zertifikat B1: Zertifikat Deutsch für Jugendliche ti je në gjendje të tregosh që zotëron njohuri bazë të qëndrushme të gjuhës së jetës së përditshme dhe që ia del mbanë nga ana gjuhësore në të gjitha situatat e rëndësishme të jetës së përditshme. Provimi i përgjigjet nivelit të tretë (B1) të shkallës me gjashtë nivele të Referencës së Përbashkët Evropiane për gjuhët.

Pas marrjes së provimit, ti p.sh. je i aftë

  • të kuptosh me hollësi informacione të rëndësishme nga biseda, thënie publike apo njoftime në radio, në situata të jetës së përditshme;
  • të kuptosh me saktësi informacione të rëndësishme nga tekstet e gazetave, statistikat dhe përshkrime që kanë të bëjnë me jetën e përditshme;
  • të shkruash letra apo imeile të ndërtuara mirë, jozyrtare ose gjysmëzyrtare;
  • të bësh një bisedë të thjeshtë mbi një temë, për të cilën ti vetë ke interes, të shprehësh shkurt mendimin tënd në lidhje me të dhe të reagosh ndaj mendimit të bashkëbiseduesit;
  • të raportosh për diçka në jetën e përditshme, të propozosh diçka apo të biesh dakord për diçka.

Njohja

Certifikatat e Insitutit Gëte gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe nga përvoja e deritanishme provimet i motivojnë të rinjtë aq shumë, saqë u shtohet dëshira për të mësuar më tej.

Goethe-Zertifikat B1: Zertifikat Deutsch für Jugendliche (ZD j) vlen edhe si kusht i njohjes së gjuhës për marrjen e nënshtetësisë gjermane.

Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi

Këtu do të gjesh Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë teje si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.
Vendet e provimit

Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.

Konceptimi

Provimi Goethe-Zertifikat B1: Zertifikat Deutsch für Jugendliche është konceptuar në bashkëpunim nga Instituti Gëte (GI), Konferenca Zvicerane e Drejtorëve të Edukimit Kantonal (Schweizerische Konferenz der Kantonalen Erziehungsdirektoren EDK), e përfaqësuar nga Universiteti i Friburgut, Diploma Austriake e Gjuhës (Österreichisches Spachdiplom ÖSD) dhe telc GmbH.

    Accessible exam training material B1 (ZD j)

    Online sample test for all interested between 12 and 15 years of age with basic-level competence in standard German (Goethe-Zertifikat B1j – Zertifikat Deutsch für Jugendliche) – barrier-free and therefore particularly suited to the needs of handicapped persons.

    Provimi i ri Goethe-Zertifikat B1 – Përcaktimi i standardit

    Duke filluar nga data 01.08.2013 do të dalë provimi i ri Goethe-Zertifikat B1. Hapi i fundit i projektit në krijimin e provimit ishte etaloni i ashtuquajtur Standard Setting.