Provimi i ri Goethe-Zertifikat B1 – Përcaktimi i standardi.
Më datë 15 dhe 16 tetor 2012 në selinë e Goethe-Institut e.V. në qytetin e Mynihut në Gjermani u zhvillua një konferencë për përcaktimin e standardit (Standard Setting) dhe të krahasimit të performancës (Benchmarking) për provimin e ri Zertifikat B1. Ky provimi do të zëvendësojë në portfolion e të dy instituteve Goethe-Institut (GI) dhe Österreichisches Sprachdiplom Deutsch (ÖSD) provimet e deritanishme Zertifikat Deutsch (ZD) dhe Zertifikat Deutsch für Jugendliche (ZDj) duke filluar nga data 1 gusht 2013.
Në konferencë morën pjesë eksperte dhe ekspertë testesh, mësues të gjuhës si dhe përfaqësuese dhe përfaqësues nga fusha e politikës dhe nga institucione arsimore. Të pranishëm kanë qenë gjithsej 45 ekspertë nga nëntë shtete evropiane.
Programi u zhvillua sipas hapave të rekomanduara në Manual for Relating Language Examinations to the Common European Framework of Reference for Languages (Manuali për të lidhur provimin e gjuhëve me Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencave të Gjuhëve) të Këshillit të Evropës.
Një procesverbal rreth organizimit të konferencës mund ta kërkoni pranë selisë në departamentin Goethe-Institut Zentrale München/Bereich 41 – Sprachkurse und Prüfungen.
Kontakt:
Dr. Michaela Perlmann-Balme