Instituti Gëte garanton me emrin e tij dhe me menaxhimin e cilësisë, që përmbush kërkesat e larta specifike për provimet e gjuhëve të huaja.
- Detyrat e testeve përpunohen nga eksperte dhe ekspertë me përvojë në mësimdhënie dhe vlerësim, korrigjimi bëhet në Qendrën në Mynih.
- Materialet e provimit provohen para se të përdoren nën kushtet e provimit. Rezultatet e këtyre provave vlerësohen nga ana cilësore dhe sasiore.
- Vlerësuesit ndjekin seminare të ndryshme kualifikimi në qendrën në Mynih dhe jashtë saj.
SI DALLOHEN PROVIMET CILWSORE.
- Drejtësia
Provimet duhet të jenë sa më të drejta të jetë e mundur për pjesëmarrësit me biografi të ndryshme (p.sh. seksi, prejardhja etnike, invaliditeti etj.) - Vlefshmëria
Provimet dhe testet i quajmë të vlefshme kur mundësojnë arritjet e duhura, të dobishme dhe kuptimplota në lidhje me synimet e vendosura. Në provim duhet të vendosin aftësitë gjuhësore dhe jo aftësia për t’u përqendruar, inteligjenca apo njohuritë mbi botën. - Besueshmëria
Me përfshirjen e dy vlerësuesve për vlerësimin e të gjitha rezultateve, sidomos të atyre me gojë, ne mundësojmë një nivel të lartë besueshmërie. Gabimet në vlerësim, të cilat mund të gjenden në çdo test, janë në kufij shumë të ngushtë dhe të pranueshëm. Perveç kësaj, detyrat e vlerësuesit janë të pavarura dhe të njëkuptimta, që do të thotë: një detyrë e zgjidhur gabim nuk tërheq automatikisht me vete gabime të tjera. Çdo detyrë u ofron pjesëmarrësve në provim shanse të reja. - Prakticiteti
Ne punojmë vazhdimisht për optimizimin e zhvillimit të provimit: kohëzgjatja e testit, pajisje teknike moderne si magnetofon etj., kushtet e përgjithshme.










