Provimet e gjuhës gjermane

Institucione partnere dhe anëtare

ALTEEAQUALS - zertifizierte Qualität für unsere Deutschkurse

TestDaF – Test Deutsch als Fremdsprache
Provimet e Geothe-Institut kanë një shkallë të lartë të njohjes në mbarë botën dhe certifikatat e lidhura me këto çmohen nga punëdhënësit dhe institucionet e formimit të mëtejshëm arsimor në shumë vende si dëshmi kualifikimi. Provimet e gjermanishtes së Goethe-Instituts përputhen me shkallët e nivelit të kornizës së përbashkët evropiane të referimit për gjuhët (GER): nga A1 për fillestarë deri në C2 për nivelin më të lartë gjuhësor.

Shkallët e nivelit të provimeve dhe kurseve gjuhësore të Goethe-Instituts

Që nga data 01.01.2012 do të futet Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom.

Ajo zëvendëson tre provimet e deritanishme të Goethe-Zertifikat C2: ZOP, Kleines Deutsches Sprachdiplom (KDS) dhe Großes Deutsches Sprachdiplom (GDS) në nivelin C2.

Provimi i ri organizohet dhe është nën përkujdesjen e qendrave të provimit në vend: ato caktojnë afatet e provimit.

Goethe-Zertifikat C2: ZOP do të kryhet deri në fund të dhjetorit 2011. Përsëritjet e pjesshme duhet të përfundojnë më së voni deri më 31 maj 2012.

Kleine Deutsche Sprachdiplom (KDS) do të kryhet për herë të fundit në nëntor 2011. Përsëritjet e pjesshme duhet të përfundojnë brenda një gjysmë viti (dhe jo si deri më tani brenda një viti të tërë), pra më së voni deri në maj 2012.

Große Deutsche Sprachdiplom (GDS) do të kryhet për herë të fundit në nëntor 2011. Përsëritjet e pjesshme duhet të përfundojnë brenda një gjysmë viti (dhe jo si deri më tani brenda një viti të tërë), pra më së voni deri në maj 2012.

Dëftesat e provimeve ZOP, KDS dhe GDS mbajnë vlefshmërinë e tyre dhe shërbejnë, ashtu si edhe Goethe-Zertifikat C2: GDS e re, si një dëshmi gjuhësore për hyrjen në shkollën e lartë.


Shërbime për firmat

Krahas provimeve tradicionale Instituti Gëte ofron edhe sisteme testesh nga më modernet, të cilat mund të përshtaten në kompjuter, si p.sh. „Testservice Deutsch für den Beruf“ (BULATS). Me anë të këtij shërbimi firmat mund të verifikojnë në mënyrë të shpejtë dhe të leverdisshme njohuritë gjuhësore të punonjësve dhe aplikuesve.

Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

Sipas Ligjit të ri për Emigracionin të vitit 2007 (edhe për procedurën e pajisjes me vizë për tërheqjen e bashkëshortit/bashkëshortes) si dëshmi gjuhe njihet çertifikata Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 si edhe të gjitha çertifikatat e tjera të Institutit Gëte të niveleve më të larta (A2 deri C2)

Linjë telefonike për tërheqjen e bashkëshortëve: + 49 89 15921-619

Të martën – të enjten: ora 09.00 – 17.00 Uhr,
Të premten:ora 08.00 – 13.00 Uhr
Zj.Gisela Hübner
Gisela Hübner

    Goethe-Institut blerje online:
    Përgatitje për provim

    Porositni teza ushtrimore për provimin tuaj të gjermanishtes për t’u përgatitur enkas për të

    Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri – të vendoset standardi

    © Goethe-Zertifikat C2: GDS
    Që prej 01.01.2012 ekziston Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri. Hapi i fundit i projektit gjatë zhvillimit të provimit ishte i ashtuquajturi Standard Setting.

    Provimi i ri Deutsch-Test für Zuwanderer

    u drejtohet të gjithë migrantet dhe migrantët, të cilët duan të jetojnë në Gjermani.

    Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

    Pyetje të shpeshta dhe një provim model për dëshminë e gjuhës për bashkëshortët, të cilët duan të bashkohen me familjen e tyre në Gjermani.

    Të mësosh gjermanisht në Gjermani

    Oferta e kurseve në Gjermani