Colourful books stand in a row on a shelf. © Jamie Grill/Jamie Grill via Getty Images

A

Abendschule (Shkolla e natës/mbrëmjes)
Këto janë shkolla për të rritur. Orët e mësimit zhvillohen zakonisht në mbrëmje dhe/ose të shtunën. Ekzistojnë: shkolla mbrëmje për Hauptschule (cikli i ulët të nivelit të mesëm, nga klasa 5 deri në klasën e 9), Realschule (cikli i ulët të nivelit të mesëm, nga klasa e 5 deri në klasën e 10), Gjimnazi (cilki i lartë të nivelit të mesëm), si edhe për shkolla të ndryshme profesionale. Kjo mundëson marrjen e një diplome (të lartë) shkollore apo një kualifikim më të mirë profesional. Shkollat e natës shtetërore janë falas.

Ablöse (Para zhbllokimi)
Ju transferoheni në një banesë të re dhe aty ndodhen ende mobilie nga qiramarrësi i mëparshëm? Shpesh ju duhet të paguani diçka për këtë. Këto janë para zhbllokimi zhbllokimi (die Ablöse). Kjo ndodh normalisht për mobilie shumë të mëdha dhe të rënda, si për shembull një dollap. Apo për pajisje kuzhine, si stufë apo frigorifer.

Abschlussprüfung (Provimi përfundimtar, provimet përfundimtare)
Është një provim apo test në përfundim të një kursi apo kualifikimi. Në përfundim të Integrationskurs bëhet provimi përfundimtar «Deutschtest für Zuwanderer» (Testi i gjermanishtes për migrantët). Pjesëmarrësit në Integrationskurs janë të detyruar ta bëjnë provimin përfundimtar. Informacione të mëtejshme do të gjeni te BAMF.

Allgemeinarzt (Mjeku/doktori i përgjithshëm)
Një mjek për të gjitha sëmundjet. Në rast sëmundje, së pari shkohet tek një mjek i përgjithshëm. Nëse mjeku i përgjithshëm nuk mundet të ndihmoj më tej, atëherë ju dërgon te mjeku specialist.

Alphabetisierungskurs (Kursi i alfabetizimit)
Ky është një kurs për ata, që nuk dinë të lexojnë ose të shkruajnë. Ekzistojnë edhe kurse integrimi të posaçme me alfabetizim. Ky kurs integrimi quhet edhe kurs alfabetizmi dhe zgjat kryesisht 960 orë.

Anerkennung ausländischer Abschlüsse (Njohja diplomave të huaja)
Në Gjermani, shumë profesione (si për shembull ai i mjekut apo mësuesit) mund të ushtrohen vetëm me kualifikim të posaçëm. Për njohjen e diplomave, merren në shqyrtim shkollimet dhe kualifikimet e migranteve dhe migrantëve. Kualifikimi për njohje, është ekuivalent me një kualifikim gjerman? Atëherë është e mundur, që ju me këtë kualifikim të ushtroni profesion tuaj edhe në Gjermani. Informacione të mëtejshme do të gjeni te BAMF (Zyra Federale e emigracionit dhe e refugjateve) në anerkennung-deutschland.de.


Anschlussgebühr (Tarifa për lidhje telefonike)
Kjo shumë paguhet vetëm një herë në fillim dhe pastaj mund të kryhet telefonata.

Arbeitsagentur (Zyra e punësimit)
Këtu do të ndihmoheni të gjeni punën e përshtatshme. Këtu mund të gjeni oferta pune në fusha të ndryshme. Ndonjëherë mund merrni edhe ndihmë financiare, si për shembull për shpenzimet për dokumentet e aplikimit. Zyra të punësimit ka në çdo qytet. Adresën e zyrës tuaj të punësimit e gjeni nën faqen e internetit të www.arbeitsagentur.de.

Arbeitgeber (Punëdhënësi)
Mund të jetë për shembull një firmë. Ajo është punëdhënëse për të punësuarit. Edhe shteti është punëdhënës, për shembull për mësues apo për edukator. Ju keni një firmë tuajën edhe punoni aty? Atëherë ju nuk keni punëdhënës.

Arbeitnehmer (Punëmarrësi)
Ju punoni për një kompani dhe jeni i punësuar aty? Atëherë ju jeni punëmarrësi ose punëmarrësja.

Arbeitnehmervertretung (Organizata e punëmarrësit)
Organizata e punëmarrësit përfaqëson interesat e punëmarrësit në një kompani. Keni probleme me punëdhënësin tuaj (Arbeitgeber)? Atëherë do të gjeni ndihmë pranë organizatës së punëmarrësit (Arbeitnehmervertretung). Ajo ndërmjetëson mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Ka një këshill punonjësish (Betriebsrat) apo këshill personeli (Personalrat). Çdo firmë e madhe ka p. sh. një këshill punonjësish. Jashtë firmës ekzistojnë edhe sindikatat.

Arbeitserlaubnis (Leja e punësimit)
Ndryshe në gjermanisht edhe Arbeitsgenehmigung. Ju dëshironi të punoni në Gjermani, por nuk vini nga ndonjë vend i Bashkimit Evropian (BE)? Atëherë ju keni nevojë për një leje punësimi. Qytetarët vendeve te BE-së, si Rumania dhe Bullgaria, duhet gjithashtu të pajisen me leje për punësim deri në fund të 2013, më mbrapa jo. Informacione të mëtejshme do të gjeni te agjencia për punësim.

Arbeitsgenehmigung (Leja e punësimit)
Leja e punësimit, ndryshe në gjermanisht edhe Arbeitserlaubnis. Ju dëshironi të punoni në Gjermani, por nuk vini nga ndonjë vend i Bashkimit Evropian (BE)? Atëherë ju keni nevojë për një leje punësimi. Qytetarët vendeve te BE-së, si Rumania dhe Bullgaria, duhet gjithashtu të pajisen me leje për punësim deri në fund të 2013, më pas jo. Informacione të mëtejshme do të gjeni te agjencia për punësim.

Arbeitslosenversicherung (Sigurimet për papunësinë)
Kur punëmarrësi bëhet i papunë, atëherë sigurimet paguajnë përgjatë një viti një pjesë të rrogës/pagës. Të gjithë punëmarrësit kanë automatikisht, sigurim për papunësinë. Ata i ndajnë kostot e këtij sigurimi me punëdhënësin.

Arbeitsunfähigkeit (Paaftësia)
Paaftësia për të punuar. Për shembull si pasojë e një sëmundjeje apo një aksidenti.

Arbeitsvertrag (Kontrata e punës)
Në një punë fikse, ju lidhni një kontratë pune. Ajo përmban të gjitha rregullat e punës suaj. Për shembull: Cilat janë të gjitha detyrat tuja në punë? Sa është shuma e rrogës/pagesës, që ju do të merrni? Sa orë në javë duhet të punoni? Sa ditë pushime do të keni? Ju edhe punëdhënësi nënshkruani kontratën.

Attest (Raporti mjekësor)
Ju jeni sëmur dhe nuk mundeni të punoni? Atëherë, normalisht do t’ju duhet një raport mjekësor punëdhënësin. Ky është një letër e lëshuar nga mjeku. Ku thuhet, se ju jeni i sëmur dhe nuk jeni në gjendje për të punuar. Edhe fëmijëve ju duhet ndonjëherë raporti mjekësor për ta paraqitur në shkollë.

Aufenthaltstitel (Leje qëndrimi)
Në leje qëndrim thuhet për shembull, sa gjatë ju lejohet te rrini në Gjermani dhe nëse keni të drejtë të punoni. Me një leje qëndrimi, ju jeni legal në Gjermani. Ju e merrni atë në formë vize apo leje qëndrimi.

Aufenthaltsstatus (Statusi i leje qëndrimit)
Në statusin lejes së qëndrimit thuhet për shembull, sa gjatë ju lejohet të rrini në Gjermani dhe nëse keni të drejtë të punoni. Nëse ju keni status leje qëndrimi, ju jeni legal në Gjermani.

Ausländeramt (Zyra për të huajt)
Ndryshe në gjermanisht edhe Ausländerbehörde. Këtu ju shkoni, kur jeni i sapoardhur në Gjermani. Por edhe, kur leje qëndrimi është në përfundim dhe ju keni nevojë për zgjatje. Në bashkinë e qytetit tuaj, ju mund të mësoni ku ndodhet zyra e të huajve.

Ausländerbehörde (Zyra për të huaj)
Ndryshe edhe zyra e të huajve. Këtu ju shkoni, kur jeni i sapoardhur në Gjermani. Por edhe, kur leje qëndrimi është në përfundim dhe ju keni nevojë për zgjatje. Në bashkinë e qytetit tuaj, ju mund të mësoni ku ndodhet zyra e të huajve.

Auswärtiges Amt (Ministria e Jashtme Federale)
Në gjermanisht ndryshe edhe Außenministerium. Ministria e Punëve të Jashtme është pjesë e qeverisë Gjermane. Detyra e saj është politika e jashtme gjermane dhe ajo evropiane. Ajo mban kontakte me shtete të tjerë dhe organizata të tjera internacionale. Pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme ju do të gjeni gjithashtu informacione mbi hyrjen në Gjermani.

Ausweis (Mjeti i identifikimit)
Ky dokument konfirmon identitetin tuaj. Shembuj të mjeteve të identifikimit janë letërnjoftimi (der Personalausweis) apo pasaporta (der Pass). Por edhe patenta e shoferit/leja e vozitjes (der Führerschein) janë mjete identifikimi.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

B

Bankeinzug (Debitim direkt)
Ju blini diçka me debitim direkt: shitësi mund ta tërheq këtë shumë direkt nga llogaria juaj bankare. Kjo domethënë, ju i lejoni atij, të tërheq paratë nga llogaria juaj bankare. Nëse llogaria juaj është në një bankë gjermane, atëherë ju nuk paguani taksa për këtë shërbim. Me debitim direkt, ju mund të paguani blerjet në internet por gjithashtu edhe sigurimet si edhe pagesat mujore (rrymë/korrent/gaz, telefon/internet). Me këtë ju i lejoni sigurimeve (Versicherung) apo një kompanie, që të tërheq çdo muaj para nga llogaria juaj.

Bargeld (Para në dorë/para në të holla)
Kartëmonedhat dhe monedhat janë para në dorë. Me këto ju mund të paguani kudo.

Beglaubigung (Legalizimi i dokumentit)
Një instancë zyrtare verifikon dokumentet dhe deklaron me një vulë vërtetësinë e tyre.

Benutzername (Emri i përdoruesit)
Ky është një emër me të cilin regjistroheni në një faqe interneti apo në një kompjuter.

Beratung (Konsulta/këshillimi)
Në një konsultë apo seancë këshillimi, ju ndihmoheni nga ekspertët mbi shumë pyetje, që ju mund të keni. Informacione të hollësishme do të gjeni rubrikën «Gjeni ndihmë».

Bereitschaftsdienst (Shërbimi i urgjencës), ärztliche Bereitschaftsdienst (shërbimi i urgjencës mjekësore)
Ju keni nevojë për ndihmën e një mjeku dhe është mbrëmje, natë apo fundjavë? Atëherë ju mund të thërrisni shërbimin e urgjencës mjekësore. Numri i telefonit në Gjermani është kudo 116117. Në raste emergjente, mos telefononi shërbimin e urgjencës, por ndihmën e shpejtë, numri i saj në të gjithë Gjermaninë është 112.

Berufsausbildung (Formimi profesional)
Këtu ju mësoni një profesion. Kualifikimi profesional përbëhet zakonisht nga dy pjesë: Nga shkolla profesionale dhe puna në një firmë. Një kualifikimi profesional zgjat zakonisht 2 deri në 3,5 vjet. Kjo varet nga profesioni i zgjedhur, por edhe nga diploma e shkollës. Me diplomën të shkollës së mesme 13-vjeçare (Abitur), koha e trajnimit është shpesh më e shkurtër.

Berufsinformationszentrum/BIZ (Qendra e informimit profesional)
Punonjësit e kësaj qendre do t’ju konsultojnë rreth të gjitha pyetjeve që kanë lidhje me temën profesion. Një qendër të tillë në afërsinë tuaj, ju mund ta gjeni në faqen e internetit të agjencisë për punësim (Arbeitsagentur), sipër djathtas tek „Adressenliste“.

Berufsoberschule (Kualifikimi i lartë profesional)
Këtu ju mund të merrni një diplomë të një niveli më të lartë. Edhe pa kryer shkollën për kualifikim profesional është e mundur ndjekja e një shkolle për kualifikim të lartë profesional.

Berufsschule (Shkolla profesionale)
Shkolla profesionale është pjesë e formimit profesional (Berufsausbildung). Këtu mësohen përmbajtje teknike profesionale, por edhe përmbajtje nga fusha të tjera. Në javë zhvillohen 8 deri në 12 orë mësimi. Ditët e tjera praktikohet në firmë. Ose mund të keni edhe mësim në bllok: Ju jeni disa javë në shkollën profesionale dhe pastaj punoni përsëri disa javë rresht në firmë. Për disa profesione ndiqet për një vit rresht shkolla dhe pas kësaj kërkohet një vend kualifikimi në firmë. Shkolla profesionale është falas. Si edhe në një shkollë normale, paguhen vetëm materialet.

Bewerbung (Aplikimi)
Ju dëshironi të zini një vend pune në një firmë? Atëherë ju duhet të shkruani një aplikim: Aplikimi është normalisht një letër «letra e motivimit» (das Anschreiben), një curriculum vitae (CV) me fotografi dhe dëshmitë. Pjesa e dytë e aplikimit është intervista: Një ftesë personale te punëdhënësi, nëse aplikimi me shkrim është vlerësuar pozitivisht. Informacione të mëtejshme do të gjeni te agjencia për punësim.

Bewerbungsunterlagen (Dokumentet për aplikim)
Përmban: letrën e motivimit (Anschreiben), pra një letër drejtuar firmës. Ku ju shprehni, përse ju e dëshironi këtë pozicion dhe përse ju jeni personi i përshtatshëm për këtë pozicion. Pastaj: një fotografi, CV-në (Lebenslauf) tuaj (një tabelë me kualifikimet tuaja) dhe dëshmitë tuaja.

Botschaft (Ambasada)
Një ambasadë është si një konsullatë. Është përfaqësia e një shteti në një shtet tjetër. Informacione mbi Ambasadën Gjermane do të gjeni në www.diplo.de

Broschüre (Broshura)
Informacione, të cilat mund të merren me vete.

brutto (Bruto)
Bruto është e gjithë rroga/ të gjitha të ardhurat. Me një pjesë të tyre ju paguani taksat edhe sigurimet. Pjesa tjetër është neto.

Bundesland (Landi)
Republika Federale e Gjermanisë përbëhet nga 16 krahina, të quajtura Lande. Një Land është normalisht një krahinë e madhe, si Bayern, Hessen apo Nordrhein-Westfalen. Po ka edhe qytete, të cilat janë një Land, si për shembull Berlin apo Hamburg. Çdo Land ka qeverinë e tij (Landesregierung) me parlamentin (Landtag) e tij. Qeveria e një Landi ka të drejtën të vetëvendosi për çështje të caktuara, si për shembull në fushën e arsimit apo të kulturës. Por vendimet e rëndësishme merren nga Qeveria Federale (Bundesregierung), pra nga qeveria e gjithë Gjermanisë.

Bundestag (Parlamenti Gjerman)
Bundestag është parlamenti gjerman. Cilat parti përfaqësohen në parlament? Këtë e vendosin njerëzit me votën e tyre.

Bußgeld (Gjoba)
Ju kaloni rrugën kur semafori është i kuq? Ju e ngitni biçikletën në rrugën e këmbësorëve? Ju keni pirë alkool edhe ngitni makinën? Nëse policia ju pikas, ju duhet të paguani gjobë. Ndonjëherë janë vetëm 5 deri në 10 Euro. Por ndonjëherë edhe shumë më tepër. Madje ndonjëherë duhet të dorëzoni patentën e shoferit (Führerschein). Kjo do të thotë, për një kohë të caktuar ju nuk keni të drejtë të ngisni makinën.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

C

D

Dauerauftrag (Pagesa automatike periodike)
Një pagesë automatike periodike është një formë e veçantë e transfertës bankare. Qiraja paguhet shpesh nëpërmjet pagesës automatike periodike: Vendoset dita fikse për transfertën bankare (për shembull, në ditën e parë të muajit) si edhe numri i llogarisë bankare të qiradhënësit. Dhe i banka paguan automatikisht qiranë qiradhënësit, çdo muaj në të njëjtën ditë.

die Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang/TestDaF
Për të studiuar në një universitet apo në një universitet të shkencave të aplikuara (Fachhochschule), ju duhet të keni njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane, si edhe të bëni një nga këto provime. Shpesh ju mund t’i bëni këto provime tashmë edhe në vendin tuaj. Informacione të mëtejshme do të gjeni në www.dhs-germany.com und www.testdaf.de.


der Deutschtest für Zuwanderer
Ky është provimi përfundimtar i kursit të integrimit. Këtë provim ju e kryeni në fund të kursit të integrimit. Dhe ju keni njohuri të gjermanishtes të nivelit A2 ose B1.

duales System (Sistemi dual)
Në arsimin profesional në Gjermani ekziston sistemi dual (das duale System). Domethënë kualifikimi profesional përbëhet nga 2 pjesë: pjesa praktike dhe pjesa teorike. Pjesa praktike përvetësohet direkt në një kompani. Ku punohet si stazhier apo praktikant kundrejt një rroge të modeste/ page modeste. Për pjesën teorike ndiqen leksionet ne shkollën profesionale (Berufsschule). 

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

E

EC-Karte (Karta EC)
Ju pajiseni me një kartë EC, nëse keni një llogari bankare në një bankë apo në Sparkasse. Shkronjat EC janë shkurtimi i «electronic cash». Me kartën EC mund të paguani në mënyrë elektronike, për shembull në shumë supermarkete, dyqane specialitetesh etj. Dyqanet e vogla (furra, dyqani i mishit, shitësit ambulantë) pranojnë vetëm para në dorë. Me kartën EC ju mund të tërhiqni edhe para në bankomat.

Eheberatung (Këshillimi për bashkëshortët)
Nëse ekzistojnë probleme në marrëdhënien tuaj martesore, atëherë ju mund shkoni në qendrën për këshillim familjar (Familienberatungsstelle) dhe për bashkëshortët. Këtu do të merrni ndihmën e duhur. Konsultuesi (der Berater), kryesisht një psikolog apo psikologe, konsulton dhe flet me bashkëshortët. Të gjithë së bashku, përpiqen të gjejnë shkakun e këtij problemi, si edhe zgjidhjen tij.

Eheurkunde (Certifikata martesore)
Ju sapo jeni martuar? Atëherë ju merrni një dokument nga zyra e gjendjes civile :

Einbürgerung (Natyralizimi, natyralizoj)
Ju merrni nënshtetësinë gjermane.

Einstufungstest (Testi i klasifikimit)
Ky është një test para hyrjes në një kurs. Nëpërmjet tij shkolla përcakton nivelin tuaj. Ju e kryeni këtë test para kursit të integrimit. Shkolla e gjuhës teston njohuritë tuaja në gjuhën gjermane. Kështu ju filloni kursin në nivelin tuaj përkatës. Në disa raste, ju duhet ta bëni testin njëkohësisht me regjistrimin në kursin e integrimit.

Einwohnermeldeamt (Zyra e regjistrimit civil)
Ju transferoheni në një qytet të ri? Atëherë ju duhet të regjistroheni: Për këtë ju shkoni te zyra e regjistrimit civil me një pasaportë të vlefshme apo një dokument tjetër, i cili vërteton identitetin tuaj.

elektronische Lohnsteuerkarte (Karta tatimore elektronike)
Në fillimin e një pune, ju duhet t'i paraqisni punëdhënësit numrin tuaj të identifikimit tatimor (Steuer-Identifikationsnummer). Këtë numër e merrni nga zyra e tatimeve. Ky numër quhet ndryshe edhe kartë tatimore elektronike. Me anë të së cilës, punëdhënësi llogarit taksat tuaja. Punëdhënësi e zbret këtë shumë nga rroga/paga juaj, dhe ia paguan këtë shumë zyrës së tatimeve. Më parë karta e tatimore ishte një kartë prej letre, tani çdo gjë është elektronike, pra nëpërmjet kompjuterit.

Elternabend (Mbrëmja me prindër)
Disa herë në vit organizohen mbrëmje me prindërit. Ju merrni informacione të rëndësishme nga shkolla, flisni mbi ekskursionet dhe udhëtimet e planifikuara të klasës. Dhe ju njiheni me prindër të tjerë.

Elterngespräch (Takimi me prindër)
Takim me një mësues të shkollës. Ju merrni informacione direkt nga mësuesi. Ai ju informon mbi arritjet dhe sjelljen e fëmijës tuaj në shkollë.

Elternvertretung (Përfaqësuesi i prindit)
Këta janë prindër, të cilët punojnë së bashku me kopshtin apo me shkollën. Të gjithë prindërit zgjedhin përfaqësues. Përfaqësuesi i prindit ndihmon fëmijët, për shembull, në projekte. Ndonjëherë ai i ndihmon edhe në renovimin e klasës apo në ndërtimin e një kopshti në shkollë.

Elternzeit (Leja prindërore)
Prindërit me një punë fikse, mund të marrin leje prindërore: Deri sa fëmija të shkoj 3 vjeç, nëna ose babi mund të rrijë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijën. Edhe të dy prindërit mund ta marrin lejen prindërore. Pas 3 vitesh prindi mund të rikthehet në firmë. Gjatë 12 muajve të parë, ju merrni një lloj kompensimi për prindin (Elterngeld). Ky kompensim është 67% e të ardhurave tuaja të mëparshme neto (paga, e cila hynë në llogarinë tuaj bankare). Më pas, gjatë lejes prindërore, ju nuk merrni më pagë apo rrogë.

Erzieher (Edukatori/edukatorja)
Ky është një profesion. Për të cilin kryhet kualifikimi në një shkollë profesionale apo në një shkollë për kualifikim profesional. Gjatë kualifikimit në këtë degë trajtohen lëndë, si psikologjia, pedagogjia, shëndetësi, sport e kështu me radhë. Edukatorët punojnë, për shembull, në kopsht, në shtëpi fëmijësh (Kinderheim) (shtëpi për fëmijë pa prindër) apo në zyrën e të rinjve.

Ethikunterricht (Lënda e etikës)
Në pjesën ë të madhe të Landeve (Bundesländern), nxënësi mundet të zgjedh ndërmjet lëndës së edukimit fetar dhe lëndës së etikës. Në Berlin, të gjithë nxënësit janë të detyruar të ndjekin lëndën e etikës. Për lëndën e etikës nuk duhet të kesh besim i veçantë: Këtu mësohet mbi besimet e ndryshme dhe mbi filozofinë.

EU, Europäische Union (BE, Bashkimi Europian)
BE-ja është një partneritet ekonomikë dhe politik midis shteteve në Europë. Në këtë moment ai përbëhet nga 27 shtete. Këto shtete kanë parime të përbashkëta, si lirinë, barazinë dhe demokracinë. Dhe kanë një treg të përbashkët për mallrat dhe punonjësit e tyre. Një qytetar i një shteti të BE-së, mund të jetoj dhe punoj në çdo shtet tjetër të BE-së. 17 prej shteteve të BE-së kanë një valutë të përbashkët, euron (€).

Europäische Wirtschaftsraum (Zona ekonomike europiane)
Këtu bëjnë pjesë të gjithë vendet e Bashkimit Europian (BE) dhe Islanda, Liechtenstein dhe Norvegjia.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

F

Fachabitur (Diploma për përfundimin shkollës së mesme profesionale)
Kjo është një diplomë shkolle. Kjo diplomë merret në një shkollë për kualifikim profesional, në një akademie profesionale (Fachakademie) apo në një shkollë për kualifikim të lartë profesional (Berufsoberschule). Ose në studime me korrespodencë (Fernstudium) apo në një kolegj profesional (Berufskolleg). Ka 2 lloje të diplomës të kësaj shkolle të mesme profesionale: Fachhochschulreife (lejon ndjekjen e studimeve të larta, në shkolla të caktuara) dhe Fachgebundene Hochschulreife (lejon ndjekjen e studimeve të larta në shkolla të caktuara, sipas profesionit paraprak). Me diplomën e kësaj shkolle të mesme profesionale, ju mund te vazhdoni studimet e larta në disa universitete të caktuara.

Fachoberschule (Kolegji teknik)
Pas mbarimit të shkollës së mesme, Realschule (10-vjeçares), mund të vazhdoni kolegjin teknik. Kjo shkollë ka orientim profesional. Për shembull ka kolegje për profesione teknike apo për profesione sociale. Ky kolegji teknik zgjat 2 vite, respektivisht klasa e 11 dhe klasa e 12. Ka lëndë praktike dhe lëndë si edhe një stazh të gjatë, për shembull në një kompani. Pas përfundimit të kolegjit teknik (Fachoberschule), mund të ndiqni studimet e larta në një Universitet të Shkencave të Aplikuara (Fachhochschule).

Fachhochschule (Universiteti i Shkencave të Aplikuara)
Si një universitet, por me orientim praktik. Ka universitete të shkencave të aplikuara për shkenca inxhinierie, ekonomik, sociologji dhe arte. Për të studiuar në një universitet të tillë, duhet me doemos një diplomë e shkollës së mesme (Abitur) ose një diplomë e shkollës së mesme profesionale (Fachabitur).

Fahrscheinkontrolle (Kontrolli i biletave)
Një burrë apo një grua, ju pyet për biletën tuaj në autobus, tramvaj, U-Bahn apo S-Bahn ose në tren. Nëse ju nuk keni biletë të vlefshme, atëherë duhet të paguani një gjobë.

Fahrzeugschein (Dokumenti i regjistrimit të automjetit)
Në gjermanisht ndryshe edhe Zulassungsbescheinigung. Ky është një dokument me të gjitha të dhënat e një makine. Për shembull: marka e automjetit (Fiat, VW, ...), targat, personi, i cili i jep makinës pronari i makinës). Në dokument ndodhen edhe të gjitha informacionet teknike të makinës. Dokumentin e regjistrimit të makinës, ju e merrni në zyrën e regjistrimit të automjeteve. Këtu ju regjistroni makinën tuaj. Ky dokument duhet mbajtur gjithmonë me vete. Por nuk duhet lënë në makinë. Nëse makina j’ u vidhet, atëherë ju duhet dokumenti i regjistrimit të makinës për policinë.

Familienstammbuch (Libri i familjes)
Kur ju martoheni, ju merrni një libër familje. Në librin e familjes janë të dhënat e familjes, si për shembull: Cilët janë prindërit tuaj? Prej nga jeni ju? Cili është emri juaj i lindjes? Cilët janë prindërit e partnerit tuaj? Prej nga është partneri juaj? A keni fëmijë? ...

Filiale (Dega)
Këto janë zyra të bankave të mëdha, të Sparkasse (banka e kursimeve) ose të bizneseve të ndryshme, në shumë vende. Pjesa më e madhe e bankave dhe Sparkasse-ve, kanë një zyrë qendrore dhe shumë degë.

Flatrate (Flat rate)
Ju paguani çmimin fiks dhe nuk ka rëndësi, se gjatë telefononi apo jeni në internet.

Förderschule (Shkolla speciale)
Fëmijët, të cilët nuk përparojnë mirë në mësime apo janë të avashtë në të mësuar, shkojnë në shkollë speciale.

Führerschein (Patenta e shoferit/leja e vozitjes)
Ju ngisni një makinë, kamion apo motor? Atëherë ju keni nevojë për patentën e shoferit apo lejen e vozitjes. Në këtë dokument thuhet, se ju keni të drejtën të ngisni një makinë, kamion ose motor.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

G

Ganztagsschule (Shkolla me kohë të plotë)
Në këtë shkollë janë fëmijët gjithë ditën, zakonisht deri nga ora 16 ose 17. Aty ata hanë vaktin e drekës dhe marrin ndihmë në kryerjen e detyrave. Gjithashtu nxënësit mund të ndjekin kurse të veçanta, si për shembull mësimin e një instrumenti muzikor, të bëjnë sport apo të luajnë teatër. Shkollat shtetërore me kohë të plotë janë falas, ndërsa në shkollat paguhen tarifat e shkollimit.

Garantie (Garancia)
Ju keni blerë një pajisje (p. sh. një televizor) dhe tani ai është defekt? Në shumicën e rasteve, ju keni një garanci dhe mund ta ktheni pajisjen (p. sh. televizorin) mbrapsht në dyqan. Dyqani apo prodhuesi duhet t’ ju jap një pajisje të re ose duhet t’ ju paguaj riparimin. Një garanci vlen për një kohë të caktuar (kryesisht 1 vit, ndonjëherë edhe më shumë vite).

Geburtsurkunde (Certifikata e lindjes)
Një dokument me të dhënat e lindjes së një fëmije: emri i fëmijës, gjinia (djalë apo vajzë), dita dhe vendi i lindjes, emrat e prindërve. Zyra e gjendjes civile (Standesamt) lëshon një certifikatë lindje.

das Gehalt, die Gehälter
Kjo janë paratë, të cilat ju merrni çdo muaj, si i punësuar në një vend pune fiks. Pagën ju e merrni edhe kur jeni i sëmur apo jeni me pushime. Bruto është e gjithë shuma totale e pagës. Me një pjesë të tyre ju duhet paguani taksat edhe sigurimet. Pjesa tjetër është neto.

Gesamtschule (Shkolla e përgjithshme)
Kjo është një Hauptschule (cikli i ulët të nivelit të mesëm, klasa 5 deri 9), një Realschule (cikli i ulët të nivelit të mesëm, klasa 5 deri 10) dhe një gjimnaz (13 vjeçari) së bashku në një ndërtesë. Fëmijët ndjekin kurse, të cilat kanë shkallë të ndryshme vështirësie. Nëse një fëmijë nuk është i mirë në matematike, atëherë ai ndjek një kurs më të lehtë. Nëse një fëmijë është i mirë në anglisht, atëherë ai ndjek një kurs më të vështir. Në një shkollë të përgjithshme, është e relativ e lehtë lëvizja nga një shkollë në tjetrën. Por shkollat e përgjithshme nuk ndodhen kudo.

Gewährleistung (Garancia)
Është e drejta, e cila ju lejon t’i ktheni mbrapsht shitësit (për shembull supermarketit) mallin me defekt. Dhe në vend të tij, ju merrni një mall të ri ose paratë mbrapsht. Ju mund të flisni me shitësin dhe të paguani më pak para. Është gjë e mirë, nëse ju e keni ende faturën e blerjes, por nuk ju nevojitet medoemos.

Gewerbeschein (Leje biznesi)
Ju dëshironi të krijoni firmën tuaj? Apo të hapni një dyqan, restorant apo kafe? Atëherë ju nevojitet një leje për hapje biznesi. Këtë ju e merrni te zyra e regjistrimit të biznesit. Dokumentet që ju nevojiten për nxjerrjen e lejes: pasaporta juaj, leja e qëndrimit (Aufenthaltstitel) dhe ndonjëherë një dëshmi e gjendjes penale (Polizeiliches Führungszeugnis). Leja e biznesit kushton ndërmjet 20 dhe 60 €.

Gewerkschaft (Sindikatat)
Këto janë organizata, që përfaqësojnë interesat e punëmarrësve (Arbeitnehmern).

Girokonto (Llogaria rrjedhëse)
Kjo është një llogari bankare e rëndësishme në jetën e përditshme. Në këtë llogari hyjnë për shembull paga mujore, pensioni apo të hollat për fëmijën (Kindergeld). Dhe nga kjo llogari ju mund të paguani pjesën të madhe të faturave.

Grundgebühr (Taksa bazë)
Kjo shumë duhet paguar çdo muaj.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

H

Hauptschulabschluss (Diplomë për përfundimin e Hauptschule)
Me përfundimin e shkollës së mesme (Hauptschule), ju merrni një diplomë të këtij shkollimi (Hauptschulabschluss). Kjo ndodh me përfundim e klasës së 9-të. Në disa Lande për këtë diplomë (Hauptschulabschluss) ekziston edhe diploma kualifikuese (Quali). Quali është një provim në fund të klasës së 9-të. Ju nuk jeni i detyruar ta bëni Quali-në, por me Quali-në është më e lehtë të gjeni një vend kualifikimi në një firmë apo kompani.

Hausordnung (Rregullorja e banesës)
Rregullorja e banesës ndihmon në rregullimin e bashkëjetesës të banorëve të një ndërtese. Si për shembull rregulli: Një herë në javë, njëri nga banorët duhet të pastroj shkallët. Një rregull tjetër mund të jetë: Fëmijët janë të lejuar të luajnë te fusha përpara shtëpisë, por jo në garazh. Rregulloret e banesave nuk janë gjithmonë të njëjta. Rregullorja e banesës është zakonisht e përmbajtur në kontratën e qirasë.

Hebamme (Mamia)
Një mami nuk është mjeke. Ajo zotëron një kualifikim për parapërgatitjen e grave për lindjen e fëmijës dhe për kohën pas saj. Ajo i ndihmon ato në të gjitha gjërat, që kanë të bëjnë me fëmijën dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Heiratsurkunde (Certifikata e martesës)
Ju sapo jeni martuar? Atëherë ju merrni një dokument nga zyra e gjendjes civile: Ky është certifikata e martesës (die Heiratsurkunde). Një fjalë tjetër në gjermanisht për «certifikatë martesore» është «Eheurkunde».

Hort (Strehë ditore)
Në një strehë ditore mund të shkojnë pas shkolle fëmijët, nëse prindërit e tyre janë në punë. Ndonjëherë edhe përpara mësimit. Aty ata hanë vaktin e drekës dhe marrin ndihmë në kryerjen e detyrave të shtëpisë. Në strehën ditore, fëmijët mund të rijnë deri në orën 16 ose 17.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

I

Immobilienmakler (Agjenti imobiliar)
Ju jeni duke kërkuar një banesë te re dhe keni nevojë për ndihmë? Agjenti imobiliar ose komisioneri (Makler) mund t’ju ndihmoj. Ju duhet ta paguani komisionerin.

Impfung (Vaksinimi)
Shumë sëmundje shkaktohen nga baktere ose viruse. Më vaksinën, mjeku injekton në një person baktere/viruse shumë të dobëta. Përmes vaksinimit organizmi krijon antitrupa. Antitrupat mbrojnë organizmin e njeriut nga baktere dhe viruset. Ai nuk sëmuret më. Disa nga vaksinat më të rëndësishme janë: Tetanosi, fruthi, rubeola, shytat, poliomieliti, kolla e mirë.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

J

Job-Center (Qendër për punësim)
Këtu do të ndihmoheni të gjeni punën e përshtatshme. Këtu mund të gjeni oferta pune në fusha të ndryshme. Ndonjëherë mund merrni edhe ndihmë financiare, si për shembull për shpenzimet për dokumentet e aplikimit. Qendrat e punësimit janë të përfaqësuara në çdo qytet. Adresën e qendrës tuaj të punësimit e gjeni në faqen e internetit www.arbeitsagentur.de.

Jugendamt (Zyra për çështjet e të rinjve)
Zyra për çështjet e të rinjve ndihmon fëmijët dhe të rinjtë si edhe prindërit e tyre. Për shembull ajo ofron këshillim psikologjikë për problemet familjare. Ndonjëherë problemet janë aq të mëdha, sa fëmija nuk mund të vazhdoj më të rrijë në familje. Në këtë rast zyra për çështjet e të rinjve kërkon një familje tjetër, e cila mund ta marr fëmijën për një periudhë kohe. Zyrat e të rinjve kanë shpesh edhe kopshte për fëmijë (Kindergärten/Kitas). Në çdo qytet ka një zyrë për çështjet e të rinjve.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

K

Kaltmiete (Qiraja pa ngrohje)
Është qiraja pa ngrohjen dhe shpenzimet plus (Nebenkosten).

Kaufvertrag (Kontrata e blerjes)
Ju blini diçka të shtrenjtë, p. sh. një makinë. Ju edhe shitësi duhet të nënshkruani një dokument: Ky dokument është kontrata e blerjes. Kontrata e blerjes përmban gjëra, si çmimi, ditën e pagesës etj.

Kaution (Depozita e qirasë)
Qiramarrësi i paguan qiradhënësit një depozitën e qirasë, kur hynë në një banesë të re. Qiradhënësi mund ta përdori këtë shumë në raste nevoje, për shembull nëse qiramarrësi nuk paguan qiranë. Normalisht qiradhënësi ia kthen mbrapsht këtë shumë qiramarrësit pasi ai ka dal nga shtëpia. Depozita nuk është më e lartë se 3 qira pa ngrohje (pa shpenzimet plus).

Kinderbetreuung (Kujdestaria për fëmijët)
Ju keni një vend pune dhe keni nevojë për një vend për fëmijën tuaj? Në kujdestarinë për fëmijët ka oferta të ndryshme: Fëmijët nën 6 vjeç, shkojnë kryesisht në kopsht ditor (Kindertagesstätte/Kita) ose në kopshtin e fëmijëve (Kindergarten). Për fëmijët e vegjël nën 3 vjeç ka çerdhe. Ose ju mund të organizoni privatisht një dado (Tagesmutter /Tagesvater). Ju e çoni fëmijën atje në mëngjes dhe e merrni në pasdite ose në mbrëmje.

Kindergarten (Kopshti i fëmijëve)
Fëmijët janë në grup së bashku me fëmijë të tjerë. Në kopsht shkojnë fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç. Fëmijët mësojnë nga fëmijët më të rritur dhe nga edukatorja/edukatori. Pjesa më e madhe e kopshteve kanë edhe një kënd lojnash përjashta. Kopshti, në të cilin fëmijët janë gjatë gjithë ditën, quhet kopsht ditor (Kita).

Kinderkrippe (Çerdhja)
Një zgjidhje për fëmijët e vegjël e moshës disa muajsh deri në 3 vjeç.

Kindertagesstätte/Kita (Kopshti ditor)
Njësoj si kopshti i fëmijëve: Këtu fëmijët mund të rrinë gjatë gjithë ditës, zakonisht deri nga ora 16 ose 17.

Krankenversicherung (Sigurimi shëndetësor)
Ky sigurim duhet të jetë i mbyllur në Gjermani. Sigurimi shëndetësor paguan kryesisht kostot e doktorit, spitalin dhe një pjesë të ilaçeve. Një pjesë e vogël ilaçeve duhet të paguhen nga vet pacienti. Nëse ju fitoni shumë pak, ju mund të mbuloheni nga sigurimi i bashkëshortit. Fëmijët janë të siguruar automatikisht te prindërit.

Krankmeldung (Raporti mjekësor)
Ju jeni sëmur dhe nuk mundeni të punoni? Atëherë, ju keni nevojë për një raport mjekësor për ta paraqitur te punëdhënësi. Ky është një letër e lëshuar nga mjeku. Në të cilin thuhet, se ju jeni i sëmur dhe nuk mundeni të punoni. Edhe fëmijëve j’ u nevojitet ndonjëherë raporti mjekësor, për ta paraqitur në shkollë.

Kredit (Kredia)
Ju dëshironi të blini diçka, por nuk keni para të mjaftueshme? Atëherë, ju mund të shkoni p. sh. në një bankë dhe të merrni një kredi. Banka ju jep juve një shumë parash, për një kohë të caktuar. Dhe ju duhet t’i paguani mbrapsht me interesa këto para.

Kreditkarte (Kartë krediti)
Me këtë kartë, ju mund të paguani pa para në dorë. Paratë nuk do të transferohen direkt nga llogaria rrjedhëse. Është si një kredi e vogël. Jo të gjitha dyqanet e pranojnë kartën e kreditit. Normalisht blerjet në internet ju mund t’i paguani me kreditë kartë, por gjithashtu edhe trenin edhe në kompanitë ajrore.

Kündigung (Ndërprerja e kontratës)
Ju dëshironi të ndërprisni një kontratë? Atëherë ju duhet të shkruani ndërprerjen e kontratës: Ndërprerja e një kontrate duhet të bëhet me shkrim.

Kündigungsfrist; Arbeiten (Afati i ndërprerjes së kontratës)
Ju nuk dëshironi të punoni më në firmën ku jeni? Atëherë ju duhet të shkruani ndërprerjen e kontratës. Zakonisht, ju duhet ta bëni këtë 3 muaj më parë. Nëse punëdhënësi juaj dëshiron të ndërpres kontratën, atëherë duhet, që edhe ai ta bëj këtë 3 muaj më parë. Por ka edhe ndërprerje të kontratës pa afat apo ndërprerje të menjëhershme. Për shembull, punëmarrësi duhet të largohet menjëherë, nëse nuk dëshiron të kryej punën.

Kündigungsfrist; Wohnung (Afati i ndërprerjes së kontratës (banesë))
Qiramarrësi duhet t’i shkruaj një letër qiradhënësit përpara se të dal nga banesa. Zakonisht kjo duhet të ndodhi 3 muaj para daljes. Shpesh kjo është e mundur vetëm në fillim të muajit. Edhe qiradhënësi ka një afati për ndërprerjen e kontratës, normalisht 3 muaj ose më shumë.

Kursträger (Ofruesi i kursit)
Është shkollë gjuhe, në të cilën ndiqet kursi i integrimit (Integrationskurs). Ju mund të informoheni pranë shkollave të gjuhëve ose në internet. Një shkollë në afërsinë tuaj do ta gjeni te BAMF.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

L

Landtag (Parlamenti i Landit)
Republika Federale e Gjermanisë është e ndarë në 16 Lande (Bundesländer). Çdo Land ka parlamentin e saj. Ky parlament quhet Landtag.

Landtagswahl (Zgjedhjet parlamentare të Landit)
Çdo 4 ose 5 vjet janë zgjedhjet për anëtarët e parlamentin, pra zgjidhen politikanët për parlamentin e Landit (Landtag) në një Landi.

Lebenslauf (Curriculum vitae, CV)
CV-ja është një pjesë e dokumenteve të aplikimit, kur ju jeni duke kërkuar një vend pune. CV-ja duhet të përmbaj për shembull ermin, profesionin, kualifikimet si edhe punët e mëparshme apo njohuri specifike (kompjuter? gjuhë të huaja? ...) Një shembull CV-je do të gjeni te agjencia për punësim (Arbeitsagentur).

Lohn (Rroga)
Kjo janë paratë, të cilat ju merrni çdo muaj, si i punësuar në një vend pune fikse. Rrogën ju e merrni edhe kur jeni i sëmur apo jeni me pushime. Bruto është e gjithë rroga. Me një pjesë të tyre ju duhet të paguani taksat edhe sigurimet. Pjesa tjetër është neto.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

M

Makler (Komisioneri)
Ju jeni duke kërkuar një banesë te re dhe keni nevojë për ndihmë? Agjenti imobiliar ose komisioneri (Makler) mund t’ju ndihmoj. Ju duhet ta paguani komisionerin.

Meldebescheinigung (Certifikatë vendbanimi)
Një dokument me adresën tuaj. Certifikatën e vendbanimit ju mund ta merrni te zyra e regjistrimit civil (Einwohnermeldeamt) ose në bashkinë e qytetit tuaj. Për këtë ju nevojitet vetëm pasaporta. juaj. Një certifikatë vendbanimi (Meldebescheinigung) kushton normalisht 5-10 €.

Mietspiegel (Indeksi i qirasë)
Indeksi i qirasë qiras përmban çmimet mesatare për apartamentet e një qyteti.

Mietvertrag (Kontrata e qirasë)
Ju merrni një apartament me qira? Atëherë ju merrni një dokument: kontratën e qirasë. Ju edhe qiradhënësi duhet ta nënshkruani kontratën. Dhe pas kësaj, ju jeni qiramarrësi i apartamentit.

Minijob/450-Euro-Jobs (Minijob/punët për 450 euro)
Për minijob ose për punët për 450 euro, ju nuk paguani asnjë taksë dhe fitoni maksimalisht 450 euro. Ju merrni automatikisht një sigurim shëndetësor dhe sigurim për pension. Këto paguhen nga punëdhënësi. Por, ju nuk jeni i siguruar ndaj papunësisë (Arbeitslosenversicherung). Minijob ka në fusha të ndryshme, si ndihmëse shtëpiake, punonjës zyre apo shofer. Një minijob ju mund ta gjeni nëpërmjet qendrës për punësim (Job-Center), në gazetë dhe në internet.

Mutterschutz (Leja e lindjes/mbrojtja ligjore për nënat e punësuara)
Këto janë rregulla në mbrojtje të grave shtatzëna dhe nënave me një vend pune të përhershëm. Rregullat më të rëndësishme janë: Një grua ka të drejtë të mos punoj për një periudhë kohe, para dhe pas lindjes së fëmijës. Në Gjermani rregulli është, 6 javë para lindjes dhe minimumi 8 javë pas lindjes. Gjatë kësaj periudhe, nëna vazhdon të marrë pagën/ rrogën e saj rregullisht. Prej fillimit të shtatzënisë deri në 4 muaj pas lindjes, punëdhënësi është i detyruar të mos e ndërpres kontratën e punës, pra nuk mundet ta pushoi nga puna. Në profesione të caktuara, gratë mund të mos punojnë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, në profesionet ku punohet me substanca kimike.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

N

Nebenkosten (Shpenzimet plus)
Këto shpenzime i shtohen e qirasë ( qirasë pa ngrohje) të apartamentit. Për shembull kostoja e ujit, dritës në shkallë dhe bodrum, mbledhja e mbeturinave, antena/ kabllori për TV. Ndonjëherë përfshihen edhe kostot e ngrohjes dhe korrentit/rrymës, në shpenzimet plus, por zakonisht këto paguhen veçmas.

Netto (Neto)
Neto është paga/rroga pa taksa dhe pa sigurimet.

Notdienst (Shërbimi i urgjencës)
Mjekë dhe farmacistë, të cilët punojnë të shtunë/të dielë dhe natën. Nëse ju keni nevojë për ndihmë të shpejtë, këta mjekë dhe farmacitë janë në dispozicionin tuaj.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

O

P

Parkhaus (Ndërtesa parkimi)
Në shumë qytete ofrohet parking në ndërtesa parkimi, sepse në rrugë nuk ka vend të mjaftueshëm për parkim. Ju mund të parkoni makinën tuaj në kate të ndryshme. Parkimi në ndërtesa parkimi kushton diçka. Kryesisht pagesa për parkimin në ndërtesë parkimi, bëhet në daljen nga kjo e fundit. Nëse makina ishte vetëm për kohë të shkurtër në parkim, ju paguani pak. Nëse makina ishte për kohë të gjatë në parkim, ju paguani më shumë.

Partei (Partia politike)
Një parti politike, është një grupim njerëzish me dëshira dhe qëllime të përbashkëta. Partia synon të marr vendime apo t’ i ndikoj ato, në emër të shtetit.

Pass (Pasaporta)
Ky dokument vërteton identitetin e një personi. Pasaporta përmban të dhënat e një personi (emrin, moshën, ... ) dhe nënshtetësinë e tij. Pasaporta nevojitet në vendin tuaj, për shembull, kur ju shkoni në një zyrë. Juve ju nevojitet pasaporta edhe për udhëtimin në një vend tjetër. Shpesh pasaporta përmban edhe të dhëna të tjera, si për shembull vizën apo lejen e qëndrimit.

Passwort (Fjalëkalimi)
Është një fjalëkalim sekret për regjistrimin në një faqe interneti apo në një kompjuter. Zakonisht jepet bashkë me emrin e përdoruesit. Shërben në mbrojtjen e informacioneve mbi personin tuaj.

polizeiliches Führungszeugnis (Dëshmia e gjendjes penale)
Ky është një dokument i lëshuar nga një autoritet zyrtar. Ku thuhet, nëse ju keni marrë ndonjëherë dënim nga policia. Shumë prej punëdhënësve kërkojnë ta shohin dëshminë e gjendjes penale.

Praktikum (Praktika/stazhi)
Nëse ju jeni i interesuar për një profesion të caktuar, ju mund të kryeni një praktikë, për shembull në një firmë apo në një klinikë. Duke punuar së bashku me të tjerët në firmë, ju njiheni me profesionin. Normalisht gjatë praktikës ju nuk merrni të ardhura. Kohëzgjatja e një praktike varion sipas profesionit dhe firmës.

Probezeit (Periudha provë)
Një punë e re ka normalisht në fillim një periudhë prove. Gjatë periudhës së provës mundeni, si ju edhe punëdhënësi, ta ndërprisni menjëherë kontratën. Në këtë periudhë, punëdhënësi juaj j' u vëzhgon me imtësi. Ai vendos, nëse ju do të vazhdoni të punoni në firmë edhe pas periudhës së provës. Dhe ju vendosni, nëse dëshironi ta vazhdoni këtë punë ose jo. Periudha e provës mund të zgjas deri në 6 muaj.

Provision (Komisioni)
Ju merrni një apartament me qira apo e blini atë, me ndërmjetësinë e një agjenti imobiliar/komisioneri? Atëherë ju duhet ta paguani komisionerin për punën e kryer. Ky është komisioni.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

Q

die Qualifikationsanalyse, die Qualifikationsanalysen (A análise de qualificação, as análises de qualificações)
Durante a análise de qualificação, é feita uma conferência para verificar se a pessoa tem o perfil adequado para determinada função. Normalmente, essa informação está em um certificado ou em algum outro documento. Uma pessoa obtém um certificado quando conclui uma qualificação. Se uma pessoa não tiver um certificado, ainda assim é possível realizar a análise de qualificação. Nesse caso, são feitas entrevistas ou a pessoa é observada enquanto trabalha.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

R

Rechnung (Fatura)
Ju keni blerë diçka dhe nuk e keni paguar menjëherë? Atëherë ju mund të merrni një faturë, për shembull për një blerje në internet. Ju bëni transferimin e parave nga llogaria juaj në llogarinë e firmës. Zakonisht kjo nuk kushton taksa shërbimi.

Religionsunterricht (Edukimi fetar)
Është një lëndë shkollore. Zakonisht është mësim mbi fenë protestante apo katolike romake. Në disa Lande (Bundesländer) ka shkolla në të cilat zhvillohet edukim fetar mbi fenë ortodokse, çifute apo edhe budiste. Për fenë islame, në shumë shkolla islame, zhvillohet mësimi në gjuhën turke ose arabe. Fëmijët nuk janë të detyruar të shkojnë në orën edukimit fetar. Por nuk janë gjithmonë të lirë; në shumë Lande, fëmijët janë të detyruar të ndjekin lëndën e etikës. Kjo është një orë mësimi në filozofi.

Rentenversicherung (Sigurimet për pension)
Në Gjermani njerëzit punojnë normalisht deri në moshën 67-vjeçare. Më pas dalin në pension. Derisa ata dalin në pension, paguajnë çdo muaj një pjesë të pagës për sigurime pensioni. Në pension ata marrin çdo muaj një pjesë të pagës së tyre të dikurshme prej sigurimeve për pension. Punëmarrësit kanë automatikisht sigurim për pensionin. Ata i ndajnë kostot e këtij sigurimi me punëdhënësin. Nëse ju nuk jeni punëmarrës, atëherë ju mund të mbyllni një sigurim për pensionin privat. Shumë njerëz kanë një sigurim për pension shtetëror dhe një sigurim për pension privat.

Rezept (Receta)
Një pjesë të mirë të ilaçeve në farmaci, ju nuk mundeni t’ i blini pa recetë. Për disa ilaçe juve j' u nevojitet një shënim nga mjeku. Ky shënim është receta.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

S

Schulgeld (Paratë e shkollimit)
Këto paguhen vetëm në shkollat private. Në shkollat private, mësimi është shpesh shumë i kushtueshëm.

Schwangerschaftsberatung (Konsulta mbi shtatzëninë)
Kjo është një pikë këshillimi për të gjitha pyetjet mbi shtatzëninë. Këtë e gjeni në shumë vende. Shpesh mund t’jua rekomandoj edhe gjinekologu juaj një pikë të tillë.

selbständige Arbeit (Vetë-punësimi)
Ju nuk keni punëdhënës, por jeni shefi i vetes.

Sonderangebot (Oferta speciale)
Disa dyqane shesin produktet e tyre, për një kohë të shkurtër, me çmime shumë të ulëta. Këto produkte quhen oferta speciale. Kryesisht ofertat speciale gjenden shumë shpejt: ato ndodhen shpesh në hyrje të dyqanit.

Sozialversicherung (Sigurime shoqërore)
Këto janë sigurimet shëndetësore, sigurimet për pension, sigurimet ndaj aksidentit dhe sigurimi për përkujdes (Pflegeversicherung).

Sozialwohnung (Strehimi/apartamenti social)
Qiraja e këtyre apartamenteve nuk është aq e lartë, sa qiraja banesave normale. Ju mund të merrni me qira një strehimi social, nëse ju keni të ardhura të vogla. Për këtë j' u nevojitet vërtetimi: Wohnberechtigungsschein. Këtë ju e merrni zakonisht ose te autoritetet e bashkisë (Stadtverwaltung) ose te zyra e strehimit (Wohnungsamt).

Sparkasse (Banka e kursimeve)
Është si një bankë. Ajo nuk është privat, por pjesë e një komune ose qyteti.

Sparkonto (Llogaria e kursimit)
Kjo është një llogari bankare afatgjatë. Nga kjo llogari ju nuk mund të kryeni transferta bankare (si për shembull llogaria rrjedhëse) Nga një llogari kursimesh, ju përfitoni më tepër interesa për paratë tuaja, sesa nga një llogari rrjedhëse. Zakonisht paratë rrinë më gjatë në këtë llogari, sesa në llogarinë rrjedhëse.

Spielgruppe (Grupi i lojës)
Aty takohen fëmijët për të luajtur. Zakonisht vijnë edhe nënat ose baballarët. Ndonjëherë një preson tjetër drejton grupin edhe luan me fëmijët.

Sprachförderung (Inkurajim në mësimin gjuhës)
Përmes lojërave speciale, historive dhe këngëve mësojnë fëmijët ta flasin më mirë gjermanishten. Në kopshte/kopshtet ditore (Kitas) shpesh ekzistojnë për fëmijët e huaj, programe të veçanta për inkurajimin e mësimit të gjuhës.

Sprachtest (Testi i gjuhës)
Në kopsht apo në kopshtin ditor, fëmijët bëjnë shpesh një test. Më këtë test vërehet zhvillimi dhe niveli gjuhësor i fëmijës.

staatliche Schule (Shkolla shtetërore)
Në Gjermani, pjesa më madhe e shkollave janë shtetërore. Për mësimin nuk paguhet, ai është falas.

Standesamt (Zyra e gjendjes civile)
Ju dëshironi të martoheni? Ju prisni një fëmijë? Ju dëshironi të divorcoheni? Atëherë ju duhet të shkoni në zyrën e gjendjes civile.

Studiengebühren (Tarifat semestrale)
Këto janë paratë, të cilat duhen paguar çdo semestër, nëse ju dëshironi të studioni në një universitet.

Studium (Studimet)
Për profesione të caktuara, si për shembull inxhinier apo mësues, nevojitet arsimi i lartë. Ju mund të studioni në një universitet apo në një universitet të shkencave të aplikuara (Fachhochschule).

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

T

Tagesgeldkonto (Depozita fleksibël)
Kjo llogari nuk është për jetë e përditshme si llogaria rrjedhëse. Në qoftë se ju keni të para për të kursyer, atëherë ju mund t’i depozitoni ato në një depozitë fleksibël. Bankat paguajnë interesa më të larta për një depozitë fleksibël, se për një llogari rrjedhëse apo llogari kursimesh. Ju mund t’i tërhiqni paratë kur të dëshironi nga kjo llogari.

Tagesmutter (Dadoja)
Një dado kujdeset për fëmijët në shtëpinë e saj. Ka edhe burra që ushtrojnë profesionin e dados. Shpesh dadoja kujdeset për shumë fëmijë. Dadoja duhet të ketë e kualifikim të veçantë dhe shërbimi i tyre është me pagesë.

Tariflohn (Paga me marrëveshje tarifore)
Në shumë profesione punëmarrësit paguhen sipas tarifave. Punëdhënësi dhe sindikatat vendosin bashkërisht, me anë të kësaj marrëveshjeje, pagën minimale tarifore. Paga në këto profesione nuk duhet të jetë më e ulët se paga minimale me marrëveshje tarifore.

Teilnahmeberechtigung für den Integrationskurs (E drejta për pjesëmarrjen në kursin e integrimit)
Ky është një dokument, i cili nevojitet për regjistrimin në një kurs integrimi. Zakonisht ju e merrni këtë në zyrën e të huajve, të qytetit tuaj. Edhe qytetarët e BE-së munden të ndjekin kursin për integrim, por ato duhet të parashtrojnë një kërkesë te BAMF (zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë).

Teilzeitarbeit (Puna me kohë të pjesshme)
Ju mund të keni një vend pune të përhershëm, por ju nuk punoni çdo ditë nga 8 orë, por më pak, për shembull 4 orë në ditë. Shpesh janë nënat me fëmijë të vegjël, që e bëjnë këtë. Shumë firma e ofrojnë mundësinë e punës me kohë të pjesshme.

 

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

U

Übergabeprotokoll (Protokolli i marrjes në dorëzim)
Ju dëshironi të hyni në banesën, të cilën e sapo e keni marrë me qira. Është në banesë diçka jo në rregull? Këtë ju duhet ta shënoni, së bashku me qiradhënësin, në protokollin e marrjes në dorëzim të banesës. Protokolli i marrjes në dorëzim duhet të nënshkruhet prej jush dhe qiradhënësit.

Überweisung (Transferta bankare)
Banka dërgon para, nga një llogari në tjetrën. Për shembull qiraja e banesës: Paratë duhet të kalojnë direkt nga llogaria juaj në llogarinë e qiradhënësit. Këtë ju ia thoni bankës dhe banka i dërgon paratë në llogarinë e qiradhënësit tuaj.

Überweisung; Arzt (Rekomandimi i mjekut)
Ju jeni sëmur dhe keni nevojë për një mjek specialist? Mjeku i përgjithshëm ju jep një rekomandim: Kjo është një letër, me të cilën ju mund të shkoni te mjeku specialist.

Umtausch (Ndërrimi i mallit/e drejta e kthimit)
Ju keni blerë diçka dhe dëshironi ta ktheni mbrapsht? Në shumë dyqane, ju mund ta ktheni mallin e blerë: Ju mund të ktheni mallin dhe të merrni paratë tuaja mbrapsht. Ndonjëherë ju nuk i merrni paratë mbrapsht, por ju mund të merrni diçka tjetër në shkëmbim nga ky dyqan. Ofertat speciale, zakonisht, nuk mund të kthehen.

Unterrichtsstunde (Ora e mësimit)
Një orë mësimi në kursin për integrim (Integrationskurs) zgjat 45 minuta.

Urlaub (Pushimet)
Çdo vit, ju keni një numër të caktuar ditësh pushimi. Në pushime ju do të vazhdoni ta merrni pagën/rrogën tuaj. Ju duhet të flisni me përgjegjësin tuaj, për të vendosur se kur ju mund t’ i merrni pushimet. Në Gjermani punohet 5 ditë në javë. Ju dëshironi të merrni një javë pushime (nga e hëna deri të dielën), atëherë j’ u nevojiten 5 ditë pushimi.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

V

Verbraucherzentrale (Zyra për mbrojtjen e konsumatorit)
Janë qendra informimi për konsumatorët. Konsumator, është çdo individ, që blen diçka. Zyra për mbrojtjen e konsumatorit jep informacion mbi produkte të ndryshme. Ajo ndihmon konsumatorët edhe në çështje ligjore (për shembull: Ju keni blerë një produkt, i cili është defekt dhe dyqani, në të cilin ju e keni blerë nuk pranon ta marr mbrapsht produktin. Atëherë zyra për mbrojtjen e konsumatorit mund t’ ju ndihmoj).

Verein (Klubi/shoqata)
Në një klub mblidhen njerëz me interesa dhe qëllime të përbashkëta: Për shembull në klubin e futbollit, luhet së bashku futboll dhe në klubin e muzikës, luhet së bashku muzikë.

Verfassung (Kushtetuta)
Kushtetuta është një tekst. Ajo përmbledh parimet kryesore dhe rregullat e një shteti: Si është organizimi i shtetit? Çfarë të drejtash dhe obligime kanë njerëzit e një shteti? ... Kushtetuta gjermane quhet Grundgesetz (Ligji themelor).

Versicherung (Sigurimet)
Ju i paguani sigurimeve, çdo muaj apo çdo vit, para për një aspekt të caktuar. Rrjedhimisht ju jeni i siguruar për këtë aspekt. Për shembull sëmundje: Ju paguani çdo muaj para te sigurimet shëndetësore. Pastaj ju sëmureni dhe duhet të shkoni tek doktori. Në këtë rast, janë sigurimet shëndetësore që paguajnë për mjekun dhe jo ju.

Visum (Viza)
Me një vizë, ju mund të udhëtoni në një vend tjetër. Vizën ju mund ta merrni në ambasadën e këtij vendi.

Volkshochschule (Qendër edukimi për të rritur)
Në një shkollë Volkshochschule mund të kryejnë kurse të rriturit dhe të rinjtë mbi 16 vjeç. Kurset nuk kushtojnë shumë. Aty ofrohen kurse për gjuhë të huaja - edhe për gjermanisht -, fotografi, bërje bizhuterish, kërcimi, pikture dhe shumë kurse të tjerë. Ka edhe kurse profesionale, si për shembull: si të punojmë në kompjuter. Të rriturit mund të bëjnë edhe një diplomë shkolle, për shembull diplomën e Hauptschulabschluss. Kurset zhvillohen normalisht mbrëmjeve gjatë javës ose në fundjavë.

Vorgesetzte (Mbikëqyrësi)
Mbikëqyrësi juaj, është shefi juaj i drejtpërdrejtë. Mbikëqyrësi është përgjegjës për ju dhe punën tuaj gjatë orarit të punës. Ai thotë, cilën punë ju duhet të kryeni dhe si ta kryeni atë. Zakonisht edhe mbikëqyrësi juaj ka një mbikëqyrës.

Vorsorgeuntersuchung (Kontrolli preventiv)
Ky është një kontroll rutinë te mjeku. Ju nuk jeni sëmur dhe nuk keni dhimbje, por ju doni të dini nëse është gjithçka në rregull. Për fëmijët ekzistojnë 10 kontrolle rutinë te pediatri. Këto janë falas. Kontrolli i parë preventiv është menjëherë pas lindjes dhe kontrolli i fundit, para hyrjes në shkollë.

Vorstellungsgespräch (Intervista)
Ju keni aplikuar për një vend pune? Punëdhënësit i duket aplikimi juaj interesant? Atëherë ai dëshiron t ’ju njoh dhe të mësoj më shumë rreth jush. Ai ju fton për një bisedë personale. Kjo është intervista. Informacione të përgjithshme mbi intervistën do të gjeni te agjencia për punësim/qendra për punësim.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

W

Warmmiete (Qiraja me ngrohje)
Është qiraja me shpenzimet plus (Nebenkosten).

Wochenmarkt (Tregu javor)
Në shumë qytete, një herë ose dy herë në javë ka treg javor. Ai është ose në një shesh qendror, ose në ndonjë markat. Tregtarët vijnë zakonisht po nga kjo zonë. Në tregun javor do të gjeni kryesisht fruta dhe perime të freskëta, si edhe qumësht, djathë, peshk dhe mish. Ndonjëherë aty mund të blini edhe veshmbathje.

Wohngeld (Kompensimi për strehim)
Qiraja e një apartamenti normal, është për ju shumë e shtrenjtë? Në këtë rast, ju mund të bëni një kërkesë për ndihmë strehimi te zyra e strehimit: Ju nuk jeni e paguani të gjithë qiranë. Një pjesë të qirasë suaj e paguan shteti.

Wohnungsamt (Zyra e strehimit)
Qiraja e një apartamenti normal, është për ju shumë e shtrenjtë? Zyra e strehimit mund t’ ju ndihmoj: Për shembull me para për strehim ose me një strehim social. Zyra e strehimit ju ndihmon edhe në çështje të tjera lidhur me banimin.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation

X

Y

Z

Zahlungsmittel (Mjete pagese)
Ka mjete të ndryshme pagese: Për shembull me para në dorë, debitim direkt, kartë EC, kartë krediti dhe me faturë.

Zeugnis (Dëshmia)
Dëshmia është një pjesë e dokumenteve të aplikimit, kur ju jeni duke kërkuar një vend pune. Ka dëshmi pune: aty thuhet diçka mbi punën tuaj të fundit. Dhe ka dëshmi shkolle dhe universiteti: dokumente zyrtare të lëshuara nga shkolla apo universiteti juaj. Dëshmitë nga vendi juaj, duhet të përkthehen dhe legalizohen.

Zinsen (Interesat)
Ju keni para në llogarinë tuaj? Për këtë, ju përfitoni çdo muaj, një shumë të caktuar parash nga banka. Këto janë interesat. Ju keni marr një kredi te banka juaj? Për këtë, ju duhet t’i paguani bankës çdo muaj, një shumë të caktuar parash. Edhe këto janë interesa.

zweisprachige Schule (Shkolla dygjuhëshe)
Mësimi zhvillohet kryesisht në 2 gjuhë, në gjermanisht dhe në një gjuhë tjetër.

Glossar Sprungnavigation

Glossar Sprungnavigation