Jeta me fëmijë

Jeta me fëmijë

© Colourbox.com

Shtatzënia

Jeta me fëmijë, fillon qysh gjatë shtatzënisë. Nëse ju keni pyetje në lidhje me çështjen shtatzëni, ju mund të shkoni në një konsultë për shtatzëninë.

© Colourbox.com Gjatë shtatzënisë, ju duhet të vizitoni rregullisht gjinekologun. Ai u përgjigjet pyetjeve tuaja dhe kontrollon shëndetin e fëmijës tuaj. Detyra të ngjashme ka gjithashtu edhe mamia. Ajo ju këshillon dhe ndihmon gjatë shtatzënisë dhe gjithashtu pas lindjes së fëmijës tuaj. Mamia është edhe gjatë lindjes e pranishme. Mjeku juaj mund t’ ju ndihmoj të gjeni një gjinekolog dhe/apo një mami. Shumë gra shkojnë edhe në një kurs parapërgatitor për lindjen. Këtu do të merrni shumë këshilla të dobishme për lindjen. Gjithashtu ju keni kontakt me gra të tjera shtatzëna.

Leja e lindjes, leje prindërore und kompensimi prindëror

Nëse ju keni një vend pune fiks, ju mund ta merrni lejen e lindjes përpara se të lindni, domethënë ju nuk jeni e detyruar të vazhdoni të punoni. Në pjesën më të madhe të profesioneve, kjo periudhë është 6 javë para lindjes. Leja e lindjes zgjat zakonisht 14 javë. Ky afat mund të zgjatet. Në këtë periudhë, punëdhënësi juaj nuk mundet t’ ju pushoi nga puna. Pas lejes së lindjes ju mund të merrni lejen prindërore: Ju mund të rrini në shtëpi derisa fëmija juaj të bëhet 3 vjeç. Pas tre viteve ju mund të riktheheni në vendin tuaj të punës.

Gjatë 12 muajve të parë, ju merrni një lloj kompensimi prindëror (Elterngeld). Nëse edhe partneri juaj merr leje prindërore, atëherë ju e merrni atë për 14 muaj. Sa i lartë do të jetë kompensimi prindëror, kjo varet nga paga juaj neto. Për marrjen e kompensimit prindëror duhet bërë një kërkesë. Ju e përfitoni atë edhe kur nuk keni vend pune. Përveç kompensimit prindëror, ju mund të bëni kërkesë edhe për të holla për fëmijën. Kompensimin për fëmijën, ju e merrni zakonisht deri në ditëlindjen e tetëmbëdhjetë të fëmijës tuaj.

Kujdesi shëndetësor për fëmijën

© Colourbox.com Fëmija juaj duhet të shkoj rregullisht te mjeku. Çdo kontroll mjeku e shënon në një certifikatë të veçantë. Këto janë kontrolli preventiv. Edhe nëse fëmija juaj nuk është sëmur, ju duhet ti kryeni këto. Mjeku pediatër bën edhe vaksinat te fëmija juaj.

Kujdestari për fëmijët

Ju dëshironi të rifilloni punën më herët, atëherë ju keni nevojë për një kujdestari për fëmijën tuaj. Ekzistojnë shume mundësi. Fëmijët nën 3 vjeç mund të shkojnë në çerdhe ose të rrinë te një dado. Fëmijët mbi 3 vjeç mund të shkojnë ne kopshtin e fëmijëve ose në një kopsht ditor (shih: «Edukimi i hershëm»). Fëmijët mbi moshën 6 ose 7 vjeç duhet të ndjekin shkollën. Në Gjermani ekziston arsimi i detyruar (shih: «Sistemi shkollor») Nëse ju punoni, fëmija juaj mund të shkoj në një shkollë me kohë të plotë ose pas mësimit në strehën ditore. Ai mund të rijë aty deri nga ora 16:00 ose 17:00. Zakonisht fëmija juaj mund të ha këtu edhe vaktin e drekës.

Koha e lirë

© Colourbox.com Në kohën e lirë, ju mund të bëni shumë gjëra me fëmijën tuaj:
Për fëmijët e vegjël ka kënde lojnash në natyrë. Fëmijët e rritur mund shkojnë p. sh. në një klub sportiv. Për të notuar, ka kudo pishina të hapura në verë dhe pishina të mbyllura në dimër. Gjatë pushimeve shkollore, qytetet kanë oferta të posaçme për fëmijë, të cilat nuk kushtojnë shumë. Informacione të mëtejme do të gjeni te zyra për çështjet e të rinjve dhe në bashkinë e qytetit tuaj. Edhe shumë klube ofrojnë aktivitete të kohës së lirë, posaçërisht për fëmijë (shih edhe «Koha e lirë»).

Shumë fëmijë gjermanë për ditëlindjen e tyre, organizojnë një festë në shtëpi. Aty ftojnë edhe fëmijë të tjerë. Nëse fëmija juaj ftohet të marr pjesë dhe shkon në festë, ai do të gjej shumë shpejt shokë. Ndonjëherë fëmijët ftojnë njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre edhe për të fjetur. Edhe kjo mund të ndihmoj fëmijën tuaj të gjej shokë.
Konsulta mbi shtatzëninë (die Schwangerschaftsberatung, die Schwangerschaftsberatungen): Kjo është një pikë këshillimi për të gjitha pyetjet mbi shtatzëninë. Këtë e gjeni në shumë vende. Shpesh mund t’jua rekomandoj edhe gjinekologu juaj një pikë të tillë.
Leja e lindjes/mbrojtja ligjore për nënat e punësuara (der Mutterschutz): Këto janë rregulla në mbrojtje të grave shtatzëna dhe nënave me një vend pune të përhershëm. Rregullat më të rëndësishme janë: Një grua ka të drejtë të mos punoj për një periudhë kohe, para dhe pas lindjes së fëmijës. Në Gjermani rregulli është, 6 javë para lindjes dhe minimumi 8 javë pas lindjes. Gjatë kësaj periudhe, nëna vazhdon të marrë pagën/ rrogën e saj rregullisht. Prej fillimit të shtatzënisë deri në 4 muaj pas lindjes, punëdhënësi është i detyruar të mos e ndërpres kontratën e punës, pra nuk mundet ta pushoi nga puna. Në profesione të caktuara, gratë mund të mos punojnë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, në profesionet ku punohet me substanca kimike.
Leja prindërore (die Elternzeit): Prindërit me një punë fikse, mund të marrin leje prindërore: Deri sa fëmija të shkoj 3 vjeç, nëna ose babi mund të rrijë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijën. Edhe të dy prindërit mund ta marrin lejen prindërore. Pas 3 vitesh prindi mund të rikthehet në firmë. Gjatë 12 muajve të parë, ju merrni një lloj kompensimi për prindin (Elterngeld). Ky kompensim është 67% e të ardhurave tuaja të mëparshme neto (paga, e cila hynë në llogarinë tuaj bankare). Më pas, gjatë lejes prindërore, ju nuk merrni më pagë apo rrogë.
Neto (netto): Neto është paga/rroga pa taksa dhe pa sigurimet.
Vaksinimi (die Impfung, die Impfungen): Shumë sëmundje shkaktohen nga baktere ose viruse. Më vaksinën, mjeku injekton në një person baktere/viruse shumë të dobëta. Përmes vaksinimit organizmi krijon antitrupa. Antitrupat mbrojnë organizmin e njeriut nga baktere dhe viruset. Ai nuk sëmuret më. Disa nga vaksinat më të rëndësishme janë: Tetanosi, fruthi, rubeola, shytat, poliomieliti, kolla e mirë.
Kopshti i fëmijëve (der Kindergarten, die Kindergärten): Fëmijët janë në grup së bashku me fëmijë të tjerë. Në kopsht shkojnë fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç. Fëmijët mësojnë nga fëmijët më të rritur dhe nga edukatorja/edukatori. Pjesa më e madhe e kopshteve kanë edhe një kënd lojnash përjashta. Kopshti, në të cilin fëmijët janë gjatë gjithë ditën, quhet kopsht ditor (Kita).
Kopshti ditor (die Kindertagesstätte (Kita), die Kindertagesstätten (Kitas)): Njësoj si kopshti i fëmijëve: Këtu fëmijët mund të rrinë gjatë gjithë ditës, zakonisht deri nga ora 16 ose 17.
Klubi/shoqata (der Verein, die Vereine): Në një klub mblidhen njerëz me interesa dhe qëllime të përbashkëta: Për shembull në klubin e futbollit, luhet së bashku futboll dhe në klubin e muzikës, luhet së bashku muzikë.
Zyra për çështjet e të rinjve (das Jugendamt, die Jugendämter): Zyra për çështjet e të rinjve ndihmon fëmijët dhe të rinjtë si edhe prindërit e tyre. Për shembull ajo ofron këshillim psikologjikë për problemet familjare. Ndonjëherë problemet janë aq të mëdha, sa fëmija nuk mund të vazhdoj më të rrijë në familje. Në këtë rast zyra për çështjet e të rinjve kërkon një familje tjetër, e cila mund ta marr fëmijën për një periudhë kohe. Zyrat e të rinjve kanë shpesh edhe kopshte për fëmijë (Kindergärten/Kitas). Në çdo qytet ka një zyrë për çështjet e të rinjve.
Kontrolli preventiv (die Vorsorgeuntersuchung, die Vorsorgeuntersuchungen): Ky është një kontroll rutinë te mjeku. Ju nuk jeni sëmur dhe nuk keni dhimbje, por ju doni të dini nëse është gjithçka në rregull. Për fëmijët ekzistojnë 10 kontrolle rutinë te pediatri. Këto janë falas. Kontrolli i parë preventiv është menjëherë pas lindjes dhe kontrolli i fundit, para hyrjes në shkollë.
Çerdhja (die Kinderkrippe, die Kinderkrippen): Një zgjidhje për fëmijët e vegjël e moshës disa muajsh deri në 3 vjeç.
Dadoja (die Tagesmutter, die Tagesmütter): Një dado kujdeset për fëmijët në shtëpinë e saj. Ka edhe burra që ushtrojnë profesionin e dados. Shpesh dadoja kujdeset për shumë fëmijë. Dadoja duhet të ketë e kualifikim të veçantë dhe shërbimi i tyre është me pagesë.
Shkolla me kohë të plotë (die Ganztagsschule, die Ganztagsschulen): Në këtë shkollë janë fëmijët gjithë ditën, zakonisht deri nga ora 16 ose 17. Aty ata hanë vaktin e drekës dhe marrin ndihmë në kryerjen e detyrave. Gjithashtu nxënësit mund të ndjekin kurse të veçanta, si për shembull mësimin e një instrumenti muzikor, të bëjnë sport apo të luajnë teatër. Shkollat shtetërore me kohë të plotë janë falas, ndërsa në shkollat paguhen tarifat e shkollimit.
Strehë ditore (der Hort): Në një strehë ditore mund të shkojnë pas shkolle fëmijët, nëse prindërit e tyre janë në punë. Ndonjëherë edhe përpara mësimit. Aty ata hanë vaktin e drekës dhe marrin ndihmë në kryerjen e detyrave të shtëpisë. Në strehën ditore, fëmijët mund të rijnë deri në orën 16 ose 17.
Lidhje me temën