Sistemi shkollor

For migrants with a visa

Sistemi shkollor

© Colourbox.com

Arsimi i detyrueshëm dhe kostot

© Colourbox.com Në Gjermani ekziston arsimi i detyrueshëm: Fëmijët janë të detyruar të ndjekin shkollën për 9 vjet. Në disa Lande, vlen ky ligj edhe për fëmijët me status qëndrimi të paqartë. Sipas Landit, një vit shkollor fillon në gusht ose në shtator dhe zgjat deri në qershor apo korrik. Nxënësit ndjekin zakonisht shkollat shtetërore. Në to nuk paguhen paratë e shkollimit. Por paguhet për kopjet, materialet shkollore dhe ekskursionet. Në shkollat private paguhen paratë e shkollimit.


Llojet e shkollave

Ka lloje të ndryshme shkollash. Sistemi shkollor ndryshon nga Landi në Land. Në ciklin e ulët/shkollën fillore, shkojnë fëmijët duke filluar nga mosha 6 ose 7 vjeç. Pas klasës së 4 (në disa Lande edhe pas klasës së 6) fëmijët kalojnë në shkollat e cikleve të mëtejshme. Ekzistojnë lloje të ndryshme shkollash të mëtejshme. Në vitin e 4rt shkollor, shkolla fillore shpesh ju jep një këshillë: në cilën shkollë do ishte më mirë të vazhdonte fëmija juaj. Në Hauptschule ose Mittelschule (cikli i ulët të arsimit të mesëm, nga klasa e 5-të deri në klasën e 9/10), ju mund të merrni një diplomë për përfundimin e Hauptschule apo një diplomë për përfundimin e Hauptschule të kualifikuar. Në Hauptschule zhvillohen gjithashtu lëndë praktike si punime me dorë apo vizatim teknik. Një shkollë tjetër e mëtejshme, është Realschule (cikli i ulët të arsimit të mesëm, nga klasa e 5-të deri në klasën e 10), ju merrni diplomën e Realschule. Pas përfundimit të Hauptschule dhe Realschule, ju mund të mësoni një profesion. Më pas është edhe gjimnazi (cikli i lartë i arsimit të mesëm, deri në klasën e 12). I ndjekur nga 1 vit Abitur (klasa e 13 në mbyllje të së cilës, jepen provimet finale për përfundimin e gjimnazit), pas të cilës ju mund të studioni në çdo universitet. Në gjimnaz mësohen shpesh 2 deri në 3 gjuhë të huaja, si anglisht apo frëngjisht.

© Colourbox.com Në disa Lande ka edhe shkolla të përgjithshme (Gesamtschulen). Këtu janë Hauptschule, Realschule dhe gjimnazi të bashkuara në një ndërtesë. Nëse një fëmijë dëshiron të ndërroj shkollën, për shembull nga Realschule në Hauptschule, këtu ai e ka të lehtë. Ai mundet të ndërroj shkollën edhe kur shkollat janë të ndara, por nuk është aq e lehtë. Në çdo Land ka gjithashtu shkolla dygjuhëshe, shkolla speciale, kolegje teknike dhe shkolla për kualifikim të lartë profesional.

Orari i shkollës

Në pjesën më të madhe të shkollave përfundon mësimi në mesditë ose pas mesdite (në orën 14 ose 15). Më pas fëmija mund të shkoj në strehën ditore. Aty ai mund të rij gjithë pasditen. Aty ai mund të haj diçka dhe të ndihmohet në kryerjen e detyrave të shtëpisë. Streha ditore është me pagesë. Gjithmonë e më tepër ka edhe shkolla me kohë të plotë. Në këtë shkollë, fëmijët rrinë gjithë ditën, zakonisht deri nga ora 16 ose 17.

Lëndët shkollore

Fëmijët kanë shumë lëndë në shkollë. Ndër të tjera edhe orën e sportit. Në shkollën fillore ai nuk është ende i ndarë, vajzat edhe djemtë bëjnë së bashku sport. Në shkolla të tjera ndonjëherë vajzat dhe djemtë e zhvillojnë bashkë orën e sportit, ndonjëherë të ndarë. Shpesh ka edhe mësim noti.
Në një pjesë të mirë të shkollave zhvillohet lënda e edukimit fetar katolik. Megjithatë, ju mund të çregjistroheni nga edukimi fetar dhe nuk jeni i më i detyruar ta ndiqni. Kurs alternativë ofrohet lënda e etikës, dhe në disa shkolla mësim mbi fe ë tjera (p. sh. mbi fenë islame ose çifute).

© Colourbox.com

Aktivitete jashtëshkollore

Nxënësit bëjnë gjatë një viti shkollor, një udhëtim me klasën. Ky zgjat zakonisht 3-5 ditë. Një klasë udhëton së bashku në një qytet ose në një vend tjetër. Ka edhe piknikë. Fëmijët bëjnë gjithashtu në ekskursione së bashku. Fëmijët mësojnë diçka mbi historinë, kulturën dhe natyrën. Shkolla organizon gjithashtu edhe festime. Ku fëmijët japin, për shembull shfaqje teatrale ose koncerte.

Prindërit

Çdo shkollë ka një përfaqësi prindërore, këta janë prindër, të cilët bashkëpunojnë me shkollën. Disa herë në vit organizohen mbrëmje me prindërit. Këtu prindërit marrin informacione të rëndësishme nga mësuesit, sie edhe njihen me njëri-tjetrin. Ju mund të bëni edhe një takim personal me një mësues. Ky quhet takim me prindër. Këto bëhen kur fëmija ka probleme në shkollë. Ose kur prindi dëshiron të dijë, si po shkon fëmija në shkollë.
Landi (das Bundesland, die Bundesländer): Republika Federale e Gjermanisë përbëhet nga 16 krahina, të quajtura Lande. Një Land është normalisht një krahinë e madhe, si Bayern, Hessen apo Nordrhein-Westfalen. Po ka edhe qytete, të cilat janë një Land, si për shembull Berlin apo Hamburg. Çdo Land ka qeverinë e tij (Landesregierung) me parlamentin (Landtag) e tij. Qeveria e një Landi ka të drejtën të vetëvendosi për çështje të caktuara, si për shembull në fushën e arsimit apo të kulturës. Por vendimet e rëndësishme merren nga Qeveria Federale (Bundesregierung), pra nga qeveria e gjithë Gjermanisë.
Diplomë për përfundimin e Hauptschule (der Hauptschulabschluss): Me përfundimin e shkollës së mesme (Hauptschule), ju merrni një diplomë të këtij shkollimi (Hauptschulabschluss). Kjo ndodh me përfundim e klasës së 9-të. Në disa Lande për këtë diplomë (Hauptschulabschluss) ekziston edhe diploma kualifikuese (Quali). Quali është një provim në fund të klasës së 9-të. Ju nuk jeni i detyruar ta bëni Quali-në, por me Quali-në është më e lehtë të gjeni një vend kualifikimi në një firmë apo kompani.
Kolegji teknik (die Fachoberschule, die Fachoberschulen): Pas mbarimit të shkollës së mesme, Realschule (10-vjeçares), mund të vazhdoni kolegjin teknik. Kjo shkollë ka orientim profesional. Për shembull ka kolegje për profesione teknike apo për profesione sociale. Ky kolegji teknik zgjat 2 vite, respektivisht klasa e 11 dhe klasa e 12. Ka lëndë praktike dhe lëndë si edhe një stazh të gjatë, për shembull në një kompani. Pas përfundimit të kolegjit teknik (Fachoberschule), mund të ndiqni studimet e larta në një Universitet të Shkencave të Aplikuara (Fachhochschule).
Edukimi fetar (der Religionsunterricht): Është një lëndë shkollore. Zakonisht është mësim mbi fenë protestante apo katolike romake. Në disa Lande (Bundesländer) ka shkolla në të cilat zhvillohet edukim fetar mbi fenë ortodokse, çifute apo edhe budiste. Për fenë islame, në shumë shkolla islame, zhvillohet mësimi në gjuhën turke ose arabe. Fëmijët nuk janë të detyruar të shkojnë në orën edukimit fetar. Por nuk janë gjithmonë të lirë; në shumë Lande, fëmijët janë të detyruar të ndjekin lëndën e etikës. Kjo është një orë mësimi në filozofi.
Lënda e etikës (der Ethikunterricht): Në pjesën ë të madhe të Landeve (Bundesländern), nxënësi mundet të zgjedh ndërmjet lëndës së edukimit fetar dhe lëndës së etikës. Në Berlin, të gjithë nxënësit janë të detyruar të ndjekin lëndën e etikës. Për lëndën e etikës nuk duhet të kesh besim i veçantë: Këtu mësohet mbi besimet e ndryshme dhe mbi filozofinë.
Mbrëmja me prindër (der Elternabend, die Elternabende): Disa herë në vit organizohen mbrëmje me prindërit. Ju merrni informacione të rëndësishme nga shkolla, flisni mbi ekskursionet dhe udhëtimet e planifikuara të klasës. Dhe ju njiheni me prindër të tjerë.
Shkolla shtetërore (die staatliche Schule, die staatlichen Schulen): Në Gjermani, pjesa më madhe e shkollave janë shtetërore. Për mësimin nuk paguhet, ai është falas.
Statusi i leje qëndrimit (der Aufenthaltsstatus): Në statusin lejes së qëndrimit thuhet për shembull, sa gjatë ju lejohet të rrini në Gjermani dhe nëse keni të drejtë të punoni. Nëse ju keni status leje qëndrimi, ju jeni legal në Gjermani.
Shkolla e përgjithshme (die Gesamtschule, die Gesamtschulen): Kjo është një Hauptschule (cikli i ulët të nivelit të mesëm, klasa 5 deri 9), një Realschule (cikli i ulët të nivelit të mesëm, klasa 5 deri 10) dhe një gjimnaz (13 vjeçari) së bashku në një ndërtesë. Fëmijët ndjekin kurse, të cilat kanë shkallë të ndryshme vështirësie. Nëse një fëmijë nuk është i mirë në matematike, atëherë ai ndjek një kurs më të lehtë. Nëse një fëmijë është i mirë në anglisht, atëherë ai ndjek një kurs më të vështir. Në një shkollë të përgjithshme, është e relativ e lehtë lëvizja nga një shkollë në tjetrën. Por shkollat e përgjithshme nuk ndodhen kudo.
Shkolla speciale (die Förderschule, die Förderschulen): Fëmijët, të cilët nuk përparojnë mirë në mësime apo janë të avashtë në të mësuar, shkojnë në shkollë speciale.
Kualifikimi i lartë profesional (die Berufsoberschule, die Berufsoberschulen): Këtu ju mund të merrni një diplomë të një niveli më të lartë. Edhe pa kryer shkollën për kualifikim profesional është e mundur ndjekja e një shkolle për kualifikim të lartë profesional.
Strehë ditore (der Hort): Në një strehë ditore mund të shkojnë pas shkolle fëmijët, nëse prindërit e tyre janë në punë. Ndonjëherë edhe përpara mësimit. Aty ata hanë vaktin e drekës dhe marrin ndihmë në kryerjen e detyrave të shtëpisë. Në strehën ditore, fëmijët mund të rijnë deri në orën 16 ose 17.
Shkolla me kohë të plotë (die Ganztagsschule, die Ganztagsschulen): Në këtë shkollë janë fëmijët gjithë ditën, zakonisht deri nga ora 16 ose 17. Aty ata hanë vaktin e drekës dhe marrin ndihmë në kryerjen e detyrave. Gjithashtu nxënësit mund të ndjekin kurse të veçanta, si për shembull mësimin e një instrumenti muzikor, të bëjnë sport apo të luajnë teatër. Shkollat shtetërore me kohë të plotë janë falas, ndërsa në shkollat paguhen tarifat e shkollimit.

For asylum seekers

School system - For asylum seekersen

Schooling

Education is compulsory in Germany. This means that children have to go to school for 9 years. Refugee children also have to attend school but they have to wait several weeks before they can do so. The exact length of the waiting period is determined by the respective federal state. Sometimes it may take just a few weeks, but occasionally it may take up to six months. The prerequisite is that you are no longer staying at the initial reception centre. Once you are living in your allocated centre, your children can go to school.

You can get help at the Residents’ Registration Office [Einwohnermeldeamt]. Your contact person will contact a suitable school. After that you will be able to visit the school and meet the teachers.

Children and teenagers who don’t speak German will initially be in a separate class where they will study German and learn about the German culture. These are so-called welcome classes or transition classes designed to make the start at a German school easier. The teachers will be happy to provide support and gladly answer questions.

Attending school is free for refugee children. If your children have to take the bus to get to school, for example, they don’t have to pay for it. School lunches, field trips, books, pencils and notepads are also free. The school will pay for it. To get this type of financial support you will have to fill out several documents. You can get more information at your town hall.