25 vjet të unitetit të Gjermanisë – më 3 tetor 1990 ribashkimi i dha fund ndarjes katër së Gjermanisë prej katër dekadash. Që nga atëherë, Gjermania ka ndryshuar, veçanërisht në Berlin. Qyteti me mur u shndërrua në një metropol ndërkombëtar dhe tërheqës për vizitorët. A janë harruar vitet e ndarjes? Goethe.de e sheh këtë përvjetor si një mundësi që nga fotografitë e sotme të kujtohet historia e së djeshmes.
porta e brandnburgut
© pa-picture alliance | © A. Ehrlicher, Bettina Rehmann
Kjo është një nga atraksionet kryesore për turistët në Berlin dhe një fotografi e admiruar - Porta historike e Brandenburgut. Më 13 gusht 1961 aty u informua kryetari i atëhershëm i Berlinit, Willy Brandt (në mes, menjëherë pranë tij pastori dhe politikani i SPD-së Heinrich Albertz), për aktivitetet në sektorin kufitar në Berlin. Natën e kaluar ajo ishte mbyllur, përveç për një numër të vogël kalimesh. Në mëngjesin e hershëm filluan ndërtimet për të bërë aty një pikë ndalese.
pika e kontrollit CHARLIE në rrugën FRIEDRICHSTRASSE
© pa-picture alliance | © A. Ehrlicher, B. Rehmann
Më 28 tetor 1961, në pikën e kontrollit të kalimit kufitar Charlie për diplomatët dhe të huajt në Friedrichstraße, qëndrojnë tanket sovjetike: gjeste kërcënuese si përgjigje tankeve të SHBA-së të vendosura më parë drejtpërdrejtë në kufirin midis Berlinit Lindor dhe Perëndimor. Sot, nuk ka asnjë shenjë të konflikteve të Luftës së Ftohtë: Friedrichstrasse është një nga rrugët më të preferuara të blerjeve në Berlin.
ura GLIENICKER ndërmjet BERLIN-WANNSEE dhe POTSDAMit
© pa-picture alliance | © A. Ehrlicher, B. Rehmann
Sot është një lidhje e rëndësishme midis Berlinit dhe Potsdamit, e cila më parë shënonte kufirin mes RDGJ-së dhe Berlinit Perëndimor. Për një kohë të gjatë vetëm ushtria lejohej të qarkullojë këtu. Në urën Glienicke janë shkëmbyer agjentë të rangut të lartë, tre herë me radhë gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, këstu edhe më 10 shkurt 1962. Ishte një befasi që Bashkimi Sovjetik liroi nga burgu pilotin e SHBA-së Gary Francis Powers dhe ia dorëzoi Amerikanëve. Si përgjigje, SHBA-ja liroi spiunin sovjetik Rudolf Ivanovich Abel. Fotografia historike është bërë menjëherë pas shkëmbimit.
ura OBERBAUM në FRIEDRICHSHAIN-KREUZBERG
© pa-picture alliance | © A. Ehrlicher, B. Rehmann
Ura harkore mbi Spree nuk është vetëm natën një pikë takimi dhe ahengjesh për aventuristët. Edhe banorët e Berlinit Perëndimor, të cilët kaluan vendkalimin kufitar Oberbaumbrücke në mbrëmjen e 19 dhjetorit 1964 kishin një rast për tu gëzuar: ata kishin lejen të vizitojnë të afërmit e tyre në pjesën lindore të qytetit gjatë festave të Krishtlindjeve. Një vit më parë, pati sukses me marrëveshjen e lejeve të kalimit që përkohësisht muri prej guri ndërmjet Berlinit Lindor dhe Perëndimor të jetë më i kalueshëm.
ALEXANDERPLATZ
Alexanderplatz (Montage): © pa-picture alliance | © A. Ehrlicher, B. Rehmann
Duket se nuk ka ndryshuar shumë - atëherë si sot, shatërvani në Alexanderplatz është një vend i preferuar takimesh në zemër të Berlinit: për të pushuar ose për të ngrënë akullore. 31 gradë nën hije ishte temperatura e matur më 29 qershor 1976, një rast që Berlinasit Lindorë të freskojnë këmbët në burimin e Aleksit.
Rruga BERNAUER
© ullsteinbild – Jürgen Ritter | © A. Ehrlicher, B.
Në pritje të arritjes së autobusit - një situatë tipike e përditshme që ka qëndruar besnike gjatë viteve të ndarjes dhe ribashkimit. Nga fotografia origjinale e vitit 1982 në Berlinin Lindor, megjithatë, Muri i Berlinit mund të shihet ende në sfond. „Lummi“ mund të lexohet në të - Heinrich Lummer ishte nga 1981 deri në 1986 Senatori i Brendshëm i Berlinit Perëndimor.
qendra historike
Montimi: A. Ehrlicher, B. Rehmann CC BY-SA 3.0, foto historike Foto: Arkivi federal, Bild 183-1984-0831-421 (CC BY-SA 3.0 de) Foto bashkëkohore: K. Krämer
Sot ata do të hynin në një kantier ndërtimi, në kohët e RDGJ-së ishte akoma Pallati i Republikës këtu: Sekretari i Përgjithshëm i KQ-së Erich Honecker (djathtas), bashkëshortja e tij Margot (e katërta nga e djathta) dhe kampionia olimpike në patinazh Katarina Witt (e dyta nga e djathta) shkojnë më 31 gusht 1984 drejt ballos së sportistëve në selinë e Parlamentit, i cili përdorej rregullisht për organizime të tilla. Pasi u rrënua pjesa e fundit e ndotur nga azbesti i ndërtesës në dhjetor të vitit 2008, pas debateve të gjata në Marx-Engels-Platz, u mor vendim të rindërtohet Qendra historike e Berlinit: që nga viti 2013, punimet e ndërtimit po vazhdojnë drejt Kështjellës së Qytetit të Berlinit.
memoriali sovjetik në parkun TREPTOWER
Montimi: A. Ehrlicher, B. Rehmann CC BY-SA 3.0, foto historike Foto: Arkivi federal, Bild 183-1987-0727-24, Uhlemann Thomas (CC BY-SA 3.0 de) Foto bashkëkohore: A. Ehrlicher, B. Rehmann
Disa pozojnë, të tjerët parakalojnë pranë Memorialit Sovjetik në Parkun Treptower. Tani nuk përdoret më për rituale shtetërore dhe ngjarje masive, siç ishte në kohën e RDGJ-së. Dikur ishte ndryshe: më 27 korrik të vitit 1987, pionierët e Leninit, Komsomolët, pionierët e Thälmann-it dhe anëtarët e FDJ-së (Rinia e Lirë Gjermane) përkujtuan ushtarët dhe oficerët e rënë sovjetikë.
Ura harkore (BÖSEBRÜCKE) në rrugën BORNHOlMER strasse
Montimi: A. Ehrlicher, B. Rehmann CC BY-SA 3.0, foto historike Foto: Arkivi federal, Bild Bild 183-1989-1118-028 (CC BY-SA 3.0) Foto bashkëkohore: A. Ehrlicher, B. Rehmann
Dje një Trabi, sot tramvaji: më 10 nëntor të vitit 1989, nxënës nga lagja e Berlinit Perëndimor – Wedding, formuan roje nderi në vendkalimin kufitar në rrugën Bornholmer Straße në Bösebrücke për të përshëndetur vizitorët nga RDGJ. Muri ishte hapur një natë më parë në këtë vendkalim. Sot, natyrisht, trafiku rrjedh midis pjesëve të qytetit Prenzlauer Berg dhe Wedding.
RajHSTAGu
© pa-picture alliance | © A. Ehrlicher, B. Rehmann
Brohoritje, flamuj, fishekzjarr - në natën e 3 tetorit 1990, njerëzit festuan unitetin e rifituar. Kupola prej qelqi e Rajhstagut ishte ende një ëndërr e së ardhmes. Nga viti 1995 filloi shndërrimi i Rajhstagut në ndërtesë të Parlamentit.
Si material burimor i projektit fotografik ishin fotografitë e shkrepura të vendeve historike në Berlin, që nga fillimi i ndërtimit të Murit të Berlinit e deri në ribashkim. Nga pothuajse i njëjti këndvështrim, Axel Ehrlicher dhe Bettina Rehmann kanë fotografuar këto vende dhe i kanë kompozuar në një motiv të ri, në të cilin takohen e kaluara dhe e tashmja.