Letërsi dhe gjuhë „Në gjuhën gjermane raportet janë më të qarta“

Letërsi dhe gjuhë
Foto (Prerje): © Adobe

Me romanin e saj debutues „Kufiri i gjelbër“ Isabel Fargo Cole ishte e nominuar për çmimin e Panairit të Librit në Lajpcig në vitin 2018. Amerikania e SHB-së shkroi këtë roman në gjermanisht. Bisedë rreth të shkruarit në një gjuhë të huaj.
 

Një çift i ri bashkëshortor, i cili në vitin 1973 u vendos në Harc, në rajonin e mbyllur të RDGJ; fëmija i tyre, i cili u rrit në një botë, ku shumë gjëra ishin të ndaluara të thuhen: Isabel Fargo Cole, me romanin e saj debutues Kufiri i gjelbër, arriti në vitin 2018 në Listën e ngushtë të përzgjedhjes për çmimin e Panairit të Librit në Lajpcig. Amerikania e SHB-së e lindur në vitin 1973 u rrit në Qytetin e Nju Jorkut, romanin e vet e shkroi në gjermanisht dhe mbi Gjermaninë. Një bisedë rreth kësaj sfide, të mos shkruash në gjuhën tënde amtare. 


Zonja Cole, romani Juaj i botuar para pak kohe mbi vitet e fundit të RDGJ ka marrë shumë lëvdata. Në mënyrë të qartë theksohet gjuha bindëse. Ju shkruani në gjermanisht, por gjuha Juaj amtare është anglishtja. Kjo është relativisht e pazakontë. 

Aspak nuk është aq e pazakontë. Ekzistojnë gjithnjë e më shumë autorë me gjermanishten si gjuhë të dytë, të cilët shkruajnë në gjermanisht. Gjermania tanimë është një vend imigrimi. Dhe në rast se gjysmën e jetës ose edhe më gjatë jeton në një mjedis të caktuar, është gjithashtu relativisht normale, që me atë gjuhë të ndjehesh si vendas dhe me të edhe të shprehesh.



Ju jetoni në Gjermani që nga viti 1995. Fillimisht keni ardhur për studime në Berlin – Lëndët Tuaja ishin Letërsia më e re gjermane dhe rusishtja ...

... mirëpo, ajo që mua vërtet më interesonte, ishte zbulimi i Berlinit Lindor. I kam thithur të gjitha tregimet nga rrethi i miqve të Gjermanisë Lindore dhe në mënyrë shumë intensive jam marrë me kulturën. Kështu zbulova shumë autorë gjermanolindorë dhe fillova t’i përkthejë ata. 



Isabel Fargo Cole Foto: © picture alliance/Sebastian Willnow/dpa-Zentralbild/dpa Nga përkthimet në anglishte deri në të shkruarit e veprave të veta në gjermanisht – Si ka rrjedhur ky zhvillim? 
 

Me patjetër e kam ta them se unë shkruaj që nga fëmijëria. Si adoleshente në Nju Jork isha rrugës në skenën e fantazisë, dhe kam botuar disa tregime. Në Berlin kam vazhduar me vite të shkruajë në anglisht, por ishte vështirë, pasi që isha pothuajse e përjashtuar nga cilado skenë e letërsisë. Kisha përshtypjen se jam duke punuar në një hapësirë të zbrazët. Pastaj fillova të interesohem mbi temat gjermanolindore dhe mbi kthesën – për atë që ndodhte përreth meje. Ato ishin gjëra, për të cilat kisha përshtypjen se në rast se për to flas në anglisht, do të jetë si punë përkthimi dhe duhej që për publikun anglez të sqaroj shumë gjëra. Prandaj më e natyrshme ishte të shkruaj në gjermanisht.



Shprehja letrare është disiplina mbretërore e gjuhës. Vallë nuk ka shumë më pak mjete të të shprehurit në një gjuhë që nuk është gjuha juaj amtare? 

Është e vërtetë që mjetet janë të kufizuara. Mirëpo, në disa pikëpamje kjo madje edhe më ka ndihmuar. Për shembull, nuk kisha aq shumë fjalë në dispozicion. Para së gjithash, në fillim ishte një gjë shumë e mirë për shkrimet e mia. Anglishtja ka një fjalor  shumë të pasur, shumë më të madh se ai i gjermanishtes. Sa i përket sinonimeve, shumë lehtë mund të dalim tek fjalët më të bukura dhe të rralla, dhe si adoleshente gjithmonë kam punuar me fjalor të sinonimeve. Ndërrimi nga anglishtja në gjermanisht më ka ndihmuar në këtë pikëpamje që më shumë të hyj në substancën e temës dhe më pak të shkruaj në mënyrë dekorative. 



A ka ndikuar përkthimi nga gjermanishtja që Ju të shkruani në gjermanisht?

Po, gjatë përkthimit shihet qartë se çfarë mjetesh gjuhësore ka gjermanishtja. Dhe kështu më pas mund të konstatohet se në anglishte shumë gjëra nuk shkojnë. Për shembull biseda indirekte apo strukturat ose fjalëformimet e caktuara. Nëpërmjet kësaj gjërat i percepton më ndryshe, se gjermanishtja është një gjuhë e lakueshme. Gjithmonë mund të dallojmë kundrinën prej kryefjalës, mbaresat e mbiemrave janë të qarta, kështu që gjithmonë dihet se kush kujt çfarë i bën. Raportet janë më të qarta. 



Ju thoni, se struktura të caktuara në gjuhën gjermane vështirë mund të përkthehen në gjuhën angleze. A mund të na jepni një shembull?

Sintaksa e gjuhës gjermane është më elastike, prandaj edhe theksi mund të përcaktohet nëpërmjet sintaksës. Ekzistojnë autorë gjermanishtfolës, të cilët shkruajnë fjali pa ndonjë zbukurim, fjali minimale, të cilët punojnë me dallime shumë delikate të sintaksës. Autori i parë, të cilin e kam përkthyer ishte: Hermann Ungar, një shkrimtar moraviano-hebre, bashkëkohës i Kafkës. Gjuha e tij është mjaft e reduktuar, shumë e qartë, njëkohësisht në mënyrë të lehtë vendos intonacionet, kështu që asnjëherë nuk është monoton. Kjo të përkthehet në anglisht është gjëja më e vështirë që ekziston, pasi që fjalitë në anglisht – pak a shumë – gjithmonë duhet të kenë të njëjtën radhitje. Dhe kështu përkthimi do të del më i ngurtë. Pra, që nga Ungar kam fituar një vetëdije për këto mjete të shkrimit. Dhe, më pas, më erdhi dëshira që edhe vetë t’i përdorë këto mjete edhe për shkrimet e mia. Në fakt, në kohën kur e përktheja Ungar kam shkruar edhe tekstet e mia të para në gjermanisht. 


Disa autore dhe autorë, të cilët shkruajnë në një gjuhë të dytë, origjinën e tyre gjuhësore e kthejnë në mjet stilistik. Si ia dilni Ju me këtë? 

Ndoshta herë pas here shprehem në mënyrë të pazakontë, edhe mua ndonjëherë më pëlqen të manipuloj me sintaksën, por nuk dëshiroj që të tingëllojë anglisht. Askush nuk dëshiron të futet në një sirtar, ndërsa sirtari i anglicizmave në gjuhën gjermane është i mbushur plot. Natyrisht se mund të manipulohet me to – ekziston një traditë e bukur dhe me humor e të ashtuquajturës Denglisch – por unë më parë do të kërkoja diçka tjetër.