Sa duhet artistët të jenë në këtë kohë politik?

Sa duhet artistët të jenë në këtë kohë politik?
Ilustrimi:© Bernd Struckmeyer

Arti bashkëkohor në Evropë është me rëndësi shoqërore. Por si mbrohet nga përvetësimi politik? Rreth kësaj diskutojnë: Joseph Young, artist i zërit, belit sağ, artiste e videos dhe Via Lewandowsky, artist vizual – ndërsa Ju mund t’u bashkangjiteni! Na shkruani mendimin tuaj dhe pyetjet tuaja: në fushën e komenteve të kësaj faqeje ose në Facebook dhe Twitter nën hashtag #portofrei. Moderatori Geraldine de Bastion i sjell kontributet tuaja në debat.

    7. Nëntor 2018   |   Geraldine de Bastion
 
Geraldine de Bastion © Roger von Heereman / Konnektiv KonnektivMë bën të pikëllohem fakti që duhet të pajtohem me fjalën përfundimtare të përgjigjes së belit sağs. Më në fund, idealet për të cilat flasim, janë një farsë, pasi që të drejtat e njeriut janë vetëm atëherë të drejta të njeriut, nëse ato vlejnë për të gjithë e jo vetëm për ca të zgjedhur, të cilët posedojnë pasaportën e duhur.

Pra mbetet pyetja: a ka ende një Europë që shkon përtej kësaj? A ka një fotografi të Europës që nuk është prekur dhe degraduar nga politika aktuale? Dhe nëse po, ku e gjejmë këtë Europë? 
 

„Çfatë lloj solidariteti ndërkombëtar i duhet artit?"

Duket se makeitclear.eu është një shembull i mrekullueshëm i një përpjekjeje për të thirrur ndërkombëtarisht në solidaritet përmes mjeteve dhe veprimeve artistike. Si mund të krijojmë dhe të ruajmë paqen dhe sigurinë ku dështojnë shteti dhe bashkësia ndërkombëtare? Si do të mund të dukej një formë e re dhe e drejtë e solidaritetit? Çfarë lloj solidariteti ndërkombëtar i duhet artit për çështje të tilla si liria, mbështetja dhe forma të tjera mbështetëse që të aplikohet në praktikë?

Në vitet e fundit, organizata të ndryshme të të drejtave civile kanë formuar dhe marrë përsipër detyra për të cilat shteti është në të vërtetë përgjegjës dhe kështu ka shpëtuar njerëzit nga Mesdheu. Gjatë hulumtimit tim kam ardhur me nisma si Glasgow Buzzcut dhe FromMe2You; Projektet e artistëve për artistët ku shkëmbehet informacioni dhe krijohen rrjete për t'i mbështetur ato.


31. Tetor 2018   |   Belit Sağ


Belit Sağ © Belit Sağ Unë jam i mendimit se aktiviteti artistik duhet të krijojë hapësira që do të përcjellin një ndjenjë sigurie, ku njerëzit mund të takohen dhe të pushojnë. Shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve, veçanërisht në këtë kohë.

Duhet të pyetemi se cilat detyra mund t’i përmbushë arti sot. Dhe cilat hapësira dhe fusha të eksperiencës - të cilat aktualisht nevojiten në mënyrë urgjente - mund t'i krijojnë ato. Arti ka aftësi të gjejë luhatje dhe strofkulla, pasiqë nuk i nënshtrohet asnjë rregulle. Shpehherë mund të ndodhë vetëm një gjest i vogël, e që artin e bën politik. 
 

„Do të dëshiroja që krijimtaria artistike të kontribuojë për gjëra më të mëdha."

Në kohën në të cilën jetojmë, njerëzit bëjnë gjëra të cilat i dijnë më së miri. Do të dëshiroja që krijimtaria artistike të kontribuojë për gjëra më të mëdha. Dua që arti njëherë të zhvendoset në sfond dhe jo të del në qendër të vëmendjes e të bëhet temë për vete, por thjeshtë të mendojë së bashku me botën. Në këtë kohë do të duhej që arti ta merr rolin e një të përbetuari të përbashkët.

Fakti që Bashkimi Europian është i rrezikuar dhe i kanoset një përkeqësim i situatës së përgjithshme, nuk duhet të harrojmë, pse në fakt ekziston BE-ja, cilin dhe pse ai e integron ose e përjashton, cilin e mbron dhe për cilin nuk ia vlen ta mbrojë. Para së gjithash duhet ta kemi parasysh, çfarë po ndodh në kufijtë e BE-së. Atje tani në emër të mbrojtjes së kufijve të BE-së po ndodh vdekja më e madhe masive – dhe kjo jo vetëm në sajë të politikës së ekstremistëve të djathtë. Për ca pjesë të botës BE-ja kurrë nuk ka qenë simbol i të drejtave të njeriut dhe paqës.

Në anën tjetër lufta kundër ekstremistëve të djathtë që moti ka filluar. Njerëzit me sfond migrues, të varfërit, pakicat etnike dhe religjioze, shoqatat e LGBT-së dhe gratë në mbarë botë për çdo ditë përjetojnë urrejtje dhe ndjekje. Një demonstratë për të drejtat e njeriut brenda Bashkimit Europian dhe në kufijtë e tij do të kishte një domethënie jashtëzakonisht të madhe. Tani ekziston rreziku që të projektojmë një imazh heroik në BE, duke mos e parë më dhunën që del nga BE-ja.


30. Tetor 2018   |   Via Lewandowsky

Via Lewandowsky Via Lewandowsky | © Rainer Gollmer

Padyshim se artisti mund dhe duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë për interesin shoqëror, por sa angazhim mund të përballojë çdo artist pa komprometuar lirinë dhe besueshmërinë e tij? Instrumentalizimi i artit për qëllime politike ka bërë që ndonjëherë artistët dhe veprat e artit të shfaqen në një dritë të keqe gjatë shekullit të kaluar.


Në të njëjtën kohë, përcaktimet e shtetit janë ende deklaratat më të fuqishme politike të kulturës së një shoqërie. Kjo kontradiktë mund të shihet në katër pikturat e Gerhard Richter Birkenau, që sot në Parlamentin gjerman qëndrojnë varur përballë pllakave me ngjyrë monokrome në ngjyrat e flamurit federal gjerman. Për ciklin e tij Birkenau Richter bëri riprodhime me piktura të fotografive, të cilat një i burgosur i kishte bërë fshehurazi nga një repart special ushtarak në Aushvic. Richter pastaj e mbuloi atë me pikturën e tij tipike abstrakte.
 
.

„Arti vizual do të vazhdojnë të shoqërojë dhe të vëzhgojë polarizimin e shoqërisë si një hapësirë mbrojtëse dhe si laborator."

Efektiviteti politik i kësaj pune tani paradoksalisht varet nga rëndësia e personit të artistit dhe vlerës së tij të tregut. Nuk është më e mundur të diskutohen arsyet dhe besueshmëria e tyre rreth një deklarate të tillë politike. Pikërisht me këtë kanë vështirësi shumë artistë. Ato veprojnë në një skenë ambivalente midis mundësive të panumërta të koncepteve të ndryshme të artit. Dhe kështu ata janë në dilemën që arti vetvetiu polarizohet, duke u fërkuar ndërmjet aktivizmit politik dhe kanunit "L'art pour l'art" të orientuar kah tregu, ose edhe perceptohet si një kujdestari fanatike morale. 

Sidoqoftë, artet vizuale do të vazhdojnë edhe më tej të shoqërojnë dhe të vëzhgojnë polarizimin e shoqërisë si një hapësirë mbrojtëse dhe si një laborator, si një instrument dhe model, nëse nuk ndërhyhet në punën e tyre.


29 Tetor 2018   |   Joseph Young

Joseph Young © Joseph Young

YoungArtistët gjithmonë kanë qenë të përfshirë në shoqëri në shumë mënyra të ndryshme, jo vetëm si qytetarë aktivë në mjedisin e tyre të drejtpërdrejtë. Për mua, pyetja nuk është nëse artistët duhet të angazhohen politikisht, por si ata të angazhohen?

Kohët e fundit, një kritik i Show-t tim Make Futurism Great Again („Lartësojeni sërish Futurizmin“) në Estorick Collection në Londër e ka paraqitur përgjigjen time mbi „Absurditetin e Kapitalizmit“ sie „zhgënjyes“, pasi që „Protestat në ndërkohë vijnë të gjitha në formën e një projekti të artit “.

 

„Ne duhet të shkojmë një hap më tej dhe të ofrojmë një vizion të së ardhmes, i cili jep shpresë."

Me ose pa kritika negative, do ta ndryshoja këtë shprehje dhe të pohoj se kjo dëshmon vetëm se sa me shkathtësi artistët tashmë e kanë përshtatur gjuhën dhe estetikën e protestës politike. Ne duhet të shkojmë një hap më tej dhe të ofrojmë një vizion të së ardhmes, i cili jep shpresë.

Lidhur me këtë nevojiten dy gjëra: ngushëllimi dhe ideologjia. Ngushëllim, për t’i kundërshtuar urrejtjes së retorikës populiste dhe ideologji, për t’u dhënë përgjigje çështjeve urgjente të kohës. Ne mund ta shohim për momentin, se si fashizmi përsëri po përhapet në Europë, dhe nuk mjafton, nëse artistët thjeshtë vetëm e vëzhgojnë status quo-në në mënyrë kritike.

Në këtë kontekst më pëlqen puna e grupit artistik Keep it Complex. Kjo e kundërshton vrullshëm tendencën për të thjeshtuar fuqishëm gjërat e komplikuara, siç e pëlqen ta bëjë lëvizja Alt-right. Sipas mendimit tim, është detyrë e çdo artisti të "ndërlikojë" çështjet e kohës për t'i ndihmuar njerëzit të kuptojnë shkaqet rrënjësore që janë në thelbin e çështjeve emergjente të kohës sonë.
  
18. Tetor 2018   |   Geraldine de Bastion

Geraldine de Bastion © Roger von Heereman / Konnektiv
Demokracitë tona dhe koncepti i Bashkimit Evropian janë nën presion. Mirëpo, rrymat në rritje populiste, nacionaliste dhe autoritare po sjellin edhe një solidaritet të ri midis mbështetësve të ideve dhe avokatëve evropianë të të drejtave të njeriut dhe të paqes.

Ky solidaritet i ri, mes tjerash mund të vërehej në fundjavën e kaluar në Berlin, në demonstratën #unteilbar (të pandashëm), ku rreth 250,000 njerëz dolën në rrugë për solidaritet, të drejtën për azil, demokraci dhe të drejtat e njeriut. 


„Pritja që arti të jetë politik, duket të jetë më e fortë se kurrë më parë."

Ndërhyrjet artistike si figurat gri në protestën e G20-ës në Hamburg në verën e vitit 2017 luajnë një rol të rëndësishëm në lëvizjet e tilla shoqërore. Raporti midis politikës dhe artit ishte dhe po diskutohet shumë. Dhe ky debat nuk mund të përfundojë kurrë, por duhet të vazhdojë vazhdimisht dhe të reflektojë. Pritja që arti të jetë politik, duket të jetë më e fortë se kurrë më parë.

„Nëse arti nuk bën politikë, kush tjetër?“, pyet përgjegjësi i Documenta-14, Dieter Roelstraete, studentët e tij të artit në verën e vitit 2017. Në Evropën e sotme: sa mund dhe duhet të jetë arti politik? Si mund të ndihmojë arti pët t’iu shmangur polarizimit në rritje në shoqërinë tonë?


TË DEBATOHET


Belit Sağ © Belit Sağ

Belit Sağ, Artiste e videos dhe artiste vizuale, jeton në Amsterdam. Në Ankara Ka studiuar matematikën, ndërsa artin audiovizual në Amsterdam. belit sağ ishte anëtare e një grupi turk të video-aktivistëve dhe bashkë-iniciatore e bak.ma, një arkiv audiovizual online i lëvizjeve soqërore në Turqi. Puna e saj tashmë është shfaqur në Documenta14 dhe në festivalet ndërkombëtare të filmit.








Joseph Young © Joseph Young

Joseph Young është Artist i zërit nga Britania e Madhe. Ai është themeluesi i fushatës në Twitter @artsforeu, e cila angazhohet që Britania e Madhe të mbetet në BE. Punimet e Joseph Young janë shfaqur në Tate Modern dhe në Muzeun e Artit në Seul. Young punon me instalime zëri dhe interpretime në galeri dhe hapësirë publike.







Via Lewandowsky © Rainer Gollmer

Via Lewandowksy, , i lindur në Dresden, është artist vizual. Ai punon me media të ndryshme dhe është i njohur para së gjithash me punët e tija të skenografisë për ekspozita me motive arkitektonike. Veprat e tij në hapësirën publike dhe shfaqjet e tij jo vetëm që kanë një aspekt politik, por mbulojnë nivele të ndryshme të mirëkuptimit.
 







Geraldine de Bastion © Roger von Heereman / Konnektiv
Geraldine de Bastion si politologe këshillon institucionet publike, OJQ-të dhe kompanitë për përdorimin e teknologjive digjitale. Aktivistët e rrjetit dhe blogerët nga e gjithë bota vlerësojnë ekspertizën e saj. Ajo është anëtare e Shoqërisë Digjitale Sh.r., e cila angazhohet për të drejtat themelore dhe mbrojtjen e konsumatorëve në hapësirën digjitale. Për çdo vit ajo është përgjegjëse dhe moderatore e kërkuar në konferencën ndërkombëtare të rrjetit re:publica.