INTERVSTË ME SASCHA LOBE „DIZAJNI GRAFIK FITON NJË LIRI TË RE“

„DIZAJNI GRAFIK FITON NJË LIRI TË RE“
„DIZAJNI GRAFIK FITON NJË LIRI TË RE“ | © Sascha Lobe

Dizajneri grafik Sascha Lobe kujdeset për markat e mirënjohura dhe shtëpitë e kulturës si Adidas ose Bauhaus. Në intervistë ai përshkruan se si dizajni i komunikimit ka ndryshuar, dhe cilat projekte ai i konsideron si jashtëzakonisht interesante. 

Nga Romy König

Z. Lobe, ju keni punuar si dizajner grafik për më shumë se dy dekada, keni punuar me studion tuaj të dizajnit të komunikimit për të menaxhuar markat kryesore si Daimler, Adidas dhe Hugo Boss dhe projekte për shtëpi me renome të artit dhe muzeve. Sipas mendimit tuaj, si ka ndryshuar dizajni grafik në vitet e fundit?
 
Dizajni grafik sot vepron shumë më lirshëm nga kufizimet. Nga njëra anë mjetet e prodhimit kanë ndryshuar: shumë gjëra, për të cilat një dizajner grafik më herët kishte nevojë për teknologji shumë profesionale ose ekspert të trajnuar, si një radhitës të shkrimit, mund t’i bëjë vetë sot. Programet me përdorim intuitiv i mundësojnë atij të presë video-klipet, të inkorporojë muzikë dhe të dizajnojë fontet e tij. Dizajni grafik sot është tepër i larmishëm. Mund të vërehet një minimalizëm i dukshëm, bardh e zi, sidomos në tipografi. Nga ana tjetër, gjithashtu shumë punohet në anën vizuale, ka kolazhe të pasura dhe me ngjyra. Është pak si puna e modës: modelet dhe rrymat e mëdha janë tretur, individualizmi e përcakton tonin.

„DIZAJNI GRAFIK FITON NJË LIRI TË RE“ Dizajneri grafik Sascha Lobe me Studion e tij në Shtutgart Studio L2M3 punon për markat dhe shtëpitë e kulturës ndërkombëtare, ndërsa kohën e fundit ai është partner në Studion e dizajnit në Londër Pentagram. Në Shkollën e lartë të Ofenbah-ut është profesor për tipografi. | © Sasha Lobe Ju keni kryer porosi për klientë nga më të ndryshmit dhe për shumë institucione ndërkombëtare. Cili projekt ju ka sfiduar më së shumti?

Puna jonë për Arkivin Bauhaus ishte jashtëzakonisht emocionuese dhe ende është. Këtu, ne kemi zhvilluar një identitet të ri vizual që nga viti 2014, pra një paraqitje e re. Një projekt, ku lehtë mund të digjeshin gishtat. 
 
Pse? 

Sepse Bauhaus është një mit absolut. Dhe, ashtu siç është me mitet: Secili ka një mendim për to, dhe të gjithë besojnë se e dinë se si ta bëjnë atë më mirë. Ne e pamë atë si një sfidë të madhe për ta menduar mirë: si mund ta përmbledhim figurën e Bauhaus dhe ta transmetojmë pa u bërë historike? Pra, si mund ta transmetoj atë, për të cilën qëndron Bauhaus, me idetë e dizajnimit nga viti 1919 në vitin 2018? 
 
Si e bëtë këtë? 

Duke analizuar, demontuar dhe rimontuar me saktësi tipografinë dhe dizajnin grafik në Bauhaus. Një shembull: Ne e morëm fontin e dizajnerit grafik të Bauhaus, Herbert Bayer, si një pikënisje dhe e bëmë atë më funksionale duke e bërë më të lëmuar. Pastaj studiuam parimet e konstruksionit të formave të tjera të shkrimit të dizajnuara në Bauhaus. I kemi ripërpunuar dhe përshtatur ato si të ashtuquajtura „Glife alternative“ dhe këtij shkrimi ia kemi shtuar më shumë se 500 sosh. Kështu, kemi zhvilluar një gjuhë grafike që njihet qartë si një Bauhaus, por në një formë bashkëkohore.

  • Pllakat i Bauhaus në Centre Pompidou në Paris © Sasha Lobe
    Pllakat i Bauhaus në Centre Pompidou në Paris
  • Pllakat i Përmbledhjes së Bauhaus në Berlin © Sasha Lobe
    Pllakat i Përmbledhjes së Bauhaus në Berlin
  • Pllakat i Përmbledhjes së Bauhaus në Berlin © Sasha Lobe
    Pllakat i Përmbledhjes së Bauhaus në Berlin
  • Pllakat i Përmbledhjes së Bauhaus në Berlin © Sasha Lobe
    Pllakat i Përmbledhjes së Bauhaus në Berlin
  • Pllakat i Përmbledhjes së Bauhaus në Berlin © Sasha Lobe
    Pllakat i Përmbledhjes së Bauhaus në Berlin

Bauhaus është një koncept kryesisht gjerman i dizajnit. Çfarë po ndodh aktualisht në vende të tjera në dizajnin grafik? 
 
Emocionues është një vështrim drejt Azisë: gjatë viteve të fundit kanë lëvizur shumë gjëra në Korenë e Jugut. Ka referenca të forta për të ashtuquajturën Swiss Style - një stil që ishte i madh në vitet e 1950-ta dhe 1960-ta. Në atë kohë, pamja dhe logjika ishin rreptësishtë të përcaktuara, të orientuara në kornizë, rendi dhe funksionaliteti dominonin dizajnin. Koreanët e marrin këtë dizajn si një bazë artizanale dhe frymëzim, duke e përzier me optimizmin e tyre aziatik dhe një „anything goes“(çdo gjë shkon). Kështu krijohet një përzierje interesante e stileve, e cila nga ana tjetër ka një ndikim në dizajnin europian. 

A kanë filluar të shfaqen stile të reja në vendet europiane? Ndoshta në Itali, ku keni qenë folës i ftuar në Festivalin e Ditëve të Grafikës në Torino këtë vit?

Jo, nuk ka tendenca të identifikueshme në nivel lokal. Unë madje do të thoja: Nuk ka as stil të veçantë europian. Pasi që, edhe ajo që po krijohet në SHBA është e ngjashme me atë në Europë. Në dekadat e fundit janë tretur kufijtë. 

A ka ndonjë projekt që do të dëshironit ta zbatoni - një lloj porosie ëndrrash? 

Unë do të doja të freskoja çmimin Nobël, t'i jepja një pamje të suksesshme dhe mirë të paramenduar. Kjo mund të ishte një projekt sfidues. Por unë nuk dua të ëndërroj, sepse aktualisht po bëjmë diçka vërtet interesante për Bibliotekën Kombëtare në Luksemburg. Këtu e konceptojmë dhe krijojmë sistemin e orientimit dhe të shkrimit për ndërtesën e re të bibliotekës, një detyrë e madhe. Unë e shoh se: Projekti më interesant është gjithsesi projekti i radhës.