ÇMIMET GJERMANE TË LETËRSISË KRIMINALISTIKE NGA JETA NË DY BOTË TË NDARA

Në pothuajse asnjë zhanër tjetër nuk dallojnë pretendimet e kritikëve dhe perceptimi i lexuesve aq sa në letërsinë kriminalistike.
Në pothuajse asnjë zhanër tjetër nuk dallojnë pretendimet e kritikëve dhe perceptimi i lexuesve aq sa në letërsinë kriminalistike. | Zuschnitt © picture alliance/dpa/Jörg Carstensen

Në pothuajse asnjë zhanër tjetër të librit nuk dallojnë pretendimet e kritikëve dhe shija e lexuesve aq sa në letërsinë kriminalistike. Autorët që kanë fituar çmime rrallëherë gjenden në listat e librave më të shitur. 

Nga Matthias Bischoff

Vetëm tre tituj janë në listën librave më të mirë kriminalistik për muajin nëntor të vitit 2018: Christoph Peters Viti i maces, Susanne Saygins Debüt Armiqtë und Simone Buchholz’ Mexikoring. Përzgjedhja e dhjetë librave të rekomandueshëm të prezantuar nga Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Deutschlandfunk Kultur është përpiluar për çdo muaj nga 19 kritikë letrar dhe specialistë të kriminalistikës nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Ajo që më së shumti vërehet është epërsia e autorëve jo-gjermanishtfolës. Edhe një pikë tjetër bie menjëherë në sy: Nuk mund të gjendet as edhe një emër i njohur nga listat përkatëse të librave më të shitur të Spiegel. 
 
Ajo që kritikëve u pëlqen ka të bëjë pak ose aspak me atë që lexuesit e blejnë dhe e pëlqejnë. Nëse vihet re lista e Spiegel-Hardcover nga fillimi i nëntorit 2018 tregon dilemën se dhjetë nga njëzet librat që janë shitur më së shumti i përkasin zhanrit kriminalistik ose të melodramës, gjashtë prej tyre në gjermanisht – Der Insasse (I burgosuri) nga Sebastian Fitzek (vendi i parë), Volker Kutschers Marlow (vendi i tretë), Charlotte Links Die Suche (Kërkimi) (vendi i katërt), Rita Falks Eberhofer, Zefix!, Zyra e Sigurisë Kombëtare NSA nga Andreas Eschbach und Martin Suters Allmen und die Erotik (Allmen dhe erotika). I vetmi Volker Kutscher me romanet e tij të viteve të hershme të 1930-ta mbi hetuesin Gereon Rath është rregullisht i pranueshëm për kritikët. Edhe më shumë shihet ndarja në fushën e librave të xhepit dhe broshurave, ku nga mbretërit e shitjes së romanëve kriminalistik rajonal si Jörg Maurer (Oberbayern), Jean-Luc Bannalec (Bretagne) dhe Klaus-Peter Wolf (Ostfriesland) me vite të tëra është e kënaqur rregullisht një audiencë milionëshe dhe nuk iu intereson aspak për kritikat.

Pse të mos jetë i lumtur. Volker Kutscher është një nga autorët e paktë gjerman, për të cilin kritikët janë të një mendimi. Seriali i tij mbi detektivin Gereon Rath, i cili luan në vitet e 1920-ta dhe 1930-ta, gëzon një popullaritet të madh edhe si filmim „Babylon Berlin“ i kurorëzuar me çmim. Pse të mos jetë i lumtur. Volker Kutscher është një nga autorët e paktë gjerman, për të cilin kritikët janë të një mendimi. Seriali i tij mbi detektivin Gereon Rath, i cili luan në vitet e 1920-ta dhe 1930-ta, gëzon një popullaritet të madh edhe si filmim „Babylon Berlin“ i kurorëzuar me çmim. | Zuschnitt © picture alliance/Sven Simon MES VEPRAVE ME CILËSI TË LARA DHE ARYRE ARGËTUESE

Kritikët vuajnë nga injoranca e lexuesve. Rregullisht ata ankohen se botuesit gjermanë bëjnë shumë pak për të mbështetur romane kriminalistike me vlera më të larta, që edhe del të jetë e saktë. Për botuesit dhe libraritë vlen vetëm shitja, kriteret e cilësisë nuk përfillen. Mirëpo, thelbi i këtyre kritereve është se ato janë identike me ato të ashtuquajtura letërsi serioze. Këtu nuk kënaqen nevojat e lexuesit, duhet të thyhen rregullat e zhanreve, të vihen në pikëpyetje, të injorohen, këtu nuk duhet të ketë një përfundim të lumtur dhe asnjë identifikim me figurën e hetuesit. Sa më shumë të jetë e mundur stimulohet realizmi i ashpër dhe pasqyrimi i realitetit shoqëror. Fjala „i ashpër“ shfaqet shpesh me dyshime gjatë lëvdatave të Listës më të mirë. 

Kështu vazhdon ndarja e pashpirt e librave në libra me cilësi të larta (E = serioz, me plot vlerë artistike) dhe libra pa cilësi të lartë (U = argëtues, që konsumohen shpejtë), e cila gjithmonë ishte një markë jo e mirë qasjes së letërsisë gjermane, pra edhe në fushën e letërsisë kriminalistike. Në vend që të merret një melodramë nga Sebastian Fitzek, e cila në fakt më shumë ka të bëjë me një Hollywood-Popcorn-Kino sesa me një vepër narrative, dhe saktë të hulumtohet dhe të merret seriozisht gjatë analizimit lidhur me mjeshtërinë e tij artistike, kritika letrare gjermane i hedh poshtë me përçmim pothuajse të gjitha veprat që gjendet në grumbullin e veprave më të shitura.

I adhuruar nga lexuesit, i injoruar nga kritikët, autori i librave më të shitur Sebastian Fitzek mysafir në teatrin e veprave letrare kriminalistike në Berlin. I adhuruar nga lexuesit, i injoruar nga kritikët, autori i librave më të shitur Sebastian Fitzek mysafir në teatrin e veprave letrare kriminalistike në Berlin. | Zuschnitt © picture alliance/Photopress/Ralf Mueller
GJITHÇKA QË SHITET MIRË, ZAKONISHT NUK FITON ÇMIM

Nuk është çudi, pra, që shpërblimet e ndara të romaneve kriminalistike në Gjermani janë pothuajse të parëndësishme për blerësit e librit. Lexuesi ndjen se shumë nga librat me çmime ofrojnë vetëm një kënaqësi të kufizuar të leximit. Çmime ka mjaft: Çmimi për letërsi kriminalistike i Radio Bremenit dhe i Zyrihut, çmimi austriak Leo-Perutz apo çmimi i Crime Cologne – tek kjo e fundit bëhet fjalë gjithnjë për një „Argëtim interesant“. 
 
Dy çmimet më të rëndësishme të letërsisë kriminalistike për romanet në gjuhën gjermane janë çmimi i quajtur shkurtë „Glauser“ - Çmimi Friedrich-Glauser dhe çmimi gjerman i letërsisë kriminalistike. Çmimi „Glauser“ ndahet që nga viti 1987 për çdo vit në disa kategori nga ana e sindikatës, një grupi të autorëve të letërsisë gjermanishtfolëse kriminalistike që numëron 750 anëtarë, dhe është stimuluar me 5000 euro. Çmimi gjerman i letërsisë kriminalistike, cili ekziston që nga viti 1985, nderon romane që sipas prezantimit të tyre „japin një shtytje të re për zhanrin në përmbajtjen e tyre origjinale dhe veprimtarinë letrare“. Gjithnjë dalin në sipërfaqe edhe emra të njohur, të cilët dinë të balancojnë mes kërkesës së publikut dhe lëvdatave të kritikëve: përveç Oliver Bottini gjithashtu edhe Friedrich Ani, Ursula Poznanski apo Tom Hillenbrand.
 
Megjithatë, asnjë prej titujve të vlerësuar me çmime të viteve të fundit nuk e ka arritur të jetë në krye të listave të librave më të shitur. Botuesit gjatë kohë nuk mundohen aspak që titujt që kanë fituar çmime t’i dallojnë e t’i ngritin lart e njëkohësisht të për shitje shtesë. Ndryshe nga Çmimi gjerman i librit, i cili së paku bën shumicën e njerëzve të interesuar për literaturën, nuk del asnjë impuls nga rekomandimet e kritikëve për romanet kriminalistike. Lexuesit dhe kritikët gjykojnë krejtësisht të kundërtën kur parashtrohet pyetja se çfarë është një roman i mirë kriminalistik - ata jetojnë në botë të ndara.