Berlin Biennale 2018 We Don’t Need Another Hero

Video instalimi „again“ i Mario Pfeifferit ka të bëjë me një incident në Sachsen, ku fshatarët e kishin lidhur një refugjat pas një peme.
Video instalimi „again“ i Mario Pfeifferit ka të bëjë me një incident në Sachsen, ku fshatarët e kishin lidhur një refugjat pas një peme. | Photo (detaj): © picture alliance/Carsten Koall/dpa-Zentralbild/dpa

Bota e artit kishte pritshmëri të mëdha në Bienalen e 10-të të Berlinit për artin bashkëkohor; e para që do të përkrahet nga një afrikane. Mirëpo, kjo ekspozitë nuk bëri një shfaqje të thjeshtuar dhe lineare të epokës koloniale.

Titulli i Bienales së Berlinit 2018 u frymëzua nga kënga e filmit të Tina Turner Mad Max 3: We Don’t Need Another Hero dukej se përshtatej jashtëzakonisht mirë gjatë këtij viti. Ekspozita dyvjeçare e artit bashkëkohor ka qenë gjithmonë në lidhje me çështjet politike dhe sociale. Shumica e kritikëve prisnin nga përkrahësja e parë afrikane të Berlinales një mesazh të qartë mbi temën e kolonializmit, një interpretim artistik i historive të shumta mbi kolonializmin. Por Gabi Ngcobo dhe ekipi i saj, i përbërë nga Nomaduma Rosa Masilela, Serubiri Moses, Thiago de Paula Souza dhe Yvette Mutumba – të gjithë me ngjyrë të zezë të lëkurës – vendosën kundër një qasjeje të thjeshtë ndaj historisë.
  
Dy tema të mëdha u analizuan në mënyrë komplekse në këtë ekspozitë: shpronësimi, dhuna dhe vdekja në regjimet neokoloniale nga njëra anë, konfliktet e sotme kundër kolonializmit, nga ana tjetër. Shumë nga veprat e 46 artistëve ndërkombëtarë u shkëputën nga mënyra lineare e tregimit nëpërmjet shkurtimeve, ndërprerjeve, efekteve të zhvendosjes dhe distancimit. Për t’i rezistuar logjikës lineare të koncepteve perëndimore të kohës dhe të historisë, Bienalja përdorte disa nivele kohore. Bëhet fjalë për zbulimin e tregimeve dhe krijimin e hapësirave në të cilat mund të rishkruhet historia dhe shërimi është i mundur.

ARTI SI HAPËSIRË PËR PROTESTË

Filmi Milli’s Awakening (2018) i artistes dhe aktivistes Natasha A. Kelly portretizon tetë artistë dhe aktivistë gjermano-afrikanë që tregojnë historitë e tyre personale të luftës kundër racizmit, përjashtimit dhe padrejtësive strukturore brenda dhe jashtë mjedisit artistik në Gjermani. Një nga gratë, Nadu, tregon për shqetësimin që ndjente kur erdhi në Gjermani si një grua e re me ngjyrë të ndryshme të lëkurës dhe si nuk ndjehej më si një njeri. Një aktiviste tjetër, Maseho, lexon nga udhëzuesi i saj ironik për njerëzit e me ngjyrë të zezë që udhëtojnë në Gjermani. Poqë se dëshirojnë të kursejnë kohë, i këshillon se thjeshtë duhet t’u thonë gjermanëve se ata vijnë nga SHBA-ja apo Afrika – me një përgjigje tjetër, ata vetëm do ta rrënojnë botëkuptimin e tyre. Aktivistja Maciré nga Bremeni raporton mbi „zgjimin“ e saj kur kupton se filmi i saj ishte përdorur për të legjitimuar një ekspozitë, duke ofruar një perspektivë jo të bardhë. Situata të ngjashme ka të ngjarë të ketë përjetuar artistja e lindur në Angli, Kelly, e cila ka prejardhje nga Xhamajka. Megjithatë, filmi gjithashtu tregon se si këto gra kanë gjetur rrugë të ndryshme në komunitetet e tyre dhe në aktivitetin e tyre artistik për të tejkaluar shqetësimin e tyre dhe për të luftuar për drejtësi sociale.

Кубанскиот уметник Белкис Ајон создава иконографии во нејзините дела кои цртаат паралели помеѓу сопствениот живот и оние на Сикан, женска фигура од афро-кубанскиот митолог Абакуа. Кубанскиот уметник Белкис Ајон создава иконографии во нејзините дела кои цртаат паралели помеѓу сопствениот живот и оние на Сикан, женска фигура од афро-кубанскиот митолог Абакуа. | Фото: ©picture alliance/Carsten Koall/dpa-Zentralbild/dpa
Në Sitting on a Man´s Head (2018) koreografja dhe shkrimtarja Okwui Okpokwasili me partnerin e saj Peter Born dhe të tjerë nga Berlini u tregon aktorëve për një taktikë tradicionale paqësore të protestës së grave të Nigerisë Lindore. E ashtuquajtura „sitting on a man’s head“ qëndron në atë që kolektivisht të pengojnë në vende të pushtetit. Gratë këndojnë ose kërcejnë përpara shtëpisë ose në zyrën e një personi të caktuar për t'i turpëruar ata publikisht. Në këtë mënyrë, gratë e larguara nga shoqëria mund „të mbrojnë veten, të ndalin zemërimin dhe të nisin ndryshimin“, sqaron artistja. E frymëzuar nga kjo, vepra e saj fillon para një dhome me mure të buta plastike dhe gjysmë transparente. Aty shikuesit bëjnë biseda intime, të nxitur nga pyetjet si: „Çfarë nuk keni guxuar të thoni dhe pse?“ Derisa interpretuesit dhe audiencat ngadalë hyjnë në dhomë, jehojnë prerjet e këtyre bisedave – në formë të lëvizjeve, gjesteve dhe vokalizimit, kështu duke u krijuar një këngë e re. Kalimi nga një bisedë intime në lëvizje kolektive është mbresëlënëse, duke shkatërruar çdo kundërshtim midis individit dhe tërësisë.

KOMPLEKSITET NË VEND TË HERONJVE TË TJERË  


Lubaina Himid gjithmonë e ka konsideruar si interesante idenë se ndërprerjet sjellin ndryshime. Ajo krijoi një seri prej nëntë pikturash figurative për Bienalen e Berlinit, të cilat i emërtoi In der Vollmondnacht (2018) (“Natën e hënës së plotë”. Në stilin e „Kangas“ – të pëlhurave, me të cilat visheshin gratë e Afrikës Lindore – janë paraqitur organet si: truri, gjoksi, mushkëritë apo dora. Himid u shton këtyre edhe fjalë nga poetët si Audre Lorde, Essex Hemphill dhe Maud Sulter, gjë që si një prerje e ndërpren tregimin vizual dhe me atë krijon hapësirë për tregime të tjera.

Në instalimin e Minia Biabiany „Toli Toli“ mund të dëgjohen zërat e më të moshuarve, të cilët e këndojnë një këngë tradicionale për fëmijë nga Ishulli Karibik Guadeloupe. Fëmijët e sotëm nga Guadeloupe nuk e dinë më këtë këngë. Në instalimin e Minia Biabiany „Toli Toli“ mund të dëgjohen zërat e më të moshuarve, të cilët e këndojnë një këngë tradicionale për fëmijë nga Ishulli Karibik Guadeloupe. Fëmijët e sotëm nga Guadeloupe nuk e dinë më këtë këngë. | © Foto: picture alliance/Carsten Koall/dpa-Zentralbild/dpa Në Bienalen e 10-të të Berlinit për artin bashkëkohor, ka pasur shumë nga këto momente të ndërprerjes, zhvendosjes, distancimit dhe vëzhgimit vetjak që hapin një hapësirë për histori të ndryshme. Ajo ngriti pyetjen se si arti mund të bëhet një hapësirë që mundëson mosbindjen si një formë kolektive e mbijetesës. Ekspozita nuk i ofroi audiencës „heronj të tjerë“ me përgjigje universale, por zbuloi se sa çështje komplekse dhe kontradiktore janë temat e polarizuara si racizmi, kolonializmi dhe migrimi.