KÜNSTLICHE INTELLIGENZ ROBOTI HUMANOID TROKET NË DERË

ROBOTI HUMANOID TROKET NË DERË
Foto (Zuschnitt): © picture alliance/Westend61

Internationale Forschungsnetzwerke arbeiten an Robotern, die dem Menschen nicht nur in seinem Intellekt ähneln, sondern sich auch so bewegen und verhalten. Bis eine künstliche Intelligenz uns auf Augenhöhe begegnen kann, wird es aber wohl noch etwas dauern.

Von Johannes Zeller

Human Brain Project (HBP) u formua nga Bashkimi Europian në vitin 2013 – me një qëllim ambicioz: Brenda dhjetë viteve të ardhme të zhvillohet një inteligjencë e tillë artificiale (IA), e cila do të arrinte fuqi kompjuterike të një Exa-FLOPS-i. Një Exa-FLOPS është i barabartë me fuqinë kompjuterike prej 10 në 18 hapa kompjuterikë për sekondë, pra një numër, i cili është më i madh se numri i përgjithshëm i yjeve në rrugën e qumështit dhe në galaktikën Andromeda (FLOPS: Floating Point Operations per Second; Exa: një trilion, pra një njësh me 18 zero apo 10 në 18). Çdo qenie njerëzore që nga lindja mbart në vetvete një version kompakt të një kompjuteri të tillë - trurin. Pra, brenda dhjetë vjetësh, HBP dëshiron që këtë ta arrijë me IA, për evolucionin e të cilit duheshin me miliarda vite. 

Efikasitet i shtuar nëpërmjet bashkëpunimit

Në fillim të këtij projekti të madh, në të cilin marrin pjesë mbi njëqind institucione kërkimore, qëndroi formimi i një rrjeti ndërkombëtar të kërkimit. Neuroshkencëtarët, informatikanët dhe specialistë të tjerë të disiplinave të ndryshme këmbejnë përvojat dhe mendimet e tyre lidhur me projektin në fjalë. Së bashku, ata hulumtojnë trurin e njeriut në detaje si kurrë më parë – duke filluar nga niveli molekular e deri te bashkimjet që mundësojnë procese komplekse kognitive. Meqenëse ky hulumtim prek edhe çështjet etike, në bord ka edhe filozofë. 

Për të funksionuar pa probleme një një bashkëpunim i tillë, duhet të përmirësohet shkëmbimi i njohurive brenda komunitetit shkencor. Deri tani nuk ka standarde ndërkombëtare për hulumtime neurologjike, ndërsa rezultatet dallojnë për nga strukturimi nga organizata në organizatë. Kjo e bën të vështirë për të kuptuar gjendjen aktuale të kërkimit në një model të njësuar. Kjo do të ndryshojë me HBP-në: njohuritë e reja që krijohen me këtë projekt duhet jenë të kapshme për të hulumtuesit nga e gjithë dhe ato t‘i përdorin për projektet e tyre. Për këtë qëllim, projekti do të ndërtojë një platformë ndërkombëtare që përgatit të dhëna neuroshkencore për të gjithë në mënyrë të njësuar. Njohuritë e fituara pastaj mund të përdoren, për shembull, për kërkime mjekësore.

IA për tu përshëndetur

Derisa HBP në Gjenevë po ndjek strukturën e trurit, hulumtuesit në Munih po punojnë në ndërtimin e një robot që duhet të imitojë trupin e njeriut në të gjithë përsosjen e tij. Ky robot me emrin Roboy mund të thuhet se është fytyra, krahët e këmbët, kyçi i këmbës, lëkundja e belit dhe ngritja e syve të HBP-së.

Historia e Roboy-it filloi në vitin 2013 në Universitetin e Cyrihut, ku informatikanët, inxhinierët dhe specialistët e mekatronikës u bashkuan për të zhvilluar një robot që – teknikisht – nuk do të ketë dallim nga njeriu. Hulumtuesit vinin nga e gjithë Evropa, madje përfshinin partnerë edhe nga kontinentet e tjera: Për shembull, studiuesit nga Universiteti i Melburnit, me njohuritë e tyre të kontrollit të muskujve, kanë dhënë një kontribut vendimtar në softuerin që komandon aftësitë motorike të Roboy. Në këmbim, ata janë pajisur nga ekipi Roboy me pajisje të cilësisë së lartë për projektet e tyre. 

Roboti Roboy mund të vizisë bicikletë dhe të shërbehet me një gramafon. Në vitin 2020 ai duhet të mund të caktojë edhe diagnoza mjekësore. | Foto: © Roboy 2.0 – roboy.org Roboti Roboy mund të vizisë bicikletë dhe të shërbehet me një gramafon. Në vitin 2020 ai duhet të mund të caktojë edhe diagnoza mjekësore. | Foto: © Roboy 2.0 – roboy.org

Ndërkohë që roboti është zhvendosur në Universitetin Teknik të Mynihut. Aty për çdo semestër, një ekip i ri i nxënësve nga disiplina të ndryshme e mësojnë Roboy-in me diçka të re. Ata e udhëzojnë atë që të bëjë bisedë njëkohësisht me dy persona apo të luajë Xylophon. Të gjitha njohuritë e fituara i vënë në dispozicion në një platformë robotike në internet. Nga mekanika e këmbëve të tij e deri te diagrami i lidhjeve ku mund të shihen sytë e Roboy-it: Anatomia e përgjithshme e robotit sqarohet në Open-Source-Portal dhe është e gatshme për shkarkim, ashtu që çdo amator, hulumtues apo Tech-Geek (i interesuar për teknologjinë) mund ta vë në funksion njohurinë e tij teknologjike dhe ta zhvillojë më tej.

Dhe roboti i vogël mëson shpejt: Roboy tashmë di të ngasë biçikletë dhe të shërbehet me gramafon. Në të ardhmen, karriera e pret atë si kamerier dhe zdrukthëtar – profesione që kërkojnë shkathtësi të jashtëzakonshme motorike.

Aq i ngjashëm me njeriun sa asnjë makinë më parë

Dhe në vitin 2023? Deri atëherë HBP do ta arrijë qëllimin e vet dhe do të zhvillojë kompjuter, i cili nuk do të jetë aspak më i dobët se truri i njeriut. Deri atëherë duhet të kalohen edhe disa pengesa. Kështu për shembull, lidhur me fuqinë kompjuterike të Exa-FLOPS janë të nevojshme edhe disa hapa teknik. Për të simuluar shpejtësinë dhe kapacitetin e memories së trurit të njeriut duhet një sasi e madhe e energjisë. Kjo kërkon punë zhvillimore në fushën e fuqisë kompjuterike me efikasitetit energjetik, e cila mund të bëjë revolucion në industrinë klasike.

Atëherë kur do të tejkalohen këto pengesa, ardhmëria e Roboy-it do të jetë impresionuese: I lidhur me -„ trurin“ e exa-FLOPS të HBP-së, do të ishte i ngjashëm me aftësitë e njeriut si asnjë makinë tjetër më parë. Natyrisht, kjo ngre pyetje etike themelore. Prandaj, një komitet etik gjithmonë është një shoqërues i ngushtë i projektit – që takimi me Roboy-in të mos perceptohet si kërcënues kujdesen sytë e tij simpatik dhe motoja e robotit: „be friendly“.