ZGJEDHJET EUROPIANE SHTATË UEBFAQE DHE APLIKACIONE PËR KURAJO DIGJITALE CIVILE

Gjuha e urrejtjes dhe Fake News mund të ndikojnë në masë të madhe në mendimin publik. Këto aplikacione dhe iniciativa duan t’u kundërvihen, që duke informuar dhe nxitur për politikën së bashku të krijojnë diskursin në rrjet.

 

  • Si do të zhvilloheshin ndryshimet klimatike poqë se do të mund të vendosnin përdoruesi apo përdoruesja? Kjo mund të zbulohet me lojën online KEEP COOL . Pjesëmarrësit në lojë marrin rolin e kryetares apo kryetarit të një metropole botërore. Gjithsej 50 prej tyre do të hedhin zare në një raund. Secili duhet të vendosë për një strategji ekonomike dhe të bëjë balancimin mes qëndrueshmërisë dhe zhvillimit. Nëse ngrohja globale rritet për më shumë se dy gradë celsius, të gjithë lojtarët kanë humbur. Kështu do të nxiten adoleshentët dhe të rriturit, që të merren në mënyrë intensive me temën e ndryshimeve dhe politikës klimaterike. Foto: © www.keep-cool-mobil.de/ (Screenshot)
    Si do të zhvilloheshin ndryshimet klimatike poqë se do të mund të vendosnin përdoruesi apo përdoruesja? Kjo mund të zbulohet me lojën online KEEP COOL . Pjesëmarrësit në lojë marrin rolin e kryetares apo kryetarit të një metropole botërore. Gjithsej 50 prej tyre do të hedhin zare në një raund Secili duhet të vendosë për një strategji ekonomike dhe të bëjë balancimin mes qëndrueshmërisë dhe zhvillimit. Nëse ngrohja globale rritet për më shumë se dy gradë celsius, të gjithë lojtarët kanë humbur. Kështu do të nxiten adoleshentët dhe të rriturit, që të merren në mënyrë intensive me temën e ndryshimeve dhe politikës klimaterike.
  • Helpdesk-u i krijuesve të rinj të mediave angazhohet kundër gjuhës së urrejtjes  në Internet. Personave të prekur u ofrohet ndihmë e shpejtë, për shembull me „Strategjitë kundër urrejtjes“, të cilat japin udhëzime se si me ndjenja dhe fakte kundërshtohen ofendimet në rrjet. Me ndihmën e informacioneve shkencore dhe juridike bëhet parandalimi i gjuhës së urrejtjes. Përveç kësaj, Helpdesk mbështet njerëzit që në mënyrë aktive luftojnë urrejtjen në internet. Kjo është bërë, ndër të tjera, përmes një rrjeti të pikave të regjistrimit dhe një udhëzuesi për paralajmërim të gjuhës së urrejtjes. Foto: © www.neuemedienmacher.de (Screenshot)
    Helpdesk-u i krijuesve të rinj të mediave angazhohet kundër gjuhës së urrejtjes në Internet. Personave të prekur u ofrohet ndihmë e shpejtë, për shembull me „Strategjitë kundër urrejtjes“, të cilat japin udhëzime se si me ndjenja dhe fakte kundërshtohen ofendimet në rrjet. Me ndihmën e informacioneve shkencore dhe juridike bëhet parandalimi i gjuhës së urrejtjes. Përveç kësaj, Helpdesk mbështet njerëzit që në mënyrë aktive luftojnë urrejtjen në internet. Kjo është bërë, ndër të tjera, përmes një rrjeti të pikave të regjistrimit dhe një udhëzuesi për paralajmërim të gjuhës së urrejtjes.
  • Në shfletuesin e lojës Fake It To Make It lojtarët marrin rolin e operatorit të një faqeje të Fake-News. Ata kopjojnë artikuj me mbishkrime ekstreme dhe i shpërndajnë nëpër profile me ndikim në mediat sociale. Emocionet e lexuesve me këtë rast shfrytëzohen pa mëshirë. Sa më dramatike të jenë reagimet, aq më të larta janë të ardhurat nga reklama. Në këtë mënyrë Fake It To Make It sqaron në formë të lojës mbi krijimin, shpërndarjen dhe psikologjinë e Fake-News dhe Clickbait dhe njëkohësisht sensibilizon lidhur me strategjitë gjuhësore dhe emocionale që më së shpeshti përdoren. Foto: © http://www.fakeittomakeit.de (Screenshot)
    Në shfletuesin e lojës Fake It To Make It lojtarët marrin rolin e operatorit të një faqeje të Fake-News. Ata kopjojnë artikuj me mbishkrime ekstreme dhe i shpërndajnë nëpër profile me ndikim në mediat sociale. Emocionet e lexuesve me këtë rast shfrytëzohen pa mëshirë. Sa më dramatike të jenë reagimet, aq më të larta janë të ardhurat nga reklama. Në këtë mënyrë Fake It To Make It sqaron në formë të lojës mbi krijimin, shpërndarjen dhe psikologjinë e Fake-News dhe Clickbait dhe njëkohësisht sensibilizon lidhur me strategjitë gjuhësore dhe emocionale që më së shpeshti përdoren.
  • Iniciativa HausParlamente e sjell politikën europiane në tavolinën e kuzhinës. Çdo qytetare dhe qytetar i UE-së e ka mundësinë të jetë nikoqir i një parlamenti dhe të ftojë miqtë dhe familjen për një debat mbi temat relevante të së ardhmes. Temat, të cilat do të trajtohen në parlamentet shtëpiake janë të njëjta në tërë Europën. Mirëpo, „vendimet“ e marra dallojnë nga shtëpia në shtëpi. Ato grumbullohen nga organizatori i iniciativës qytetare Pulse of Europe, dhe përcillen tek bartësit e vendimeve politike. Kështu kjo iniciativë mbështet pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në Europë. Foto (Zuschnitt): © https://homeparliaments.eu
    Iniciativa HausParlamente e sjell politikën europiane në tavolinën e kuzhinës. Çdo qytetare dhe qytetar i UE-së e ka mundësinë të jetë nikoqir i një parlamenti dhe të ftojë miqtë dhe familjen për një debat mbi temat relevante të së ardhmes. Temat, të cilat do të trajtohen në parlamentet shtëpiake janë të njëjta në tërë Europën. Mirëpo, „vendimet“ e marra dallojnë nga shtëpia në shtëpi. Ato grumbullohen nga organizatori i iniciativës qytetare Pulse of Europe, dhe përcillen tek bartësit e vendimeve politike. Kështu kjo iniciativë mbështet pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në Europë.
  • Neuwal ka të bëjë me politikën në forma të ndryshme. Vizitorët mund t’i krahasojnë rezultatet e 1200 anketave të fundit të zgjedhjet që do të mbahen në Austri, dhe do të marrin edhe një vlerësim të cilësisë dhe provave të kësaj ankete. Neuwal grumbullon transkripte dhe intervista me politikanë dhe politikane – përfshirë të gjitha premtimet që i kanë dhënë para zgjedhjeve. Paralelisht, politometri shënon ecurinë e qeverisë në realizimin e premtimeve zgjedhore si dhe votimet e deputetëve në Këshillin nacional. Barometri zgjedhor është pandani i Wahl-O-Mat në Gjermani. Foto: © www.neuwal.com (Screenshot)
    Neuwal ka të bëjë me politikën në forma të ndryshme. Vizitorët mund t’i krahasojnë rezultatet e 1200 anketave të fundit të zgjedhjet që do të mbahen në Austri, dhe do të marrin edhe një vlerësim të cilësisë dhe provave të kësaj ankete. Neuwal grumbullon transkripte dhe intervista me politikanë dhe politikane – përfshirë të gjitha premtimet që i kanë dhënë para zgjedhjeve. Paralelisht, politometri shënon ecurinë e qeverisë në realizimin e premtimeve zgjedhore si dhe votimet e deputetëve në Këshillin nacional. Barometri zgjedhor është pandani i Wahl-O-Mat në Gjermani.
  • Edhe RRJETI angazhohet për kurajo digjitale civile. Kjo platformë i lidh në rrjet aktorët dhe iniciativat, të cilët në internet angazhohen për një kulturë pozitive në debate dhe kundër gjuhës së urrejtjes. Nëpërmjet një konkursi për ndihmë mbështeten projekte, të cilat në një mënyrë të re i kundërvihen gjuhës së urrejtjes dhe trolleve në internet. Në vitin 2018 janë mbështetur katër iniciativa me gjithsej 20.000 Euro, mes tyre „Hatecontrol“-Tool nga #ICHBINHIER dhe fushata Shpresa Radikale (Radikale Höflichkeit). Foto: © www.radikalehoeflichkeit.de/ (Screenshot)
    Edhe RRJETI angazhohet për kurajo digjitale civile. Kjo platformë i lidh në rrjet aktorët dhe iniciativat, të cilët në internet angazhohen për një kulturë pozitive në debate dhe kundër gjuhës së urrejtjes. Nëpërmjet një konkursi për ndihmë mbështeten projekte, të cilat në një mënyrë të re i kundërvihen gjuhës së urrejtjes dhe trolleve në internet. Në vitin 2018 janë mbështetur katër iniciativa me gjithsej 20.000 Euro, mes tyre „Hatecontrol“-Tool nga #ICHBINHIER dhe fushata Shpresa Radikale (Radikale Höflichkeit).