TRENDET E LIBRIT 2019 LIBRI PËR FËMIJË DHE ADOLESHENTË MERR POZICION TË QARTË

Plehrat, gjëja më e bezdisshme në botë: temat mbi mjedisin edhe në vitin 2019 janë ende aktuale.
Plehrat, gjëja më e bezdisshme në botë: temat mbi mjedisin edhe në vitin 2019 janë ende aktuale. | Foto (Prerje): © Beltz und Gelberg Verlag

Edhe në vitin 2019, tregu i librit për fëmijë dhe të rinj në gjuhën gjermane do të vazhdojë të përqendrohet në tema të rëndësishme shoqërore, duke u përqendruar në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit apo në  modelet e roleve të femrave. 
 

Ecja nëpër salla dhe pamja në raftet e Panairit të Librit në Leipzig në pranverën e vitit 2019, mbi të gjitha tregoi qartë se libri për fëmijë dhe adoleshentë në gjermanisht zë një pozicion të qartë. Dhe kështu i mbetet besnik trendit të viteve të mëparshme. Në tregun e librit për fëmijë dhe adoleshentë siguron një vend të qëndrueshëm të temave si të drejtat e barabarta, mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit ose politikës krahas librave me fantazi dhe tregimeve rreth familjes, miqësisë, zënkave, dashurisë, pubertetit, adoleshencës, sëmundjeve dhe vdekjes. Me këtë rast, temat e reja dhe të rizbuluara gjejnë vendin e tyre si në programin narrativ - nga libri figurativ e deri te librat për adoleshentë – si dhe në librin profesional. 

mjedisi dhe diversitetI

Se sa fëmijë dhe adoleshentë janë të interesuar për mjedisin e tyre, për mbrojtjen e natyrës dhe klimës tregohet jo më pak në lëvizjen „Fridays for Future“, me të cilën të rinjtë në mbarë botën po u japin zërin e tyre dhe demonstrojnë për më shumë mbrojtje klimatike. Tregu i librave për fëmijë dhe të rinj reflekton këtë interes në rritje të vazhdueshme për disa vite dhe përqendrohet në nevojën e padiskutueshme dhe urgjente për mbrojtjen e natyrës dhe kafshëve, diversitetin e llojeve, qëndrueshmërinë dhe vetëdijen për mjedisin.
Temat lidhur me mjedisin dhe klimën janë të rëndësishme për fëmijët dhe adoleshentët, dhe kjo paraqitet si te librat narrativ ashtu edhe te librat shkencor. Temat lidhur me mjedisin dhe klimën janë të rëndësishme për fëmijët dhe adoleshentët, dhe kjo paraqitet si te librat narrativ ashtu edhe te librat shkencor. | Foto: © Thienemann Verlag | Oetinger Verlag | Beltz und Gelberg Verlag Këtë pranverë, librat shkencorë si Müll: Alles über die lästigste Sache der Welt (Plehrat: Gjithçka rreth gjërave më të bezdisshme në botë), Paulas Reise: oder Wie ein Huhn uns zu Klimaschützern machte (Udhëtimi i Paulas: ose Si një pulë na ktheu në mbrojtës të klimës) ose Seltene Tiere. Atlas der bedrohten Arten (Kafshët e rralla. Atlasi i llojeve të rrezikuara) provojnë të na informojnë dhe sensibilizojnë rreth temës mbi mjedisin dhe klimën. Programi vjeshtor i shtëpive botuese premton libra të tjerë shkencorë lidhur me temën ngrohja e tokës dhe mbrojtja e natyrës. Gjithashtu librat narrativ si Der grüne Riese (Gjigandi i gjelbër) ose Juju und Jojô. Eine Geschichte aus der Großstadt (Një tregim nga qyteti i madh) ilustrojnë bukuritë natyrore të vendbanimeve dhe nevojën për t’i ruajtur ato. Dy librat e fundit gjithashtu kanë të bëjnë me përpjekjen e tregut të librit për diversitetin gjatë paraqitjes së fëmijëve protagonistë: vajzat Bea, Juju dhe Jojô janë me ngjyrë të errët të lëkurës. 
 

gra të fuqishme dhe modele të guximshme
 

Derisa diversiteti etnik dhe kulturor ngadalë dhe me hezitim hyjnë në letërsinë për fëmijë dhe adoleshentë, barazia është një nga temat konstante të viteve të fundit. Këtë e tregojnë jo vetëm librat shkencorë siç është vëllimi Feminismus nga seria Carlsen Klartext, por në veçanti të gjitha ato biografi që në seritë e librave ose antologji tregojnë për biografitë e jashtëzakonshme femërore - shpesh duke ndjekur modelin e bestsellerëve të vitit 2017 Good Night Stories for Rebel Girls (Tregimet për natën e mirë për vajzat rebele). Vëllimet si Frauenpower made in Europe: Große europäische Frauen im Porträt (Fuqia e gruas nga Europa: Gratë e Mëdha europiane në portret) ose Novela grafike Rebellische Frauen – Women in Battle: 150 Jahre Kampf für Freiheit, Gleichheit, Schwesterlichkeit (Grat rebele – Women in Battle: 150 vjet luftë për liri, barazi, motëri) portretizojnë gratë e fuqishme, luftarake, të cilat angazhohen për të drejtat, idealet dhe ëndrrat e tyre. Ato duhet t’u shërbejnë adoleshentëve të dy gjinive si model. Portretet janë zgjedhur dhe prezantuar në atë mënyrë, që të ofrojnë një përmbledhje emocionuese dhe të mundësojnë krahasime historike. 

Sfondi migrant i protagonistëve dhe antologjive mbi gratë e fuqishme – tema aktuale shoqërore-politike gjenden të pasqyruara edhe në fushën e librit për fëmijë dhe adoleshentë. Sfondi migrant i protagonistëve dhe antologjive mbi gratë e fuqishme – tema aktuale shoqërore-politike gjenden të pasqyruara edhe në fushën e librit për fëmijë dhe adoleshentë. | Foto: © Baobab books | Elisabeth Sandmann Verlag Seria e librit me orientim ndërkombëtar Little People, Big Dreams, e cila që nga pranvera e vitit 2019 doli në gjermanisht, ka për synim një grup të moshës shumë më të re. Në rreth 32 faqe për lexueset dhe lexuesit paraqiten „gratë rebele, të cilat nëpërmjet ëndrrave fëmijërore e ndryshuan botën“ – mes tyre: Marie Curie, Rosa Parks, Coco Chanel, Frida Kahlo ose Anne Frank. Edhe titulli si Stories for Kids Who Dare to be Different – Vom Mut, anders zu sein – duan të tregojnë, se për të ndryshuar diçka duhet të kesh guxim dhe vullnet. 
 
Se sa e rëndësishme është të jesh i guximshëm, të marrësh një qëndrim për veten dhe të tjerët dhe për të kaluar jetën duke vendosur vetë për veten gjithashtu flitet edhe në libra të shumtë figurativ, romane për fëmijë dhe adoleshentë. Kjo ka të bëjë me tema politike, shoqërore dhe historike, si dhe shqetësime private, vështirësi dhe pengesa të protagonistëve. Edhe këtu, libri për fëmijë dhe adoleshentë pozicionohet në kohëra të përcaktuara nga frika dhe paqartësitë.