The Earth is Flat – How to Read Media MANIPULIMI, MOBINGU KIBERNETIK DHE GJUHA E URREJTJES

Xhirime për video individuale, punëtori për të rinj në Siktivkar | Foto: Kirill Shuchalin
Xhirime për video individuale, punëtori për të rinj në Siktivkar | Foto: Kirill Shuchalin | Foto: Kirill Shuchalin

Ne i lexojmë mediat, por a mund t’i dallojmë lajmet e vërteta nga të pavërtetat? Instituti Goethe në Moskë tani po hyn në raundin e dytë me „The Earth Is Flat – How to Read Media?“ dhe po krijon një projekt të edukimit dhe zbulimit përmes participimit.

Kompetenca mediatike dhe qëndrimi i vetëdijshëm kritik ndaj përmbajtjeve në media janë të domosdoshme në botën moderne digjitale. A e vërejmë ne, kur në media manipulohet me fjalë dhe koncepte, kur faktet i vendosin në kontekste të reja apo edhe i manipulojnë ato? A e dallojmë ne, çfarë është informacion dhe çfarë është një koment apo konkluzion i nxituar?

Punëtori për të rinj në Siktivkar, 19. Maj 2019 | Foto: Kiril Shuhalin Punëtori për të rinj në Siktivkar, 19. Maj 2019 | Foto: Kiril Shuhalin | Foto: Kiril Shuhalin

nga Shën PETERSBURGu deri në vladivostok

 Me „The Earth Is Flat – How to Read Media?“, Instituti Goethe në Moskë ka filluar një Projekt të ri të zbulimit dhe edukimit, i cili u drejtohet aktivistëve të konsumatorëve të mediave: të rinjve të moshës 12 deri n[ 17 vjeçar. Në këtë projekt janë të ndërlidhur edhe ekspertët e mediave, mësues dhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë që mediat t’i kuptojnë më mirë. Nga vjeshta e vitit 2018 janë realizuar dhjetë punëtori, organizime publike dhe trajnime për mësimdhënës në dhjetë qytete ruse, nga Shën Petersburgu e deri në Vladivostok. Tani ky projekt hyn në raundin e dytë. Në 15 punëtori, që janë mbajtur deri në fund të nëntorit në 15 qytete ruse, të rinjtë nga Rusia kanë mësuar se si funksionojnë mediat moderne dhe se si duhet të mbrohen nga manipulimi, mobingu kibernetik dhe nga gjuha e urrejtjes. Përveç kësaj, u organizuan edhe pesë uebinare me ekspertë ndërkombëtarë nga lëmi i edukimit mbi mediat, si pjesë e programit gjithëpërfshirës „Train the Trainer“.
Ceremonia e hapjes më 1. Qershor 2019 në Jaroslavl me Jurij Saprikin në temë: „Indinjata e re: si mbijetohet në një botë të ndjenjave të lënduara?“ | Foto: Kiril Shuhalin Ceremonia e hapjes më 1. Qershor 2019 në Jaroslavl me Jurij Saprikin në temë: „Indinjata e re: si mbijetohet në një botë të ndjenjave të lënduara?“ | Foto: Kiril Shuhalin | Foto: Kiril Shuhalin

EMOJI, MEMEt dhe animacionet

Përmes rrjeteve sociale të Institutit Goethe shpërndahen nga tutorialet përmes animacioneve, filmat komik dhe videoklipet deri te kuizet interaktive, memet ose infografikat. Edhe vetë të rinjtë prodhojnë në punëtori video dhe animacione . Rrjetëzimi dhe shkëmbimi intensiv e mundësojnë promovimin e qëndrueshëm të kompetencës mediatike dhe mendimit kritik midis të rinjve. Prezantohen përvoja të specialistëve nga Rusia dhe Gjermania, të cilët një kohë të gjatë merren me këtë temë. Në afat të gjatë, bëhet fjalë për mbrojtjen e përbashkët të llogarive dhe të dhënave personale, etikën e debatit në internet, trajtimin e troll-eve dhe mobingut kibernetik.
 
Kjo video është pjesë e Projektit të edukimit të Institutit Goethe në Moskë dhe COLTA.RU „The Earth Is Flat - How to Read Media“, i cili i kushtohet kompetencës mediatike, Video: Galina Mosalova