CILËSIA E AJRIT
AJËR MË TË PASTËR NË QYTETET GJERMANE: MIRËPO SI?

Wird in Köln bald ein gut 30 Kilometer langes Seilbahnsystem Passagiere über den Rhein befördern?
Foto (Zuschnitt): © picture alliance/dpa/Federico Gambarini

Qytetet e mëdha gjermane kanë një problem: infrastruktura urbane, së bashku me pikat e qarkullimit kanë një ndikim negativ në cilësinë e ajrit. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë qytete kanë ndërmarrë nisma për të përmirësuar këtë gjendje. Ato shpesh orientohen në projekte të suksesshme të qyteteve të tjera të Evropës.

ndalesa e lëvizjes së makinave me naftë

Si shkaktarë kryesorë të ndotjes së ajrit janë vlerat e larta të dyoksidit të azotit, për të cilat përgjegjës kryesor janë gazrat e shkarkuara nga nafta. Me tejkalimin e vlerave të lejuara të azotit në shumë vende në Gjermani, nga viti 2018 kanë hyrë në fuqi ndalesat e lëvizjes së makinave me naftë në Shtutgart, Darmshtat dhe Hamburg. Berlini duhej ta ndjek këtë nga vjeshta e vitit 2019, ndërsa më pas mund të pasojnë edhe qytete të tjera. Zona të caktuara në qendër të qyteteve janë të ndaluara për makinat dhe kamionët me motor me naftë me standard të emetimit deri në Euro 5. Greenpeace në Gjermani këto ndalesa në fakt i sheh në mënyrë kritike: ato do të kishin kuptim vetëm nëse nëpërmjet kësaj mase do të liroheshin nga emetimi nga djegia e naftës pjesë të tëra të qytetit apo zonat e qendrave të qyteteve. Ajër të pastë në qytete mund të ketë vetëm me një zgjidhje më gjithëpërfshirëse. Sipas Greenpeace, duhet ti kthehemi tërësisht trafikut me autobusë dhe trena të shpejtë e të rehatshëm, si dhe qarkullimit me biçikleta.


Emetimi nga djegia e naftës është shkaktari kryesor për vlerat tejet të larta të dyoksidit të azotit në brendi të qyteteve gjermane. | Foto: © picture alliance/ZB/Sascha Steinach Emetimi nga djegia e naftës është shkaktari kryesor për vlerat tejet të larta të dyoksidit të azotit në brendi të qyteteve gjermane. | Foto: © picture alliance/ZB/Sascha Steinach | Foto: © picture alliance/ZB/Sascha Steinach

LEAD CITIES

Edhe Qeveria Federale e mbështet transportin publik dhe njëkohësisht financon projektin „Lead Cities“ me një buxhet prej 130 milionë eurosh. Qytetet gjermane: Bon, Esen, Manhajm, Herrenberg dhe Rojtlingen kanë aplikuar me projekte të ndryshme të trafikut, të cilat kryesisht duan që transportin publik ta bëjnë më tërheqës dhe kështu ta përmirësojnë cilësinë e ajrit. Kryesisht bëhet fjalë për oferta tarifore inovative, shpeshtimin e cikleve ose sisteme të biçikletave me qira. Manhajmi gjithashtu i përkushtohet një problemi të veçantë dhe aktual të tregtimit në internet, rritjes së qarkullimit nga dërgimi i paketave. Me konceptin për qarkullimin e dërgesave të quajtur Koncepti Last-Mile, në kilometrin e fundit ato dërgohen me biçikleta elektrike. Këto projekte do të monitorohen dhe vlerësohen shkencërisht, në mënyrë që ato të gjejnë përdorim edhe në qytete të tjera.

me biçikletë më shpejtë në destinacionin e dëshiruar

Pse thjeshtë nuk e përdorim biçikletën? Kjo është e shëndetshme, nuk ka kosto të larta dhe nuk e ndot ajrin. Kryeqyteti danez, Kapenhaga, po e ndjek këtë rrugë. Me një rrjet të rrugëve prej 400 kilometrash dhe me më shumë biçikleta sesa vetura, metropoli danez padyshim se vlen si kryeqytet i biçikletave. Është interesant se, banorët thonë se nuk iu kanë kthyer biçikletave për shkak të mjedisit, për arsye të kostos apo për arsye shëndetësore, falë planifikimit të trafikut në favor të çiklistëve, ata thjeshtë në dy rrota arrijnë më shpejtë në destinacionin e tyre. Nga ana tjetër, në Gjermani nuk lehtë të bëhet në ndryshim i tillë në komunikacion. Në shtigjet e biçikletave mund të gjenden vetura të parkuara, dhe gjendja e tensionuar e trafikut mund ta bëjë ta rrezikojë drejtimin e biçikletës. Prandaj, një nga planet e Ministrisë Federale të Komunikacionit lidhur me mbrojtjen e klimës është që çiklizmi të bëhet më tërheqës. Kjo përfshin edhe rindarjen e hapësirës së kufizuar publike.

transport lokal për një euro

Edhe një kryeqytet evropian ka gjetur frymëzim nga kjo masë. Në Vjenë mund të shkoni gjithandej nëpër qytet me autobus dhe me tren për vetëm një euro në ditë, nëse abonoheni për një vit. Që nga vendosja e kësaj mase, të biletës 365 euro, numri i pasagjerëve është rritur ndjeshëm, nga 373.000 në 780.000 persona që mbajnë këtë biletë. Të njëjtën e dëshirojnë edhe qytet e tjera gjermane Lead Cities. Me modele çmimesh dukshëm më të lira mund të tërheqim numër më të madh të pasagjerëve si dhe të arrijmë një përmirësim të dukshëm të cilësisë së ajrit. Kritikët paralajmërojnë se në rast se do të ketë kërkesë më të madhe, do të jetë e nevojshme që të shtohet numri i cikleve dhe kështu edhe një flotë më e madhe e autobusëve dhe tramvajeve. Në rast se tramvaji do të ketë një vonesë prej 30 minutash dhe mes tjerash edhe i stërmbushur, duhet të llogarisim se shumë pasagjerë do t’i kthehen veturës. Me çmime më të ulëta të udhëtimit për autobusë dhe trena, qytetet gjermane parashohin të kenë më shumë pasagjerë dhe një përmirësim të dukshëm të cilësisë së ajrit. | Foto: © picture alliance/ZB/Monika Skolimowska Me çmime më të ulëta të udhëtimit për autobusë dhe trena, qytetet gjermane parashohin të kenë më shumë pasagjerë dhe një përmirësim të dukshëm të cilësisë së ajrit. | Foto: © picture alliance/ZB/Monika Skolimowska | Foto: © picture alliance/ZB/Monika Skolimowska

semaforë inteligjent për trafik pa pengesa

Nis, përshpejto, freno, nga semafori në semafor, një rutinë e përditshme Stop-and-go jo që i shter nervat e udhëtarëve të stresuar, por pëson edhe cilësia e ajrit. Për ta bërë që qarkullimi të rrjedhë më mirë, synohet që në Hagen dhe Vupertal të modernizohet sistemi i semaforëve. Ky projekt është pjesë e masterplanit të Ministrisë Federale të Komunikacionit “Lëvizshmëria e qëndrueshme”. Njëzet detektorë, të cilët zbulojnë pajisjet bluetooth, si për shembull telefona inteligjentë në makinë do të montohen në semaforët përreth qendrës së qytetit dhe do të matin se sa kohë kanë qarkulluar automjetet mes pikave të caktuara të komunikacionit. Nga kjo mund të konstatohet se valë trafiku rrjedh mirë apo është i ngarkuar. Në hapin e ardhshëm pason i ashtuquajturi ndërprerësi inteligjent i semaforëve, një kompjuter qendror i trafikut duhet të bëjë përshtatjen e fazës së gjelbër të semaforëve me qarkullimin përkatës në trafik. Qyteti i Hagenit siguron se gjatë regjistrimit të celularëve nuk do të përcillen të dhënat personale.



Sistemet inteligjente të semaforëve kontrollojnë trafikun në Hagen dhe Vupertal dhe duhet të kontribuojnë për më pak bllokime të trafikut. | Foto: © Adobe Sistemet inteligjente të semaforëve kontrollojnë trafikun në Hagen dhe Vupertal dhe duhet të kontribuojnë për më pak bllokime të trafikut. | Foto: © Adobe | Foto: © Adobe

CITY TREES – si një pyll në qytet

Qendrat e qyteteve kanë nevojë për gjelbërim. Por në qytete me dendësi të madhe nuk ka pothuajse asnjë hapësirë për parqe të reja me hapësirë të madhe. Po sikur një stol i vetëm me mure prej myshku të ketë efektin e dhjetëra pemëve? Ndërmarrja e re e Berlinit „Green City Solutions“ ka zhvilluar një alternativë të tillë. Pema e saj e Qytetit (City Tree) përbëhet nga një mur i lartë katër metra, mbi të cilin rriten 1.600 myshqe të ndryshme. Myshqet, për shkak të sipërfaqes së madhe të tyre, lidhin më shumë grimca sesa pemët dhe për këtë arsye mund të filtrojnë pluhurin e imët në mënyrë më efektive. De facto, ka 240 tonë materie ndotëse për një vit dhe City Tree. Në shumë qytete gjermane dhe evropiane tanimë janë futur në përdorim Pemët e Qytetit (City Trees). Ndërmarrja e transportit publik në Lajpcig menaxhon një projekt të ngjashëm, atje janë mbjellë me gjelbërim çatitë e stacioneve të autobusëve. Bimët, ashtu sikur edhe pemë e qytetit, filtrojnë pluhurin nga ajri. Në vend të myshkut, mbi çatitë e 900 stacioneve në Saksoni hyjnë në përdorim bimët Sedum, bimë me gjethe të trasha si rrushi i qyqes.

kaosi në trafik i vëzhguar nga lart

Qendrat e qyteteve të mbushura për nga ana ndërtimore sot ofrojnë vetëm mundësi të kufizuara për koncepte alternative të trafikut. Të frymëzuar nga teleferikët në Amerikën e Jugut, si për shembull në La Paz të Bolivisë, grupi votues nga Kelni GUT ka dhënë një propozim për një teleferik prej 30 kilometrash. Me një kurs zigzag, ai do të mund të transportonte mbi Rajnë deri në 300.000 pasagjerë, pa emetime gazrash, pa bllokime trafiku dhe pa semaforë. Edhe qytetet Bon, Vupertal dhe Mynih kanë plane të ngjashme.