Akses i shpejtë:

Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1) Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

Skopje
Robert Alagjozovki, shkrimtar

Von Robert Alagjozovski

Robert Alagjozovski © Foto-Credit

Çfarë e simbolizon situatën aktuale për ju personalisht ose për vendin tuaj?

Magjistari smirëzi hodhi një mallkim nëpër botë. Derisa ne rrimë shtrirë të mbështjellë në korubet tona, heronjtë me tërë fuqinë luftojnë për ta asgjësuar  mallkimin, të vërë rend dhe ta shpëtojnë njerëzimin. Në kokat e trembura të njerëzve të penguar vetëtiu kujtesa, se kjo nuk po ndodh vetëm për shkaqe të smirëzezës. Një mallkim qe zmbrapsur, Hibrisi dhe Hamartia, siç thonë artistët e vjetër.

Si do ta ndryshojë botën pandemia? Cilat pasoja afatgjata i shihni ju?

Pres dy reagime të krizës së rëndë. E para është qëndrimi “Nuk më intereson (më)”.  Iu kthyem ekonomisë sonë, financave tona, iu kthyem përditshmërisë sonë, takohemi me njerëz, kënaqemi me kulturën dhe argëtimin, pas “Daljes” po qe e mundshme me më shumë afsh e fuqi. I kemi harruar premtimet tona në shtratin e vdekjes. Ato ishin një reaksion i tepruar, një dobësi e vogël në kohë të vështira. Gjithsesi një numër i madh do dëshironin t’i injoronin pasojat, t’u përkushtohen më tepër gjërave më të mira të jetës, deri te kriza e radhës. Disa politikanë ose personalitete të jetës publike, sigurisht që do kërkonin arsyetime ose do zbulonin mjete absurde  kundër të gjitha sëmundjeve. Por kjo nuk do të funksionojë.
Skenari i dytë do të ishte ndryshimi sistemor i sjelljes sonë, aplikimi i masave ose udhëzimeve, të cilat do të na i përmirësonin shprehitë tona të përditshme dhe të cilat do t’i dobësonin shkaqet dhe ndikimet e krizës. Që të zvogëlohen ose eliminohen rreziqet, do të jetë e nevojshme të ndryshojmë shumëçka. Jo gjithmonë të përgatitur dhe jo gjithmonë në pajtim me sjelljen tonë njerëzore.
Kodeksi i sjelljes duhet të jetë më i ashpër, zhvillimi duhet t’i ruajë mjediset natyrore të jetës. Energjitë më të gjelbra dhe më të pastra, patjetër duhet të bëhen burime të vetme, riciklimi ta zëvendësojë ndotjen e ambientit. Gjithsesi se distancimi hapësinor do bëhet normë e përhershme – më pak njerëz në një metër katror. Kjo do ta zvogëlonte përfitimin në aviacion, tek shërbimet, tek tregjet dhe në kohën e lirë. Kjo do të thoshte më shumë të holla për sistemin shëndetësor dhe social si dhe rezerva për përgatitjen e mirë të skenarëve të krizës. Digjitalizimi do të duhej të bëhej normë absolute për shumë sisteme: të ekonomisë, financave, tregtisë, tregut, kulturës, kontakteve. Energjia njerëzore, prezenca fizike (në galeri, muze dhe kafene) do të ishin opsionale. Njerëzit e skenarit të dytë do të tentonin  t’i përfshijnë njerëzit e skenarit të parë. Do të ishte një sukses i ngadalshëm, i cili herë-herë do të ndërpritet nga individë rebelë, të cilët do të ofronin zgjidhje të gatshme, të shpejta.

Ç’u bën të shpresoni?

Përkundër dëshpërimit, historia njerëzore, si edhe më parë, ka pasur fund të lumtur. Deri sot kemi përjetuar dhe kemi dëshmuar se jemi të gatshëm të ndryshohemi. Ne jemi krijesa racionale, të cilat kanë aftësi dhe metoda të mësojmë prej gabimeve dhe ta ndryshojmë sjelljen tonë dhe shoqërinë tonë. Më shpesh e përgatisim koktejin përkatës të sjelljeve, etikës, frikës, solidaritetit, kreativitetit, fantazisë, ndërgjegjësimit për përgjegjësi dhe hare.

Cila është strategjia juaj, për t’u përballur me të?

Punoj në këtë drejtim, ta përshtat përqendrimin dhe relaksimin. I përmbahem udhëzimit dhe luftoj me paranojën. Lexoj dhe shoh, për herë të parë apo të përsëritur, sa më lejojnë mundësitë, libra dhe filma me motive katastrofe, dëshpërimi dhe pas apokalipsi, siç p.sh.: Eskili, Bokaçio, Kamy, Barousi, Soderbegeri, Emeriku, Peterseni.

Kërkoj përvojë, modeli, morali, shpëtim për imagjinatën. Dhe bëj pauza ku e përforcojë sistemin tim imunitar: ushqim të shëndetshëm, të shikohen peizazhet, sport në dhomë, konteplim, lumturi familjare.

 
Danachgedanken im Kopf © Kitty Kahane

DanachGedanken

Alle Beiträge in chronologischer Reihenfolge lesen.