Artistë gjermanë nga koleksioni OSTEN

Deutsche Künstler aus der Sammlung OSTEN OSTEN

Galeria OSTEN e Shkupit mund të jetë shumë krenare për koleksionin unik të rreth 8.000 veprave të artit të shekujve 19 dhe 20 (kryesisht vizatime dhe grafikë e shtypur). Në këtë koleksion, artisti Mice Jankulovski ka bashkuar gjithashtu edhe veprat e më shumë se 400 artistëve nga Gjermania ose nga hapësira gjermanofone. Goethe-Institut në Shkup dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoni kanë mbështetur publikimin e botimit „Artistët gjermanë nga Koleksioni OSTEN”. Promovimi është mbajtur në hapësirat e Goethe-Institut më 15 dhjetor në Shkup.