Akses i shpejtë:

Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1) Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

Rreth READ
RRJETI REGJIONAL PËR DIVERSITET KULTUROR

Projekti Rrjeti Regjional për Diversitet Kulturor - READ ka si objektivë t’i promovojë shkathtësitë e të lexuarit mes kulturave të ndryshme dhe vlerave demokratike përmes rritjes së interesimit për të lexuar, duke i vënë në dispozicion veprat letrare nga regjioni.

Projekti e zbatojnë Goethe-Instituti Shkup bashkë me organizatat partnere: Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti i Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Kalem Culture Association (Turqi), Association Krokodil (Serbi), dhe Qendra Multimedia (Kosovë).
Projekti – Rrjeti regjional për Diversitet Kulturor kontribuon për promovimin dhe tolerancën ndërkulturore, me ndihmën e hapjes së kanaleve të reja për komunikim për komunitetet e pavarura kulturore, duke u ofruar mundësi për rrjetëzim jashtë skenës politike. Në vendet e Ballkanit Perëndimor më pak mekanizma sigurojnë komunikim kulturor regjional. Projekti e plotëson këtë hapësirë të zbrazët duke ofruar mundësi për rrjetëzim që do të mundësojnë shkëmbim të përvojave përmes projekteve të përbashkëta, evenimenteve dhe fushatave publike. Në këtë mënyrë promovohen iniciativat e ndryshme kulturore dhe sigurohet hapësirë për prezantim të punës së iniciativave më të vogla në arenën regjionale.
Projekti ka si objektivë t’i promovojë shkathtësitë e të lexuarit mes kulturave të ndryshme dhe vlerave demokratike përmes rritjes së interesimit për të lexuar, duke i vënë në dispozicion veprat letrare nga regjioni. Kjo përfshinë vendosjen dhe punën e bibliotekave mobile në pesë vendet dhe mbështetjen e 10 festivaleve letrare regjionale në temën shkëmbimi dhe  pajtimi ndërkulturor. 
Përveç gjashtë organizatave qytetare, të cilat janë pjesë e konzorciumit në projekt, aktivitetet do t’i rritin kapacitetet e 90 iniciativave kulturore përmes ndarjes së sub-granteve, trajnimeve ose mbështetjes për rrjetëzim. Organizatat qytetare janë vendimtaret për suksesin e këtij projekti, pasi që ata kanë ndikim të madh në kulturë dhe ndryshimet në shoqëri. Grupet shtesë ty synuara janë nxitësit regjional për ndryshime, të cilët në rastin tonë janë artistët, shkrimtarët, përkthyesit dhe operatorët tjerë kulturor. Pothuaj 120 shkolla dhe mbi 100 biblioteka do të pasurohen me materiale informative dhe do të përfshihen në aktivitete të ndryshme. Përfitim nga projekti do të kenë edhe qytetarët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Shqipërisë, me fokus të veçantë të popullatës së re. Kjo nënkupton se 5.000 të rinj në mënyrë të drejtpërdrejtë do të marrin pjesë në aktivitete, por po ashtu edhe mbi 500.000 persona të cilët do marrin informata, të cilat do të dalin nga zbatimi dhe promovimi i aktiviteteve.