Akses i shpejtë:

Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1)Kalo drejtpërdrejt te niveli sekondar i shfletimit (Alt 3)Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)
Goethe-Institut Spracharbeit© Sonja Tobias

Këshillim falas për mësim dhe provim, për rrugën tuaj në Gjermani

Krahas përgatitjes gjuhësore, edhe përgatitja për mjedisin e ri është një përgatitje e mirë për jetën dhe punën në Gjermani. Pavarësisht se si, ku ose me kë e mësoni gjermanishten, Goethe-Institut ofron këto oferta falas:

-Këshillime për mësimin dhe provimin e gjuhës,
-Këshillime lidhur me vendosjen dhe përshtatjen në Gjermani, si dhe
-Trajnime për gjuhën dhe njohuritë rreth vendit 

Lexoni më shumë rreth projekteve aktuale të Institutit Goethe në gjithë botën lidhur me këshillimet për mësimin e gjuhës dhe përgatitjen për të jetuar në Gjermani:
„Mësimi i gjuhës korrespondon me këshillimet për migracionin“
 

Kushdo që dëshiron të shkojë në Gjermani nga një vend i huaj për tu bashkuar me bashkëshortin ose bashkëshortin, duhet në të shumtën rasteve të provojë njohuritë themelore të gjuhës gjermane përpara se të largohet nga vendi i origjinës. Vetëm atëherë do të merr ajo/ai leje qëndrimi, me të cilën do të mund të udhëtojë për në Gjermani.

Këto njohuri elementare të gjermanishtes mund t’i dëshmoni me Goethe-Zertifikat A1 – Start Deutsch 1 Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me këtë provim dhe procesin e bashkimit të bashkëshortëve, si dhe një mostër provimi. Do t'ju këshillojmë me kënaqësi dhe do t'ju japim udhëzime dhe këshilla të dobishme për provimin tuaj.

Keni pyetje lidhur me temën e vizave? Vizitoni faqen e Deutschen Botschaft in Skopje.

Këtu mund të gjeni përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta lidhur me temën e jetesës dhe punës në Gjermani:
Mein Weg nach Deutschland

 
Kushdo që dëshiron të zhvendoset në Gjermani për arsye të një vendi të ri të punës duhet që para nisjes për në Gjermani të dëshmojë nivelin e caktuar të njohurive gjuhësore. Kjo varet nga punëdhënësi në Gjermani dhe mund të jetë specifik për fusha të ndryshme. Në të shumtën e rasteve kërkohen njohuri gjuhësore të nivelit B2.
 
Me kënaqësi ju këshillojmë për të gjitha çështjet lidhur me temën e provimeve të gjermanishtes dhe jemi në dispozicion për ju me udhëzime të shumta për mësimin e gjermanishtes.

Dëshironi të punoni në Gjermani, por keni pyetje lidhur me nostrifikimin e diplomës profesionale? Kjo Infografikë ju ndihmon më tej.

Mes tjerash në përgjithësi mund të informoheni mbi hapat e parë:
Mein Weg nach Deutschland

Dëshironi të punoni në Gjermani, por nuk e dini, si qëndrojnë mundësitë tuaja? Kjo faqe ju ndihmon më tej:
Make it in Germany

Keni pyetje lidhur me temën e vizave? Vizitoni faqen e Deutschen Botschaft in Skopje.

Këtu mund të gjeni përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta lidhur me temën e jetesës dhe punës në Gjermani:
Mein Weg nach Deutschland

Dëshironi të ushtroni gjermanishten për profesionin tuaj? Vizitoni këtë faqe:
Deutsch am Arbeitsplatz
Ju gjithashtu mund të merrni këshilla tek ne në Institut nëpërmjet telefonit ose adresës elektronike.
 
Tek ne mund të merrni informata më të hollësishme lidhur me nivelin aktual të njohjes së gjuhës ose të bëni një test provues.
 
Dëshironi të ushtroni gjermanishten pa pagesë? Vizitoni këtë faqe: 
Deutsch für dich 

Ju mund të mësoni dhe të ushtroni gjermanishten edhe me ndihmën e tabletit apo smartfonit tuaj; instaloni aplikacionin pa pagesë të Institutit Goethe (Google Play Store dhe App Store).
Gjithmonë, nëse ju duhet ndihmë, ju mund të merrni këshilla, pa marrë parasysh për çfarë teme bëhet fjalë. Këshilltarët, kudoqoftë në Gjermani, mund t’ju ndihmojnë para se të bëhet vonë. Kjo ofertë është gjithandej dhe gjithmonë tërësisht pa pagesë!
 
Këtu mund të gjeni detaje të tjera lidhur me temën e këshillimit:
Mein Weg nach Deutschland

Të gjitha pikat për këshillime në Gjermani mund t’i gjeni këtu: 
Mein Weg nach Deutschland 

Ju mund të këshilloheni edhe online:  
Jugendmigrationsdienst

Informacione plotësuese lidhur me shfrytëzimin ekëtij shërbimi pa pagesë mund të gjeni këtu:
Mein Weg nach Deutschland
 
Mein Deutschlandheft
- Lloji i materialit: Broshurë me temën e jetesës dhe punës në Gjermani
- Temat: hapat e parë në Gjermani, fillimi i punës, financave, jeta familjare, koha e lirë, gjetja e ndihmës etj.
- Niveli: nga A2​

ERWEITERUNG ZU MEIN DEUTSCHLANDHEFT

Erweiterung zu Mein Deutschlandheft
- Lloji i materialit: fletë pune për jetesë dhe punë në Gjermani
- Temat: hapat e parë në Gjermani, punësimi, financat, jeta familjare, koha e lirë, kërkimi i ndihmës etj.
- Niveli: nga A2

Kursi im për Gjermaninë

A doni të përgatiteni në vendin tuaj për periudhën fillestare në Gjermani. Atëherë kursi falas për Gjermaninë është pikërisht ajo që ju nevojitet!
Këtu do të gjeni informacione të përgjithshme, si dhe fjalë dhe ushtrime të dobishme për jetën tuaj të përditshme dhe të punës në Gjermani.
 

Orari i këshillimeve: 
Çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte prej në 14:00 deri në 15:00

Do të merrni:


- informata të përgjithshme rreth jetës së përditshme dhe profesionale në Gjermani,
- informata të përgjithshme rreth rrjedhës së provimeve dhe modeleve të testeve, respektivisht rreth mundësive për përgatitje të provimeve,
- këshillim individual me telefon dhe tek ne në Institutin Goethe për t’i identifikuar vështirësitë Tuaja të mësimit të gjuhës dhe për t’i evituar gabimet eventuale,
- Rekomandime rreth materialeve për ushtrime dhe vetëmësim (libra dhe CD, aplikacione pa pagesë, oferta në internet etj.). 

Përfitoni nga oferta jonë falas dhe regjistrohuni KËTU!

 


Kontakt und Partner

Kontakt:

Marija Mojsoska Jovanoska
Goethe-Institut
Bul.8 Septemvri 18-1/15
1000 Скопје
Tel.: +389 2 3121 604
Marija.Mojsoska.Jovanoska@goethe.de

AMIF Logos