Veprimi për rregullimin hortikularë në oborre të shkollave partnere

Veprimi për rregullimin  hortikularë në oborre të shkollave partnere
© Goethe-Institut Skopje

Në tre shkollat partnere në Maqedoni, për të cilët përkujdeset Instituti Goethe në Shkup, u festua 10 vjetori i iniciativës "Shkollat: Partnere të së Ardhmes" në mënyrë të veçantë. Në kuadër të aksionit hortikularë  ishin mbjellë pemë dhe bimë të tjera në  kënde të rëndësishëm në oborrin e çdo shkollë, përmes këtij aksioni nxënësit zgjeruan njohuritë e tyre rreth pemëve dhe bimëve nga rajoni dhe me gjelbërimin e këndit personalisht përjetuar si vetë mund të angazhohen për mjedisin e tyre jetësorë dhe për ta rregulluar atë në mënyrë aktive.
 
Falë këtij veprimi, shkollat partnere janë bërë "shkolla të gjelbërta". Një mbishkrim me logon e iniciativës tërheq vëmendjen e "këndit të gjelbër" të ri, dhe logoja mund të shihet edhe në një mur të jashtëm të shkollës. Të dy logot kontribuojnë në identifikimin më të mirë me iniciativën "Shkollat: Partnerët e së Ardhmes" dhe janë të dukshme si vende  publike.

Përveç kësaj, aktivistë të Departamentit të  Parë të Shkupit senzibilizuan  tema mjedisore tek rreth 180 nxënës nga të tre shkollat. Nën moton "bëhu atrAKTIV" zbuluesit u informuan rreth pasojave të  të vepruarit të njeriut në ambient jetësorë, veçanërisht në fushën e plastikës. Duke vepruar kështu, studentët motivuan vetveten që të aktivizohen në mbrojtjen e ambientit jetsore.

 Aktivistë të Departamentit të  Parë   © Goethe-Institut Skopje

Si pjesë e punëtorive, pjesëmarrësit në grupe të vogla grumbulluan sasi të mëdha të mbeturinave dhe plehrave nga oborri. Rezultati ishte i madh: në çdo shkollë u mblodhën mbi 8 qese plot të mbushura me mbeturina!

Pjesëmarrësit gjithashtu bënë një kopshte nga shishet. Për mbjelljen e bimëve në enën e xhamit, studentët përzgjodhën bimë nga oborri i shkollës dhe gurët për zbukurim. Këto objekte të reja dekorative ekspozohen tani në shtëpi ose në shkolla dhe janë një gëzim për vizitorët, por gjithashtu i inkurajojnë ata të mendojnë për zhvillimin e qëndrueshëm.

Kopshte nga shishet © Goethe-Institut Skopje
Se ky projekt ishte një mënyrë e mirë për të motivuar studentët për të mbrojtur mjedisin, tregon komentin përfundimtar të një nxënëse nga Ohri; "Unë kurrë nuk kam menduar se tema" ekologji "mund të jetë kaq interesante. Ishte një kënaqësi e madhe për mua të merresha me këtë temë dhe më në fund ta shihja rezultatin. Memzi pres ti shof bimët në lule ".

Qëllimi i këtij projekti të vogël ishte rritja e vetëdijes për mjedisin jetsorë dhe njëherit të forcohet vetëdija  për veprimet.