Kontakti dhe regjistrimi

Kontakt Foto: Goethe-Institut/Gordana Baboska

Këshilla dhe informata

Jeni të interesuar për një nga kurset tona ose keni nevojë për informata të mëtejshme? Ndjehuni të lirë për të vizituar zyrën e kurseve të gjuhës për konsultime personale.

E hënë – e enjte
09:00–13:00, 14:00–16:00

Përcaktimi i niveleve për kurse të gjuhës
E hënë: 13:00–15:00
Ju lutemi lajmërohuni në:
Tel. +389 2 3121 604
Ju mund të regjistroheni për kurset e gjermanishtes, duke ardhur personalisht në zyrën tonë. Ju lutemi, duhet të keni parasysh se regjistrimi do të jetë i vlefshëm vetëm pasi të keni bërë pagesën e tarifës së kursit. Nëse nuk e keni bërë pagesën e kursit nuk do të mund të ndiqni kursin e gjuhës gjermane.
 
Regjistrimi pa testim

Ju mund të regjistroheni drejtpërdrejt për një kurs të gjuhës pa iu nënshtruar testit të përcaktimit të nivelit,
  • nëse nuk keni njohuri paraprake të gjuhës gjermane
  • nëse ju keni ndjekur tashmë një kurs të gjuhës gjermane tek ne dhe keni kaluar testin përfundimtar, dhe ne e njohim nivelin tuaj të njohjes së gjermanishtes.
Regjistrimi pas testit për përcaktimin e nivelit
Nëpërmjet testit për përcaktimin e nivelit me shkrim dhe një bisede, konstatojmë se çfarë njohurish të mëparshme keni dhe ju këshillojmë për zgjedhjen e kursit. Ju pastaj mund të regjistroheni direkt në zyrën e kursit të gjuhës.
 
Testi i përcaktimit të nivelit bëhet pa pagesë dhe mund të organizohet me lajmërim paraprak (tel. +389 2 3121 604) çdo të hënë nga 13:00–15:00.
Kurset Tarifa e kurseve
Të gjitha kurset standarde (A1-B1)
60 UE
(Kurse për të rritur, fëmijë dhe adoleshentë)
12.000, - MKD *
(Janë përfshirë përcaktimi i nivelit dhe materialet shtesë)
Të gjitha kurset standarde (B2-C1):
66 UE
(Kurse për të rritur)
12.900, - MKD *
(Janë përfshirë përcaktimi i nivelit dhe materialet shtesë)
Kurset e përgatitjes së provimit:
4 UE**
1.200, - MKD (А1, А2)
1.800, - MKD (B1, B2, C1)
(Materialet e përfshira)
Kurse speciale (45 Min.) 1.200, -MKD
(Janë përfshirë përcaktimi i nivelit dhe materialet shtesë) 

*   Libri i kursit nuk përfshihet në çmim.
** UE=orë mësimore
Nëse anuloni deri në ditën e fundit të punës para fillimit të kursit, do të rimbursohen tarifat e kursit, duke hequr një tarifë administrative prej 20%, por duke dorëzuar faturën origjinale të pagesës. 
1. Kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes
Goethe-Institut në Shkup ofron kurse për të rritur, të cilët janë të paktën 16 vjeç, për adoleshentë nga 13 deri 18 vjeç dhe fëmijë nga 5 deri në 12 vjeç.

2. Kushtet e pagesës
Ju lutemi që gjatë regjistrimit të paguani tarifën e plotë të kursit.
Tarifa e kursit përfshin shërbimet e mëposhtme:
  • Mësimin
  • Materialet shtesë
  • Certifikatën për pjesëmarrje në fund të kursit, nëse janë ndjekur të paktën 70% të orëve mësimore.
  • Përdorimin e bibliotekës në përputhje me rregulloren e përdorimit të bibliotekës.
Tarifat e provimit dhe të teksteve mësimore nuk janë të përfshira.
Ndërrimi i kursit është i mundshëm pas konsultimeve me zyrën e kurseve gjuhësore, me kusht që të ketë vende të lira.
 
3. Çmimet
3.1. Tarifa e kursit të vlefshëm zbatohet në kohën të regjistrimit.
3.2. Të gjitha tarifat bankare të bëra me pagesën e tarifës së kursit janë detyrim i kursistit/kursistes.
 
4. Anulimi
Nëse pjesëmarrësi i kursit nuk është në gjendje të ndjekë kursin, atëherë zbatohen kushtet e mëposhtme të anulimit:
4.1. Tërheqja nga kursi duhet të bëhet me shkrim në zyrën e kursit të Goethe-Institut në Shkup. Nëse anuloni deri në ditën e fundit të punës para fillimit të kursit, tarifat e kursit do të rimbursohen, me kusht që të paguhet një tarifë administrative 10%, me dorëzimin e faturës origjinale.  Pas fillimit të kursit, në rast se tërhiqeni nga kursi nuk do të rimbursoheni, përveç në rastin e një arsyeje serioze, për shembull një sëmundje të certifikuar mjekësore. Në këtë rast, tarifa e kursit do të rimbursohet për orët e mbetura mësimore, duke hequr tarifën administrative prej 20% nga tarifa totale e kursit pas dorëzimit të faturës origjinale. Bursat ose udhëtimet jashtë vendit nuk mund të pranohen si arsye për anulim. Për një termin të mëvonshëm tarifat e kurseve nuk mund të rimbursohen.
4.2. Në qoftë se Goethe-Institut anulon një kurs, pagesa e tërë kursit do të kthehet.  
 
5. Klasifikimi i kursit/madhësia e klasës
5.1. Caktimi i nivelit të kursit bazohet në rezultatet e testit të përcaktimit të nivelit dhe intervistës.
5.2. Kurset tona kanë së paku 8 dhe zakonisht një maksimum prej 16 pjesëmarrësish. Nëse ka shumë pak pjesëmarrës në fillim të kursit, atëherë rezervojmë të drejtën për të anuluar ose për ta shtyrë kursin.
 
6. Obligimet e pjesëmarrësit/pjesëmarrëses të kursit.
Kursisti është i detyruar t'u përmbahet rregullave aktuale të shtëpisë. Në rast të shkeljeve të rregullave të kursit dhe të shtëpisë, kursisti mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në kurs. Në këtë rast humb të drejtën e kthimit të pagesës së bërë.
 
7. Përgjegjësia e Goethe-Institut/forca madhore
Përgjegjësia e Goethe-Institut dhe punonjësve të tij është e kufizuar në neglizhencë të qëllimshme dhe të rëndë. Goethe-Institut gjithashtu nuk është përgjegjës për anulimin e shërbimeve të tij për shkak të forcës madhore (p.sh. fatkeqësitë natyrore, zjarret, urdhrat zyrtarë dhe të gjitha rrethanat tjera jashtë kontrollit të palëve kontraktuese).
 
8. Mbrojtja e të dhënave
Kursisti pranon që Goethe-Institut t’i regjistrojë dhe t’i përpunojë të dhënat e tij elektronike në mënyrë që t’i kryej në mënyrë të rregullt procedurat e regjistrimit, faturimit dhe shërbimit.